Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në Burrel.
Zjarri ka nisur në zonën e quajtur Kongrazhd dhe për shkak të erës është përhapur me shpejtësi, duke djegur sipërfaqe të mëdha me bimësi dhe shkurre.
Mësohet se për shuarjen e flakëve dy mjete zjarrfikëse ndodhen në zonë.
Për shkak të sipërfaqes së madhe, forcat e kanë të vështirë shuarjen e flakëve, të cilat siç u sqarua e më sipër janë favorizuar nga era dhe temperaturat e larta



