Author: almakos

 Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) prej mesditës së sotme do të fillojë me dënimin e tregtarëve të cilët nuk i kanë vendosur shenjat “më pak shpenzime, më shumë për ty” dhe nuk i shesin me çmim më të ulët produktet për të cilat Qeveria mori vendim për të kufizuar marzhin e tyre të fitimit”, paralajmëroi në deklaratën për MIA-n drejtori i ISHT-së, Goran Trajkovski.  Siç theksoi, në kontrollet në terren që kanë kryer dje deri në orën 21:00 kanë konstatuar se marketet nuk kishin vendosur shenjat e nevojshme, me të cilat duhej të shënonin produktet në të cilat Qeveria vendosi…

Lexo më Shumë

Nga 11 kandidatë të cilët ndodhen ditën e sotme në seancë dëgjimore në Komisionin e Posaçëm për garën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, deri më tani kanë prezantuar platformën dhe vizionin e tyre për radhat blu vetëm 8 prej tyre. Aktualisht në seancën dëgjimore po prezanton platformën Pëllumb Seferi, i cili aktualisht mban postin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë të Policisë së Shtetit. Gazetari Igli Çelmeta raporton se kanë mbetur për të prezantuar edhe Rebani Jaupi dhe Skënder Hida. Sakaq, ditën e nesërme Komisioni i Posaçëm, i përbërë nga një zv.ministër i Brendshëm, Sekretari i Përgjithshëm…

Lexo më Shumë

Avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua në mënyrë barbare më 29 maj 2024, përmes një deklarate noteriale ka vënë në dijeni Gjykatën e Shkallës së Parë së Tiranës se ka rregulluar marrëdhënien me Dritan Nanon, personi i cili dyshohet të ketë organizuar sulmin ndaj tij. Gazetari Igli Çelmeta mëson se Mëngjesi e ka dorëzuar një deklaratë të tillë në seancën e kësaj të mërkure, në të cilën Nano kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë. Përtej rregullimit të marrëdhënieve mes dy palëve, Gjykata e Tiranës nuk e ka marrë parasysh këtë kërkesë të Mëngjesit, duke lënë në fuqi masën e…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i RMV-së dhe deputet aktual në Kuvend, Dimitar Kovaçevski, në paraqitjen e tij të parë në media pas zgjedhjeve të majit, ka thënë se partia e tij nuk mund të bënte koalicion me paritë shqiptare, pasi në gjithë këtë ka ndërhyrë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kovaçevski tha se Kurti ka qenë çelësi i formimit të koalicionit “VLEN” dhe dërgimin e BDI-së në opozitë. “Kurti është prezent në politikën në Maqedoni dhe këtë nuk mund ta mohojë askush. Ai ka përfaqësuesin e partisë së tij deputet në Kuvendin e RMV-së. LSDM nuk ka mundur të bëjë koalicion të madh…

Lexo më Shumë

Policia e Kuçovës ka arrestuar 50 vjeçarin Artur Kërçuku, i cili një ditë më parë (24 shtator), aksidentoi për vdekje çiftin e të moshuarve, Ahmet dhe Salushe Kafazi, ndërsa mbeti e plagosur e bija e tyre Feruze Barushi. Arrestimi i tij ka ardhur si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit, me pasojë vdekjen. Kujtojmë se ngjarja ndodhi në vendin e njohur si “Rruga e drejtë e Kuçovës”, kur Kërçuku me automjetin që drejtonte u përplas me mjetin bujqësor, në të cilën ndodhej familja Kafazi. Artur Kërçuku pas aksidentit u shoqërua menjëherë në Komisariatin e Policisë, ndërsa sot u vu…

Lexo më Shumë

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër ish-drejtoreshës organizative të Institucionit Shëndetësor Publik – Klinika Universitare për Toksikologji Besia Iljazi për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. “E akuzuara në cilësinë e drejtoreshës organizative të një institucioni shëndetësor publik – Klinikë Universitare për Toksikologji, ka tejkaluar kompetencat e saj zyrtare me qëllim që t’u mundësojë përfitim pasuror të kundërligjshëm për 17 persona. Duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesit, Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Kujdesin Shëndetësor, ajo në maj të këtij viti ka lidhur kontrata pune me personat për…

Lexo më Shumë

Ditën e sotme po zhvillohet seanca dëgjimore për 11 kandidatët të cilët po garojnë po postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndërkohë nga ana tjetër, ministrat Ervin Hoxha dhe Ulsi Manja, janë parë nën shoqërinë e njëri tjetrit pranë ministrisë së Brendshme. Sakaq, 11 kandidatët po shpalosin platformën e tyre përballë Komisionit të Posaçëm, i përbërë nga një zv.ministër i Brendshëm, Sekretari i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Këta të tre do të bëjnë vlerësimin e 11 garuesve, përmes pikëve. Ai i cili do të fitojë më shumë pikë do…

Lexo më Shumë

Një 21 vjeçar i identifikuar si Luçian Mëhilli, është arrestuar nga blutë e Shkodrës pas një viti i shpallur në kërkim, për shkak të vrasjes së shtetasit Valter Fierzës. Mëhilli, me datë 21 shtator 2023, vrau Fierzën pas një konflikti të çastit të ndodhur mes tyre, në afërsi të një lokali në fshatin Hoti i Ri. Lidhur me këtë ngjarje, më herët uniformat blu kanë arrestuar një prej vëllezërëve  e të riut, shtetasin E.D. dhe po punohet për kapjen e shtetasit A.M. 21 vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese…

Lexo më Shumë

Gjatë mbajtjes së sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në margjina të AP-së, realizoi takime të ndara me ministrin e Jashtëm të Republikës së Lituanisë, Gabrielius Landsbergis dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkëpunim Afrikan dhe Mërgatë të Mbretërisë së Marokut, Naser Burita. Fokusi në të dy takimet, siç kumtoi Minsitria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, u vendos edhe në thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral, me theks të veçantë në prëforcimin e relacioneve ekonomike mes dy vendeve.…

Lexo më Shumë

Shtatë gjyqtarë të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shtatë nga Gjykata e Posaçme e Apelit ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një trajnim me homologë të tyre, për të shkëmbyer ide mbi tema kyçe si pavarësia, integriteti dhe efikasiteti gjyqësor. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Ambasada Amerikane, e cila përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se gjyqtarët amerikanë kanë shprehur admirim dhe mbështetje për punën e bërë nga gjyqtarët e GJKKO-së, ‘duke theksuar rëndësinë e vendosjes së çështjeve në mënyrë të pavarur, pa ndikim të jashtëm dhe këmbëngulje pavarësisht kritikave dhe kërcënimeve’. Ambasada…

Lexo më Shumë

Sot mbahet seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Seanca nis në ora 09:30. Dje, më 24 shtator 2024 u bë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, një polic tjetër u plagos dhe një u lëndua. Sulmi terrorist ishte organizuar nga një grup serbësh, ku organizator dhe pjesëmarrës ishte ish-nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiq, person ky i afërt me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Vetë Radoiçiq, përmes avokatit të tij kishte pranuar se ishte organizator dhe pjesëmarrës në sulm. E…

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu me mundësi edhe për shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6/m/s. /Telegrafi/

Lexo më Shumë