Gjykata e Apelit ka miratuar vendimin për të lënë në masën e sigurisë arrest në burg, biznesmenin 35 vjeçar, Eridion Muhon. Ky i fundit së bashku me 52 vjeçarin Armando Nelaj, planifikuan të vendosnin lëndë plasëse në anijen konkurruese, por tritoli shpërtheu në varkën e Nelajt, duke bërë që ai të ndërronte jetë. Fillimisht Gjykata e Shkallës së Parë e Sarandës mori vendimin për masën “arrest në burg”, por Muho e ankimoi atë drejt Apelit, e cila miratoi vijimin e dënimit të tij në burg. Eridion Muho, është pronar i një agjencie turistike në Sarandë, që operon e në fushën…
Author: almakos
Përveç teksteve shkollore të gjuhëve të huaja, të cilat nuk janë në dispozicion tanimë prej disa vitesh dhe për të cilët tenderi i fundit i realizuar nga udhëheqësia e mëparshëm është në proces ankimimi, nxënësit dhe mësimdhënësit në shkollat fillore më 1 shtator do të kenë tekstet shkollore apo materialet mësimore për të gjitha lëndët e tjera.Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska në programin e mëngjesit në TV Kanal 5 , ku foli për fokusin aktual të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, por edhe për prioritetet ndaj të cilave do të orientohet puna në periudhën…
Policia e Vlorës ka arritur të zbardhë ngjarjen e një jave më parë, në lagjen “Lirim”, ku një automjet u dogj në mënyrë të qëllimshme. Për rastin është proceduar penalisht një 17 vjeçar, si autori i dyshuar i veprës. Sakaq, uniformat blu po vijojnë kërkimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të cilët dyshohen të kenë nxitur të miturin për të kryer veprën penale. 17 vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronë me zjarr”. Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: [embedded content] Vlorë/Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti,…
Lorenzo Çela ka ndërruar jetë ditën e djeshme në një spital në Breshia, Itali, ku ndodhej i shtruar që prej pasdites të së dielës.I riu me origjinë shqiptare, u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën pasi makina me të cilën udhëtonte së bashku me të dashurën dhe nënën e saj u përfshi në aksident. Sakaq, prindërit e tij, Alket dhe Fabienne, kanë vendosur që të dhurojnë organet e djalit të tyre. Lajmi është bërë i ditur nga klubi italian Calcio Desenzano. Përmes një postimi në rrjetet sociale shkruajnë se ai ishte një mesfushor i talentuar dhe ngushëllojnë familjen e…
Kjo qeveri e re nuk është vetëm në fjalë por edhe në veprim. Kështu tha zv/kryeministri Izet Mexhiti, në seancën e qeverisës kushtuar Marrëveshjes së Ohrit.“Këtu dua ta falemnderoj publikisht kryeministrin dhe qeverinë e re që 1 miliard euro do të ndanë për komunat, për decentralizimin e cila është shtyllë e marrëveshjes së Ohrit, e cila do të zgjidh shumë probleme esenciale në komunat tona, në vendbanimet tona dhe do të jetë në funksion të ngritjes së cilësisë së jetës së qytetarit të RMV-së. Në dallim me të kaluarën kur u harua kjo shtyllë e marrëveshjes së Ohrit, u devalvu…
Një nga testet e gjakut më të përdorshëm për diabetikët A1C ndonjëherë është i pa saktë në zbulimin e sëmundjes. Një kërkim i fundit tregoi se matjet e reja të diabetit mund të mos jenë të sakta. Testet të cilat përdoren zakonisht në shtëpi për të zbuluar nivelin e diabetit nuk arrijnë të kapin çdo të dhënë të sheqerit në gjak. Mjekët shprehen se një mënyrë me e sigurt e zbulimit të nivelit të sheqerit në gjak është testi i matjes orale të glukozës. Ndyshimi mes dy testeve është se i pari A1C është më i ri dhe më i…
Detaje të reja dalin nga vrasja e Egli Progës, i cili u dhunua për vdekje pasditen e 10 Gushtit në Pogradec. Sipas burimeve, dyshohet se 29-vjeçari Denis Meçe i kishte vendosur gjobë viktimës dhe dyshohet se kjo është arsyeja pse e dhunoi për vdekje. Gjithashtu po hetohen edhe pista të tjera, ndërsa janë marrë edhe dëshmi nga persona që mund të kenë dijeni mbi ngjajrjen. Policia po heton ndërkohë në disa pista përfshirë edhe gjobvënien.
