Aurora Polo raportohet të jetë emëruar në postin e Drejtoreshës së Komanduar e Radio Televizionit Shqiptar.
Ajo do të zëvendësojë Alfred Pezën, i cili dha dorëheqjen e parevokueshme nga ky post pa dhënë sqarime për largimin e tij të befasishëm.
Polo ka qenë drejtuese e Albafilm. Po kështu ajo ka mbajtur postin e zv.drejtore së përgjithshme e RTSH-së.