Author: almakos

Deputeti i PD-së Ervin Salianji, pas dënimit të marrë sot nga Gjykata e Apelit me një vit burg, është shprehur se është dënuar mbi bazën e dëshmive të Fredi Alizotit. Sipas Salianjit, Fredi Alizotit është personi që pretendohet se ka bërë zërin e Agron Xhafajt në audio-përgjimin me Albert Veliun (Babalja). “Fredi Alizoti, personazhi mbi dëshminë e të cilit unë jam dënuar sot, unë nuk i kam njohur kurrë as para as pas tani Fredi Alizotin, s’kam pasur kurrë takim”, tha Salianji në Opinion. Më tej demokrati ka hedhur akuza ndaj 3 zyrtarëve e ish-zyrtarëve të policisë, se sipas tij ata…

Lexo më Shumë

Dëshirojmë që me partnerët social të kemi raporte korrekte, por dëshirojmë që edhe mësimdhënësit të kenë besim te ne, tha sonte ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në lidhje me paralajmërimet e SASHK-ut për protesta, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre për rritje të pagave. Gjatë pjesëmarrjes në Tv Telma, lidhur me pranimin e SASHK-ut mbi kërkesën e kryetarit të qeverisë për një periudhë shtesë negociuese prej një javësh, tha se ka për çka të diskutohet gjatë kësaj periudhe. “Tani është shtator. Sot mësimdhënësit do të marrin pagesën që kishin në bazë të marrëveshjes kolektive prej 0.70 për qind.…

Lexo më Shumë

Avokati Indrit Sefa ka deklaruar se dënimin e deputetit demokrat Ervin Salianji me një vit burg nuk e kanë pritur vendimin, pasi sipas tij, me aq shumë rregulla procedurale se janë shkelur nga Gjykata e Apelit, e bënin të pamundur vazhdimin e gjykimit. Në studion e emisionin ‘Open’ në News24, ai u shpreh se një nga këto shkelje ishte futja e provës sot në mënyrë të beftë në dosje, provë e cila nuk ishte shqyrtuar nga Gjykata e Shkallës së Parë. “Nuk e presimin vendimin e sotëm sepse në ankimin e paraqitur, kemi vënë në dukje një shkelje shumë të…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka folur gjithashtu në mbledhjen e Kryesisë e cila u thirr pas dënimit me një vit burg të deputetit Ervin Salianji, vijoi me dyer të mbyllur. Burime për gazetarin Osman Stafa, bëjnë me dije se Noka ka propozuar protesta në çdo qark, bllokim të rrugëve, porteve dhe aeroporteve. Gjithashtu ai ka propozuar dhe bllokim të universiteteve.

Lexo më Shumë

Mësohet se një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Burrel – Klos. Bëhet me dije se një makinë ka përplasur një këmbësor teksa po kalonte rrugën. Sipas informacioneve paraprake i aksidentuari është i moshës rreth 70 vjeç dhe është transportuar me urgjencë në gjendje të rëndë në spital në Tiranë.

Lexo më Shumë

EMISIONI VETTING Kompania guackë Hakliol që lidh Scholz me SOKOLAJ Nga kërkimet e “Vetting” rezulton se Gjovana Sokolaj është aksionere te 4 kompani, “Florester Metalik”, “SOKOLAJ” shpk, “S Corp” dhe “Scholz” shpk. Kompania “S Corp” sh.a ka patur si veprimtari fushën e energjisë dhe e ka kryer aktivitetin për vetëm 3 vite pasi ka filluar procedurat e likuidimit. Kjo kompani rezulton në pronësi të Gjovana dhe Doni Sokolaj me qendër në qytetin e Lushnjes. Familja Sokolaj ka aksione edhe te kompania “Scholz” shpk, të cilën e ka në bashkëpronësi me 50% të aksioneve me kompani gjermane, e cila ka pjesën…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kryetar i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami ka theksuar se koalicioni qeveritar është korrekt edhe përkundër mospajtimeve rreth ligjit për mbrojtësit. “Kemi komunikim të shkëlqyer brenda VLEN-it, por edhe komunikim korrekt me VMRO-DPMNE-në. E shoh që BDI-së dhe disa eksponentë të saj, presin çdo ditë që tÇu shkojë ftesa nga Prokuroria, ata jetojnë me ëndrrën që do zgjohen në mëngjes dhe VLEN do të del nga Qeveria. Ne ju garantojmë që kjo qeveri do të shkojë në fund dhe do të garantojë të drejtat e shqiptarëve, si dhe avancimim e procesit eurointegrues”, tha Kasami. MARKETING

