Monika Kryemadhi ka reaguar gjithashtu për dënimin e deputetit Ervin Salianji me një vit burg nga Gjykata e Apelit, për kallëzim të rremë.
Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi shprehet se “absurdi po vendoset tashmë edhe me gjykatë”, ndërsa thotë se vendimi është politik dhe jashtë çdo norme proporcionaliteti.
Reagimi i Kryemadhit:
Absurdi po vendoset tashmë edhe me gjykatë, përmes vendimeve me logjikë politike dhe jashtë çdo norme proporcionaliteti. Jo vetëm fjala e lirë, jo vetëm denoncimi dhe hedhja dritë mbi të vërtetën, por çdo gjëje që prek stabilitetin kriminal mund t’i shpallet luftë duke përdorur mekanizmin shtetëror dhe ligjor. Burgosja për ushtrimin e detyrës në mbrojtje të interesit publik nuk ka vend në demokraci. Kjo vlen për deputetin e zgjedhur, zyrtarin publik, gazetarin e medias dhe këdo qytetar pa dallime.