Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit, i cili u vra në Lloznicë të Serbisë, ndërsa trupi iu dorëzua familjarëve pas më se tri javësh. Trupi i Hajrizit është sjellë në vendlindjen e tij, në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt, rreth mesditës. Pas kryerjes së riteve fetare në xhaminë e fshatit, ai do të prehet në varrezat e fshatit. Shumë qytetarë tashmë kanë nisur të mblidhen për ceremoninë e varrimit që mbahet në orën 14:00. Përgjatë rrugës nga Skenderaj deri në Klinë të Ultë bien në sy shumë flamuj kombëtarë. Disa të rinj po mbanin mbishkrimet “Liria…
Author: almakos
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në një komunikatë për media ka shprehur shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po shohin ndaj kërkesës për një veting të monitoruar ndërkombëtarisht.“A është kjo frikë e dukshme e lidhur ngushtë me veprimtarinë kriminale të oligarkëve të mafias urbane në komuna, duke i bërë atë oligarkët më të pasur në mënyrë të paligjshme në këtë vend.Ndërtimet ilegale jo vetëm që kanë ndihmuar në krijimin e pasurive të jashtëligjshme për ta, por gjithashtu kanë sjellë një ngushtim të rëndë të hapësirës së jetesës për qytetarët.Koha për të dhënë fund këtij krimi urban është tani.…
Policia identifikuar tre shtetasit gjeorgjianë, të cilët përmes mashtrimit i morën pronarit të një pike karburanti në Shkodër një shumë prej 140.000 euro. Raportohet se autori kryesor i vjedhjes, 40-vjeçari Kakha Joua, është kapur në aeroportin e Stambollit nga policia Turke dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet me vete një shumë prej 7500 euro. 40-vjeçari mësohet se po lëvizte nga Sarajeva në Stamboll me destinacion kryeqytetin e Gjeorgjisë dhe është deportuar në Rinas mesditën e sotme. Ndërkohë është bërë i mundur edhe lokalizimi i dy autorëve të tjerë me iniciale G. T., 45 vjeç dhe B. T., 36 vjeç, të cilët akuzohen për veprat penale…
Përmes një njoftimi të LSDM-së thuhet se është e kuptueshme frika e VMRO-DPMNE-së nga Venko Filipçe.“Me politikat dhe skandalet katastrofale, Mickoski dhe partia e tij e humbin mbështetjen nga dita në ditë. Mickoski duhet ta dijë se propaganda e tij është kuptuar dhe nuk do të mund t’i fshehë skandat e Qeverisë së tij”, thonë nga LSDM. Sipas tyre, konferenca e shpeshta për shtyp për të frikësuar qytetarët janë të njohura që para 10 viteve. “Ajo që po bën VMRO është tërheqja e vëmendjes nga budallallëku i tyre dhe e vërteton opinionin e përgjithshëm se kjo është Qeveria më e…
Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur paraditen e sotme (11 Gusht) në aksin rrugor Fier-Seman. Raportohet se një automjet tip “ Benz” është përplasur me një motomjet. Si pasojë, motomjeti ka përfunduar në kanal, ndërsa drejtuesi i tij, Vladimir Sema, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. 64-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet proceduriale për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ky aks rrugor gjatë verës ka një fluks të madh automjetesh që i drejtohen bregdetit dhe jo në pak raste aksidentet kanë qenë me pasoja fatale. Njoftimi i policisë: …
Koalicioni VLEN në një komunikatë për media, thonë se është është edihmbshme të shohësh se si një udhëheqje e kriminalizuar po e tërheq BDI-së në humnerë.Sipas tyre për vendin e parë në kategorinë “momentet më qesharake” mund të konkurrojë kërkesa e BDI-së për veting ndërkombëtar.“A ekziston një veting ndërkombëtar më i besueshëm për një politikan sesa lista e zezë e SHBA-së? Të kesh Ramiz Merkon në radhët e tua, të kesh Menduh Thaçin si emisarin kryesor politik, dhe të flasësh për veting ndërkombëtar është një nënvlerësim i pabesë ndaj shqiptarëve, të cilëve u ke kërkuar mbështetje për 22 vjet në…
