Një person i shtrirë në rrugë është evidentuar pak minuta më parë në zonën e quajtur Agjencia në lagjen numër 2 të qytetit të Pogradecit. Momentalisht policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat. Nuk dihet ende nëse personi është rrezuar apo është përplasur nga ndonjë automjet. Sipas informacioneve ai është dërguar në urgjencë.
Author: almakos
Shqipëria vendosi të ndalojë importin e deleve dhe të dhive nga Greqia pas përhapjes në vendin fqinj të murtajës tek bagëtitë e imta. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve pritet të ushtrojë kontrolle në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë për zbatimin e vendimit, ndërkohë që kontrollet priten të rriten në brezin tokësor të kufirit shqiptaro -grek për të parandaluar hyrjen e paligjshme të tufave të bagëtive. Shërbimi veterinar shqiptar po bën përpjekje të ndërgjegjësojë barinjtë sidomos në zonat kufitare me Greqinë për rrezikshmërinë e lartë të sëmundjes për ekonomitë e tyre. Më parë në disa zona kufitare…
Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar prej tre ditësh në Malin e Thatë, në afërsi të kufirit shtetëror më Republikën e Maqedonisë së Veriut. Zjarri sipas prefektit të qarkut të Korçës, Nertil Jole po rrezikojnë edhe zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Prespës. Prefekti Jole ka publikuar së fundmi pamjet e helikopterit, që ka nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve. [embedded content] “Një operacion i madh është duke u zhvilluar aktualisht në territorin e bashkisë Pustec, në Malin e Thatë në afersi të kufirit shtetëror me Republiken e Maqedonise së Veriut, për fikjen e një vatre të madhe…
Një 27-vjeçar nga Tirana është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pasi pas një konflikti në ambientet e një fast foodi ku ishte i punësuar nga plagosur me thikë kolegun e tij. 29-vjeçari i plagosur është transportuar në spital menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Komisariati i Policisë Himarë ka referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit, në ambientet e një fast-foodi në Dhërmi, ku ky shtetas ishte i punësuar, dyshohet se gjatë një konflikti…
Muftiu i shkarkuar nga Bashkësia Fetare Islame, Qani Nesimi, për të cilin gjykata vendosi se është shkarrkuar padrejtësisht tha për televisionin Shenja, se gjatë ditës së premte ka pasur takim me policinë e Tetovës, ku qëllimi i këtij takimi ka qenë për të dorëzuar një letër nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjegjësisht nga ministri. Ndërkaq gjatë takimit Nesimi thotë që nuk I është dhënë asnjë letër, mirëpo përgjatë bisedës policët I kanë thënë se ministri i MPB-së ka kërkuar nga njësia rajonale që të asistojnë ditën e hënë në mëngjes që grupi me në krye muftiun, Selver Xhemaili, i…
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme (10 gusht) në aksin Elbasan – Librazhd, në afërsi të fshatit Xibrakë. Si pasojë e këtij aksidenti, raportohet se janë lënduar lehtë dy persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Elbasanit. Dy makinat e përfshira në aksident, kanë dëme të konsiderueshme .
Një denononcim anonim i bërë në Komisionin Antikorrupsion se një person jo i kualifikuar është emëruar në postin e Revizorit kryesor ka shkaktuar tërmet në institucionet e vendit. Me vendim të Qeverisë, nga java e kaluar, në këtë pozitë është emëruar Afrona Vërzivollin nga VLEN. BE-ja paralajmëroi se me kujdes do ta shqyrtojë këtë emërim të Qeverisë, duke marrë parasysh se Revizori kryesor për fondet IPA dhe i gjithë trupi i revizorëve llogari i japin BE-së, e jo Qeverisë. DELEGACIONI I BE-SE NE SHKUP “Me rëndësi është që të gjitha emërimet në pozita kopetente në institucionet shtetërore të kryhen me…
Rusia vendosi një regjim gjithëpërfshirës sigurie në tre rajone kufitare të shtunën, ndërsa ka grumbulluar forca për t’iu kundërvënë sulmit më të madh ukrainas në territorin sovran rus, që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022. Forcat ukrainase shpërthyen kufirin rus herët të martën dhe u shtrinë në disa pjesë perëndimore të rajonit Kursk të Rusisë, një sulm i befasishëm që mund të synojë të krijojë përparësi në bisedimet e mundshme të armëpushimit, pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Vladimir Putin e cilësoi atë si një provokim të madh dhe megjithëse gjenerali më i lartë rus Valery…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot njoftoi se për muajin korrik Drejtoria doganore ka shënuar rekord dhe rezultatin më të mirë nga ekzistenca e saj, me të hyra të inkasuar prej pothuajse 12 miliardë denarëve, ndërsa DAP ka inkasuar 13,4 miliardë denarë. “Po e stabilizojmë vendin që të fillojmë ta zhvillojmë ashtu siç e meritojnë qytetarët. Ka një ndryshim. Kur do të mbyllen të gjitha zbrazëtirat ku njerëzit u grabitën për vite me radhë, kur do të funksionojnë institucionet dhe kur krimi do të bëhet i padobishëm, atëherë të ardhurat në Buxhet do të rriten. Drejtori Boban Nikollovski më informoi se Drejtoria…
Ka ndërruar jetë një i dënuar për marrëdhënie s*ksuale me të mitura. Robert Cini raportohet se humbi jetën në spitalin e Lezhës pas një infarkti. 54-vjeçari, me origjinë nga Leskovik, ishte dënuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura” dhe vuante nga çrregullimi skizo-afektiv. Robert Cini ishte transferuar në institucionin ku qëndrojnë të dënuarit me probleme mendore më 27 nëntor 2021 dhe nuk kishte kontakte me familjen. Njoftimi i policisë: Shtetasi i dënuar, Robert Foto Cini, i datëlindjes 22/07/1970, i cili vuante dënimin në IMP Lezhë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës në orën 14:15, pas një infarkti të miokardit.…
Një 75-vjeçar ka humbur jetën pasi u asfiksua nga tymi i zjarrit që ndezi për të djegur mbetjet e prodhimeve bujqësore. Raportohet se si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur dhe 75 vjeçari në përpjekje për të fikur zjarrin është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak Në Sukth, shtetasi R. H., 75 vjeç, kishte ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur mbetjet e prodhimeve bujqësore. Si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur dhe…
BDI-ja opozitare ka reaguar sërish në lidhje me vetingun. Nga atje thonë se partitë që përbëjnë qeverinë monoetnike janë të frikësuar nga kërkesa e tyre, për inicimin e vetingut i cili do të monitorohet nga ndërkombëtarët. BDI shtoi se përderisa partitë politike nuk e përkrahin një iniciativë të tillë, janë mashtrues që përpiqen të vjedhin popullin. “Merrni guximin për të filluar veting të monitoruar ndërkombëtarisht për çdo politikan. Ditët kalojnë, dhe partitë nga qeveria monoetnike, të frikësuara nga kërkesa e BDI-së për të iniciuar një veting të monitoruar ndërkombëtarisht për çdo politikan në 30 vitet e fundit, përfshi edhe procesin…

