Fshati Bardhaj, e cila ndodhet në Njësinë Administrative Rrajcë është përfshirë nga flakët, në të cilat janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Deri më tani janë djegur një masiv pyjor, një parcelë me shkurre dhe dy shtëpi të vjetra.
Zjarri ka rënë jo shumë larg Parkut Kombëtar të Shebenikut. Terreni i vështirë ka bërë të vështirë izolimin e flakëve, pasi nuk mund të përshkohet nga mjetet.
Era është gjithashtu një favorizues i përhapjes së flakëve.
Mungesa e Hidranteve në të gjitha rrugët që shkojnë drejt masiveve pyjore të Rrethit të Librazhdit ku mund të furnizohen me ujë makinat zjarrfikëse po frenon ritmet e punës së shërbimeve të mbrojtjes nga zjarri.