Një 43 vjeçar është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga uniformat blu pasi tentoi të kaloi pikën kufitare të Kakavijës me 29 850 euro të padeklaruara.
Është proceduar penalisht shtetasi E.S., 43 vjeç, banues në Greqi.
Atij iu krye kontrolli në çantën e tij në dalje të Shqipërisë, ku dhe iu gjetën paratë, të cilat nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Shuma prej 29 850 euro janë sekuestruar nga blutë dhe do të përdoren në cilësinë e provës materiale.
43 vjeçari akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’
Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 29 850 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 43-vjeçari.
Sekuestrohet shuma e parave.
Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit E. S., ku u gjetën 29 850 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin E. S., 43 vjeç, banues në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



