Author: almakos

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar hetimin e vdekjes së 42-vjeçarit, Egli Progës, i cili u dhunua për vdekje nga 29-vjeçari Denis Meçe, ngjarje e ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit pasditen e së shtunës (10 Gusht). Pas raportimeve për fshehje të ngjarjes, pasi fillimisht u informua se 42-vjeçari ishte rrëzuar aksidentalisht në tokë në gjendje të dehur, Rrumbullaku ka kërkuar inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës. Drejtoria e Standardeve Profesionale do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke…

Lexo më Shumë

Sportistët shqiptarë që morën pjesë në Lojërat Olimpike, Paris 2024 janë kthyer në Shqipëri për herë të parë në histori me dy medalje. Për këtë arritje të madhe ata janë pritur me ceremoni në Rinas. Krybashkiaku i Tiranës, në fjalën e tij është shprehur se është dyfish i gëzuar pasi sportistët që morën medalje janë sportistë të klubit të Tiranës. Ai shtoi që pas ceremonisë së sotme, duhet të përvishen mangët dhe të nisin përgatitjen  për Lojërat Olimpike të radhës në 2028. Erion Veliaj: Jam dyfish i gëzuar, që sportistet e Tiranës ngritën medalje, por mbi të gjitha që ngritën flamurin…

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtes, Pirro Vengu ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale se Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës kanë testuar së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën. Ai ka ndarë disa pamje nga ky moment në rrjetet sociale, ku trupat specialë të njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, gjatë stërvitjes Postimi i ministri Vëngu: [embedded content] Trupat specialë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe…

Lexo më Shumë

Qeveria me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë solli rekomandime lidhur me valën e re të të nxehtit që pritet ta kaplojë shtetin në fillim të kësaj jave, pas informatave të marra nga Instituti për Shëndet Publik dhe Drejtoria për për Punë Hidrometeorologjike. Në rekomandimet për ulje të rreziqeve nga temperaturat e larta që i miratoi Qeveria parashihet lirim nga obligimet e punës i kategorive më të ndjeshme të popullatës, përkatësisht gratë shtatzëna dhe personat në moshë mbi 60 vjeç prej 12.08.2024 deri 14.08.2024.Në periudhën e njëjtë, punëdhënësit t’i riorganizojnë aktivitetet e punës për punëtorët e ndërtimtarisë dhe të punëtorëve të…

Lexo më Shumë

MPB njofton se sot (12.08.2024) në ora 05:00, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup e kanë arrestuar personin A.M (32) nga Shkupi. Ai dyshohet se rreth orës 03:30 pas një debati të mëparshëm me babain e tij 55-vjeçar, në oborrin e shtëpisë familjare i ka vënë flakën një motori në pronësi të nënës së tij.“Sipas denoncimit, ai ka tentuar t’i vërë flakën shtëpisë, por është penguar nga fqinjët. A.M është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB. MARKETING

Lexo më Shumë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Thumanë, ku dy automjete janë përplasur. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Dervenit, ku një Mercedes me targa italiane, që drejtohej nga shtetasi me iniciale E. B., është përplasur me Fordin, me drejtues shtetasin me iniciale V. D.. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një nga shoferët, ndërsa Fordi ka përfunduar mbi mbrojtëset metalike të rrugës. I plagosuri mësohet se është dërguar tek Trauma në Tiranë, ndërsa shoferi tjetër është dërguar në qendrën shëndetësore të Fushë Krujës pasi ndodhet në gjendje shoku.

Lexo më Shumë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e reja sa i përket fluksit të automjeteve në pikë kalimet kufitare. Në pikën kufitare të Merdares, sot raportohet për pritje të gjata në dalje të Kosovës. Sipas raportit të orës 07:38 koha e pritjes për dalje nga kjo pikë kufitare arrin deri në 20-30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është e gjatë rreth 100 metra. Në anën tjetër, koha e pritjes për hyrje në Kosovë përmes Merdares është më e shkurtër, duke variuar nga 5 deri në 10 minuta. Edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë raportohet për pritje…

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe kjo javë parashihet të jetë e nxehtë, si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore. Gjatë këtyre pesë ditëve temperaturat pritet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius. Ndërkaq për sot parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes. Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të mos ju ekspozohemi…

Lexo më Shumë

VALENTINA MADANI/ Dikur shërbeu si vend strehim për nëndetëset, kurse sot një destinacion turistik. Dera e çeliktë u hap dje për herë të parë pas 32 vitesh. Bëhet fjalë për portën e tunelit të Porto Palermos. Hapja e këtij tuneli që në kohën e komunizmit ishte një sekret ushtarak, është hapi i parë i një projekti të Ministrisë së Mbrojtjes për rijetësimin dhe rehabilitimin e të gjithë kompleksit infrastrukturor në Gjirin e Panormës për funksione ushtarake dhe civile. Hapja e portës prej çeliku të këtij tuneli ujor të veshur me betonarme vuri për herë të parë në lëvizje mekanizmin e saj,…

Lexo më Shumë

VALENTINA MADANI/ Për shkak të mungesave në seanca plenare përgjatë muajit korrik që përmbylli edhe sesionin parlamentar, deputetët janë ndëshkuar me gjoba. Ligjvënësit janë penalizuar me heqje të pagës nga 10 deri në 60 mijë lekë për mungesë të pjesëmarrjes në seancë plenare apo në komisione. Gjatë muajit korrik, mazhoranca ka numrin më të lartë të deputetëve të penalizuar, ku 15 prej tyre kanë munguar. Blendi Klosi, Eduard Shalsi, Pandeli Majko janë disa prej ligjvënësve socialistë të cilëve i janë hequr rreth 10 mijë lekë nga paga. Ndërsa gjobën më të lartë në radhët e së majtëve e kanë marrë…

Lexo më Shumë

60% e familjeve në Shqipëri mund të kenë likuiditet të mjaftueshëm për të kaluar muajin, apo për të bërë aktivitetet e tyre të pritshme. Por, nëse ato do të përballen me shpenzime të papritura si p.sh. një sëmundje apo problem tjetër, ata nuk do të ishin në gjendje ta përballonin. Materiali “A janë familjet shqiptare financiarisht të brishta”, nga Elona Dushku, Departamenti i Kërkimeve, në Bankën e Shqipërisë ka analizuar brishtësinë financiare të familjeve shqiptare bazuar në aftësinë e familjeve për të përballuar një shpenzim të papritur, si dhe analizon krahas treguesve socio-ekonomikë (si: mosha, gjinia, borxhi), rolin e kompozimit…

Lexo më Shumë

Prej disa javësh, përveç vendeve të Europës dhe rajonit, edhe në Shqipëri po qarkullon virusi i “Etheve të Nilit Perëndimor”. Sipas mjekeve virusi transmetohet te njeriu nëpërmjet pickimit të mushkonjave të infektuara. Mushkonjat e marrin virusin nga gjaku i zogjve të infektuar me këtë virus. Zogjtë janë dhe mbartës të virusit. Teksa nuk ndodh transmetimi i infeksionit mes njerëzve. Në Shqipëri, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik, u raportua se në 5 Gusht janë shënuar 3 raste me humbje dhe janë 17 të infektuar. Ndërsa dyshohet për 12 raste të tjera. Sipas mjekut epidemiolog Ilir Alimehmeti, në…

Lexo më Shumë