Pas reagime të shumta në opinion se nuk përmbush kriteret për revizor kryesor të fondeve IPA, Qeveria shkarkon Afrona Vërzivollin.
Në vendin e saj Qeveria ka emëruar ushtrues detyre Arben Ramadanin.
“Ai është auditor i pavarur në Sektorin e Promovimit të Auditimit. Ka marrë pjesë në hartimin e dokumenteve strategjike, planeve strategjike afatshkurtra dhe afatgjata në lidhje me zhvillimin e Trupit të Auditimit dhe auditimit, si dhe ndjek dhe monitoron zbatimin e tyre. Ai gjithashtu ka punuar si auditor i lartë në Sektorin e auditimit të fushën IPA-s”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. Kurse për zëvendës ka emëruar Ivan Ignjatanov, i cili siç thonë është doktor i Shkencave Ekonomike. Emërimin e Vërzivollit e vuri në pikëpyetje një denoncues në Komisionin Antikorrupsion, pas çka solli reagimin e Delegacionit të BE-së në Shkup, e cila është kompetente e fondeve IPA. Kurse VLEN, kuadër i së cilit ishte Vërzivolli tha se atë kishte disa ditë që e kishte tërhequr nga posti, auditore e fondeve IPA.
Data 05.09.2026
Aktuale
- Divjaka 37 ditë në protestë, banorët dalin sërish në shesh kundër bashkimit me Lushnjen: Bashkia nuk do të shkrihet
- Zbulohet kush është boksieri nga Shqipëria qe i doli krah Jozit për rrahjen e Edit nga Kosova
- “Nuk shitet Shqipëria! Shitet qeveria!”, Përfundojnë fjalimet, turma e protestuesve vërshon në marshim përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”
- “Ky shtator është i revoltës së madhe”, aktivisti Lika para Kryeministrisë: Protestuesit mezi presin fillimin e Parlamentit! Aty do na keni me vezë e domate!
- “Gratë jau q* nëse më nalni”-Para arrestimit të sotëm, reperi Mossi kërcënonte publikisht policinë
- Aco Velkovski me kritika ndaj qeverisë: Bujqit janë në prag të ekzistencës – ose ndihmoni, ose tërhiquni
- Shtator “ferri” në Spanjë, temperaturat shkojnë 45.7 gradë, në Itali mbërrin vala e 6 e të nxehtit!
- Kiara tregon “problemin” që nisi pasi u bë nënë