Lexo më Shumë

Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar për dënimin e Ervin Salianjit me një vit burg nga Apeli, për veprën penale kallëzim të rremë. Nga dritarja e banesës së tij, Berisha u shpreh se vendimi i sotëm është një shpallje lufte ndaj opozitës. Ai tha gjithashtu se është rasti i parë në historinë e botës, që një kallëzim i vërtetë shpallet kallëzim i rremë. “Dënimi i sotëm, goditja e radhës që kreu i narkoshtetit shqiptar i bën opozitës shqiptare”, tha ndër të tjera Berisha. “Deputeti Ervin Salianji, të cilin sot Edi Rama, Geron Xhafa, Fatzi Xhafa, e dënuan me një…

Lexo më Shumë

Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, e ka cilësuar vendim politik dënimin me një vit burg të deputetit demokrat, Ervin Salianji. Teliti shprehet se Shqipëria është në rrezik, ndërsa thekson se nuk ka vendim apo arrest politik që të ndalojë uraganin e protestës dhe të ndryshimit. Reagimi i Telitit: DËNIMI POLITIK I SALIANJIT “THIKA E RRADHËS NË ZEMËR” PËR DEMOKRACINË DHE SHTETIN LIGJOR! Prej muajsh, ne po përballemi me një situatë alarmante. Pas arrestimit politik të Liderit të Opozitës, sot vjen edhe dënimi politik i deputetit të opozitës, njërit prej zërave më të spikatur denoncues dhe mbrojtës të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi kanë vijuar reolikat mes tyre. Në një reagim të fundit, kryeministri Rama, e quan Bardhin ‘B e vogël” ndërsa i thotë se “je një shpifës i neveritshëm i të njëjtit lloj si i sapo dënuari për veprën penale të Kallëzimit të Rremë” Reagimi: Kurse ti B e Vogël e prehrit të B-së Madhe, je një shpifës i neveritshëm i të njëjtit lloj si i sapodënuari për veprën penale të Kallzimit të Rremë. Por ndryshe nga ky i fundit, që i shërbeu trimërisht atij të cilit ti i shërben burracakërisht,…

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar sërish pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit, e cila që la në fuqi vendimin e shkallës së parë që e dënoi atë me 1 vit burg. Reagimi i Salianjit I kam mundur në çdo përballje elektorale, e në çdo debat publik. I kam mundur e treguan sa frikë më kishin! Kam denoncuar me forcë çdo padrejtësi, pa kompromis, pa frikë e përballë çdo segmenti të mafies! Ky vendim nga gjyqtarë mjeranë, që shesin dinjitet e profesion vetëm për karrige, më bind dhe më shumë që kam pasur e kam të…

Lexo më Shumë

Monika Kryemadhi ka reaguar gjithashtu për dënimin e deputetit Ervin Salianji me një vit burg nga Gjykata e Apelit, për kallëzim të rremë. Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi shprehet se “absurdi po vendoset tashmë edhe me gjykatë”, ndërsa thotë se vendimi është politik dhe jashtë çdo norme proporcionaliteti. Reagimi i Kryemadhit: Absurdi po vendoset tashmë edhe me gjykatë, përmes vendimeve me logjikë politike dhe jashtë çdo norme proporcionaliteti. Jo vetëm fjala e lirë, jo vetëm denoncimi dhe hedhja dritë mbi të vërtetën, por çdo gjëje që prek stabilitetin kriminal mund t’i shpallet luftë duke përdorur mekanizmin shtetëror dhe ligjor.…

Lexo më Shumë