Gjykata Tiranës ka vendosur shtrimin e detyrueshëm në spital psikiatrik për historianin, Zyhdi Shehu, i cili goditi për vdekje me bastun shokun e dhomës, Virxhil Vesho, në orët e para të mëngjesit të 8 Gushtit. Ndërkohë togat e zeza kanë liruar nga qelia dy infermieret, Nazime Mulla dhe Glesantina Saraçi, duke caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ato akuzohen se tentuan të fshihnin krimin e ndodhur në azilin e të moshuarve në “Qytetin Studenti”. Autori i ngjarjes dhe viktima raportohet se të dy vuanin nga skleroza. 78-vjeçari Zyhdi Shehu mësohet se ka ndryshuar disa herë version mbi aktin e tij,…
Një 3-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi i ra sipër dera e garazhit. Tragjedia ndodhi rreth orës 22:30 të së shtunës (10 Gusht) në Nea Zoi Aspropyrgos. I mituri u dërgua nga prindërit e tij në spitalin Thriasio, por ishte tepër vonë pasi i mitur kishte ndërruar jetë. Sipas të dhënave të para, prindërit e 3-vjeçarit kishin lidhur me litar derën e garazhit të shtëpisë së tyre, pasi po bënin rinovime. Në një moment, fëmija është afruar te dera e garazhit, e cila në rrethana ende të paqarta, i ka rënë sipër duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Çifti shqiptar, të moshës 39-vjeçe dhe…
Prokurori Publik deri te Prokuroria Themelore e Shkupit ngriti procedure kundër tre personave – i ati dhe dy djemtë e tij për dyshime se bashkërisht kanë kryer vepër penale. “Dy bashkëkryesit me qëllim që të nxisin rrezik për jetën dhe trupin e njerëzve ose rrezik për prone, më 9 gusht kanë nxitur zjarrin duke ndezur zjarr në rrugën lokale në vendin e quajtur Dupki në Patishka Rekë. Me shkrepse kanë ndezur kullota të thata”, thonë nga prokuroria.Ata shtojnë se toka e djegur është prone e shtetit dhe se ka pasur rrezik që zjarri të përhapet më tej deri në parkun…
Ka marrë tjetër rrjedhë ngjarja e ditës së djeshme, ku u raportua se një 37-vjeçar ishte rrëzua në tokë në gjendje të dehur dhe për pasojë humbi jetën në spital. I riu Egli Proga, i cili u gjet i shtrirë në rrugë dhe nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, raportohet se është dhunuar për vdekje. Autori i dyshuar me iniciale D. M., është identifikuar nga policia dhe është shpallur në Kërkim. Mësohet se viktima dhe autori janë komfliktuar në ambjentet e jashtme të një lokali. 37-vjeçari pas sherrit është futur për disa minuta brenda lokalit dhe më pas pasi ka…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, pasi Shqipëria siguroi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike, Paris 2024 falë mundësit Chermen Valiev. Berisha shprehet se mundësi Valiev e meritoi medaljen dhe se arriti të nderojë Shqipërinë. Postimi i Berishës: Chermen Valiev, mundësi i ekipit tonë kombëtar, ka shkëlqyer në Lojrat Olimpike në Paris, duke fituar medalje Olimpike. Ky sportist i jashtëzakonshëm ka nderuar Shqipërinë duke bërë histori, me një rezultat 6-2 përkundrejt mundësit tjetër të Taxhikistanit. Urimet më të mira dhe mirënjohje për Valiev për medaljen e bronxit që meritoi.
Presidenti Bajram Begaj me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka uruar mundësin Chermen Valiev, i cili i dhuroi Shqipërisë medaljen e parë Olimpike. “Shumë urime për Chermen Valiev që i dhuroi Shqipërisë medaljen e e parë olimpike”, shkruan Begaj. Postimi i Begajt: [embedded content] Shumë urime për Chermen Valiev që i dhuroi Shqipërisë medaljen e e parë olimpike!

