Author: almakos

Gjykata Kombëtare e Spanjës ka vendosur ekstradimin e ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha në Shqipëri. Lulzim Berisha, i cili përfaqësohet nga dy avokatë spanjollë, ka të drejtën për të apeluar vendimin e Gjykatës Kombëtare në Gjykatën e Lartë të Spanjës. Vendimi vjen pas gjyqit të parë të zhvilluar më 2 korrik, ku Lulzim Berisha doli para Gjykatës Kombëtare Spanjolle dhe kërkoi që të mos ta dorëzonin në Shqipëri për t’u gjykuar. Lulzim Berisha, një nga të arratisurit më të kërkuar nga autoritetet shqiptare ia akuzuar se ka planifikuar dhe urdhëruar vrasjen e tre personave në vitin 2005 në dy sulme,…

Lexo më Shumë

Kanë mbërritur në Shqipëri dy avionët rumunë, të cilët do të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në vend. Dy avionë i bashkohen përpjekjeve të forcave shqiptare për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, në disa zona problematike të vendit. Ato vijnë në vendin tonë, si mbështetje e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria. Ekuipazhet rumune do të dislokohen për gati 10 ditë në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku do të koordinohen nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile për t’u angazhuar që sot, në vatrat e zjarrit, ku situata është më kritike. Dy avionët…

Lexo më Shumë

Një 64-vjeçar nga Maliqi është vënë në prangat e policisë për zjarrvënie të qëllimshme në një tokë bujqësore në fshatin Sheqeras duke rrezikuar edhe një biznes aty afër. 64-vjeçari i ka vënë zjarrin një toke të mbjellë me drufrutorë duke djegur disa prej tyre. Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikës që ka bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve. Për 64-vjeçarin rëndon akuza e shkatërrimit të pronës me zjarr. Policia ju bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes  në një kohë kur situata me zjarret në vend është alarmante.

Lexo më Shumë

Dita e shënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit më në fund mori formën e saj të duhur dhe institucionale. Ky moment historik, i cili përfaqëson arritjen më të madhe të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, më në fund është liruar nga kthetrat e individëve që për vite të tëra e përdorën për të plotësuar dëshirat e tyre personale dhe për të përvetësuar pasurinë e popullit. BDI, nga arroganca e tyre politike dhe nga qëndrimi i gjatë në pushtet, ende mendon se mund të përvetësojë çdo arritje të popullit shqiptar. Me arrogancë ata guxuan të mbajnë një event paralel për…

Lexo më Shumë

 Mësohet se është liruar nga burgu në Dubai i shumëkërkuari i drejtësisë Durim Bami. Durim Bami i njohur ndryshe në botën e krimit si “i forti i Niklës” ka përfunduar afatin 60 ditor të qëndrimit në paraburgim në Dubai ditën e djeshme (13 Gusht). Sipas ligjit të Emirateve të Bashkuara, Durim Bamai është lënë i lirë për shkak të mbarim të afatit të paraburgimit. Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Dubain, ndaj të gjithë personat e arretuar atjë që janë në kërkim nga drejtësia shqiptare, sapo u përfundojnë afatet e paraburgimit, lihen të lirë.

Lexo më Shumë

Në vendkalimin kufitar Tabanoc ka rritje të frekuencës së automjeteve për hyrje dhe dalje nga vendi. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më vonesa, njoftoi sot Lidhja auto-moto e Maqedonisë. LAMM informon se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata, ndërsa është rritur intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane.  MARKETING

Lexo më Shumë

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Halil Agusholli” në Pejë, ku si pasojë dy persona janë lënduar. Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 20:15. “Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjes, aty ёshtё kuptuar se nga shpërthimi dy persona kanё pёsuar lëndime trupore tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas janё transferuar pёr në QKUK-Prishtinё”, thuhet në njoftim. Gjatё ekzaminimit tё vendit tё ngjarjёs, janё gjetur dhe sekuestruar: njё armё AK…

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s. Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Ndryshe si rrezultat i temperaturave të larta Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar sërish kufizim të orarit të punës në vend për kategori të caktuara, nga 14 deri më 17 gusht. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 90.5 lekë dhe do shitet me 91.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.5 lekë dhe do shitet me 100.3 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.2 lekë dhe do shitet me 105.3 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 116 lekë dhe do shitet me 117.2 lekë.

Lexo më Shumë

NIKOLETA KOVAÇI/ Thellohet skandali i dhunimit për vdekje i Eglantin Progës nga një grup personash, që ditën e djeshme janë akuzuar publikisht nga familjarët e të ndjerit si gjobëvënës. Në fakt, akuzat për ta kanë dalë nga të afërmit e viktimës, ndërkohë që prokuroria ka ndryshuar klasifikimin e veprës penale për autorin e sulmit brutal që i mori jetën 42- vjeçarit, baba të dy fëmijëve. Dje, autori dhe tre miqtë e tij kanë dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurimit personal dhe gjykata ka pranuar kërkesën e prokurores së çështjes duke lënë në arrest me burg Denis Meçen,…

Lexo më Shumë

Ndryshimet Ligjit për planifikim urbanistik janë duke u miratuar për momentin, sepse dje është miratuar ribalancimi i Buxhetit, sot është miratuar Ligji për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe ne menjëherë dëshirojmë të realizojmë premtimin tonë se do t’ua lëshojmë mjetet komunave. Këtë vit për katër muajt e mbetur do t’u transferojmë 100 milionë euro”, tha sonte zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Siç theksoi, kanë premtuar se do të transferojnë mjete për çdo vit në komuna që të mbyllen njëherë e përgjithmonë të gjitha çështjet e infrastrukturës në të gjitha komunat, pavarësisht se nga cila parti është…

Lexo më Shumë

Uniformat blu kanë reaguar mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku u plagos me armë zjarri shtetasi Çel Shabaj, duke u shprehur se autori i dyshuar dhe dy shtetas të tjerë janë shoqëruar në komisariat. Përmes një njoftimi zyrtar, blutë sqarojnë se rasti ka ndodhur rreth orës 20:40 në Postribë të Shkodrës, kur përgjatë një konflikti të çastit, shtetasi me iniciale K.K., ka plagosur me armë zjarri në këmbë, 43 vjeçarin, Çel Shabaj. I lënduari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, janë shoqëruar autori i dyshuar i ngjarjes, K.K., dhe…

Lexo më Shumë