Author: almakos

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar një nga tragjeditë më të dhimbshme në historinë e Kosovës, kur forcat kriminale serbe morën jetën e katër anëtarëve të familjes Deliu në Abri të Epërme. Krasniqi theksoi rëndësinë e këtij momenti duke thënë: “Dituria ishte gjashtëjavëshe. Valmiri ishte dy vjeç. Luljeta ishte shtatzënë, duke pritur një Malësor ose Malësore që të vinte në jetë. Fazliu ishte 94 vjeç. Kjo është historia e Kosovës. Kjo është e vërteta e Serbisë.” Ai vazhdoi të shpreh dhembjen për humbjet tragjike, duke nënvizuar se “kjo është dhembja me të cilën janë detyruar të jetojnë familja Deliu…

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit, pasi do të njihet me vendimin e marrë ndaj tij. Pas tij ndodhen gjithashtu dhe miqtë e tij demokratë, të cilët janë të pranishëm si një forcë mbështetëse për deputetin. [embedded content] Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi, Bledion Nallbati, Zheni Gjergji, Asllan Dogjani, Dashnor Sula, Xhelal Mziu, Ferdinand Xhaferri, Luçiano Boçi, Luan Baci, Helidon Bushati dhe Edi Paloka, janë demokratët të cilët kanë ardhur në mbështetje të Salianjit. Seanca gjyqësore në apel u mbajt më 20 shtator por marrja e vendimit u…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrij Sibiha, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 79-të të KB-së në Nju -Jork, njoftoi MPJTJ. “Në takimin ndërmjet MPJTJ Mucunski dhe MPJ Sibiha, u riafirmua mbështetja e Maqedonisë për Ukrainën, duke theksuar se Maqedonia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në rrugën e ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit të saj. Ministri Mucunski theksoi se mbështetja pa mëdyshje për Formulën për Paqe, Koalicionet Ndërkombëtare për krijimin e një gjykate për krimet, agresionin kundër Ukrainës dhe për kthimin…

Lexo më Shumë

Gazeta e mirënjohur britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull akuzues ish-kryeministrit të vendit tonë, Sali Berisha, lidhur me procesin e tij gjyqësor ndaj shtetit ishullor që e ka shpallur kryedemokratin non-grata. Lidhur me këtë, gazeta shkruan se Berisha ka shpenzuar 417 500 paund duke punësuar avokatë në Mbretërinë e Bashkuar për të luftuar çështjen e non-grata. Media angleze e ka cilësuar Berishën si një “kërcënim akut” për Mbretërinë e Bashkuar, e kjo pasi sipas saj, rasti i kryetarit të PD-së, ka çuar në zbulimin e projektit sekret që ka Ministria e Jashtme dhe e Brendshme britanike për ndalimin…

Lexo më Shumë

Aurora Polo raportohet të jetë emëruar në postin e Drejtoreshës së Komanduar e Radio Televizionit Shqiptar. Ajo do të zëvendësojë Alfred Pezën, i cili dha dorëheqjen e parevokueshme nga ky post pa dhënë sqarime për largimin e tij të befasishëm. Polo ka qenë drejtuese e Albafilm. Po kështu ajo ka mbajtur postin e zv.drejtore së përgjithshme e RTSH-së.

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristian Mickoski, siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, të premten do të realizojë takim tet-a-tet me kolegun e tij hungarez, Victor Orban në vilën kryeministrore në Ohër, ndërsa në suaza të vizitës do të realizohen edhe një sërë takime bilaterale të ministrave të vendit me kolegët e resorëve nga delegacioni hungarez. Të premten do të mbahet edhe mbledhje e përbashkët ndërqeveritare në hotelin Ineks Gorica në Ohër, ndërsa pas përfundimit të mbledhjes në lokacionin e njëjtë pritet konferencë për shtyp të mbajnë dy kryeministrat.Siç informojnë nga Qeveria, në margjina të vizitës dyditore është paraparë shëtitje në Ohër, vizitë në…

Lexo më Shumë

Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg Julian Meçajn, i cili bëri kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë të caktuar ndaj tij. Ai akuzohet nga SPAK-u për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe mikut të tij, Pëllumb Muharremi, ashtu sikurse dhe të personave të tjerë. Me datë 14 gusht të këtij viti, Julian Meçaj së bashku me Plarent Dervishaj u ekstraduan nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë. Ndërkohë, një ditë më pas (15 gusht), këta të dy u paraqiten përballë togave të zeza të GJKKO-së, të cilët u njohën me masën e…

Lexo më Shumë

Një grua ka ndërruar jetë të mërkurën në Kamenicë. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkaq policia e ka cilësuar rastin si “hetim i vdekjes”. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Një ish-punonjës i IMT-së së Elbasanit, është arrestuar pasi ka qenë i shpallur në kërkim nga SPAK, lidhur me pranimin e një ryshfeti për një objekt të ndërtuar pa leje. Në pranga ka rënë shtetasi G.B., 51 vjeç, banues në Elbasan. Përgjatë kohës kur ai ka qenë punonjës i IMT-së, në muajin prill të këtij viti, ai nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë para. 51 vjeçari akuzohet nga SPAK-u për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar ndalimin e…

Lexo më Shumë

Një 38 vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kapshticës. Shtetasi G.Gj., kishte fshehur paratë në kabinën e kamionit që ai drejtonte. Shuma e madhe e parave është sekuestruar nën cilësinë e provës materiale. 38 vjeçari akuzohet për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme. Njoftimi:  Kishte fshehur në kabinën e kamionit që drejtonte, 30 000 euro që t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar, procedohet penalisht 38-vjeçari. Sekuestrohet shuma e eurove. Në vijim…

Lexo më Shumë

Pas viteve ’90, Italia dhe Greqia ishin streha e emigrantëve shqiptarë që u larguan në kërkim të një pune dhe jete më të mirë. Pas disa vitesh, të ikurit u integruan gradualisht. Në vitin 2008, Italia dha 63 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë, ndërsa Greqia, 30 mijë. Nga shtetet e tjera, numri i lejeve ishte minimal, p.sh. Franca dha atë vit 404 dhe Gjermania, 461.Pas periudhës 2008-2009, lejet e qëndrimit dhënë nga këto dy shtete ranë, duke reflektuar frenimin e emigracionit. Por, vala e re e emigracionit që ka përfshirë vendin pas vitit 2016 po…

Lexo më Shumë

“Nëse dëshiron t’i bashkohesh një klubi, mos urino në derën e klubit”. Kështu në mënyrë eksplicite i dërgoi mesazh Qeverisë Kurti ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, teksa po fliste për synimet e Kosovës për anëtarësim në organizatat euro-atlantike. Sipas analistit, Imer Mushkolaj, kjo deklaratë e ambasadorit amerikan është një sinjal i qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë seriozisht ndaj kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me veprimet në veri të vendit. “Është një sinjal së SHBA-të e kanë seriozisht dhe nuk kanë vend ato spekulimet sidomos të militantëve të partisë në pushtet se Amerika diçka tjetër flet publikisht, por…

Lexo më Shumë