Koalicioni VLEN në një komunikatë për media, thonë se është është edihmbshme të shohësh se si një udhëheqje e kriminalizuar po e tërheq BDI-së në humnerë.
Sipas tyre për vendin e parë në kategorinë “momentet më qesharake” mund të konkurrojë kërkesa e BDI-së për veting ndërkombëtar.
“A ekziston një veting ndërkombëtar më i besueshëm për një politikan sesa lista e zezë e SHBA-së? Të kesh Ramiz Merkon në radhët e tua, të kesh Menduh Thaçin si emisarin kryesor politik, dhe të flasësh për veting ndërkombëtar është një nënvlerësim i pabesë ndaj shqiptarëve, të cilëve u ke kërkuar mbështetje për 22 vjet në zgjedhje.
Të përpiqesh tani të mashtrosh publikun me tezën se të korruptuarit janë në partitë e tjera dhe të paraqitesh si viktimë, vetëm sepse po vjen koha që ish-funksionarët e tu të korruptuar të përgjigjen për pasurimin me paratë e popullit, është qyqarllëk dhe e turpshme. Populli shqiptar nuk do të jetë peng i përpjekjeve të kësaj udhëheqjeje kriminale të BDI-së për të ruajtur privilegjet nga regjimi 22-vjeçarë.
Përgjegjësia gjyqësore për korrupsion të kryer politik nuk mund të jetë një problem ndërkombëtar. Kjo është një detyrë e brendshme për sistemin shtetëror. Prandaj, VLEN propozon një zgjidhje sistemore si një mekanizëm kushtetuesqë do të mundësojë përgjegjësi penale për veprat e kryera dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Vetingu është një kontroll etik dhe moral që mund të parandalojë angazhimin në politikë”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Sipas tyre për këtë arsye, doktorët për krim të BDI-së heshtin 48 orë për amendamentin kushtetues të VLEN-it për parandalimin e vjetërsimit të ndjekjes penale për korrupsion politik.
“Kjo sjellje e udhëheqjes kriminale të BDI-së është prova më e mirë se ata kurrë nuk kanë dashur të luftojnë kundër korrupsionit politik, por synimi i tyre gjithmonë ka qenë të bëhen “doktorë krimi” dhe të pasurohen në kurriz të shqiptarëve”, thuhet mes tjerash në reagimin e VLEN-it.
Data 05.09.2026
Aktuale
- Divjaka 37 ditë në protestë, banorët dalin sërish në shesh kundër bashkimit me Lushnjen: Bashkia nuk do të shkrihet
- Zbulohet kush është boksieri nga Shqipëria qe i doli krah Jozit për rrahjen e Edit nga Kosova
- “Nuk shitet Shqipëria! Shitet qeveria!”, Përfundojnë fjalimet, turma e protestuesve vërshon në marshim përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”
- “Ky shtator është i revoltës së madhe”, aktivisti Lika para Kryeministrisë: Protestuesit mezi presin fillimin e Parlamentit! Aty do na keni me vezë e domate!
- “Gratë jau q* nëse më nalni”-Para arrestimit të sotëm, reperi Mossi kërcënonte publikisht policinë
- Aco Velkovski me kritika ndaj qeverisë: Bujqit janë në prag të ekzistencës – ose ndihmoni, ose tërhiquni
- Shtator “ferri” në Spanjë, temperaturat shkojnë 45.7 gradë, në Itali mbërrin vala e 6 e të nxehtit!
- Kiara tregon “problemin” që nisi pasi u bë nënë