Zijadin Sela kryetar i Aleancës për Shqiptarët, në shënimin e 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, tha se Fronti Evropian është serioz në çdo veprim që e ndërmerr. Ai tha se ata do të mbrojnë atë që quhet paqe, do të mbrojnë atë që u arrit nëpërmjet Marrëveshjes së Ohrit. “Po në të njëjtën kohë ne do të veprojmë në bazë të një nga postulatet që MO ka: Marrëveshja e Ohrit nuk ishte marrëveshje e cila u bë për shtetin, sepse shteti ekzistonte edhe përpara MO. Marrëveshja e Ohrit nuk u bë as për pushtetin, sepse pushtetet ekzistonin edhe përpara…
Jonida Proga, motra e të ndjerit Egli Proga, ka folur për mediat pasi Gjykata e Korçës la në qeli autorin e dyshuar të krimit, Denis Meçe nën akuzën e “vrasjes nga pakujdesia” dhe liroi tre të arrestuarit e tjerë, që akuzohen për fshehje të krimit. Ajo e ka konsideruar vendimin një padrejtësi, duke shtuar se “Egli po vritet për herë të tretë. Jonida Proga u shpreh se kemi të bëjmë me vrasje me dashje në bashkëpunim, duke theksuar se “ndaj një njeriu të pafajshëm janë lëshuar një tufë huliganësh”. “Po flisni për padrejtësi që fillojnë nga policia e shtetit, çdo…
Një 63-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Vlorë, pasi ndezi zjarr në fshatin Mërtiraj për të pastruar barërat dhe kullotën e tij, po flakët dolën jashtë kontrollit duke shkrumbuar 10 hektarë tokë dhe 320 rrënjë ulliri. Policia apelon të gjithë banorët dhe veçanërisht për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kulloSore, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Njoftimi i policisë: Vlorë Ndezi zjarr në fshatin Mërtiraj për të pastruar barërat në kullotën e tij dhe si pasojë u dogjën 10 ha tokë dhe 320 rrënjë ulliri, arrestohet 63-vjeçari. Si rezultat…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për rehabilitimin e bllokut të banimit që kufizohet nga rrugët “Mersim Jakupi”, “17 nëntori”, “Gjergj Mehmeti”, “Spartak Deliu”, “Besnik Hidri”, “Princ Vidi”, dhe“Nikolla Ivanaj”, në Njësinë 11. Kryebashkiaku Veliaj tha se ky investim do i rrisë ndjeshëm vlerën pronës. Ai theksoi se Bashkia e Tiranës do të vijojë, edhe gjatë verës, punën për të transformuar lagjet e kryeqytetit, si në qendër, ashtu edhe në periferi. “Premtimi që kemi bërë është se pavarësisht nëse jemi në ish Bllok apo në periferi, do të punojmë me të njëjtin standard. E gjithë zona këtu,…
Në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, është vënë në pranga 62-vjeçari, Fran Vocaj në Malësinë e Madhe. 62-vjeçari u kap në flagrancë teksa po kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Ivanaj, ndërsa bimët janë asgjësuar më pas nëpërmjet djegies. Njoftimi i policisë: Malësi e Madhe/Vijojnë kontrollet dhe hetimet proaktive, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Territor i pastër”. U kap në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Ivanaj, vihet në pranga 62-vjeçari. Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike. Si rezultat i një hetimi dyjavor me metoda proaktive, ndjekur në vijim…

