Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar pasi Apeli vendosi të lërë në fuqi dënimin me një vit burg ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji. Noka shprehet se vendimi ndaj Salianjit nuk është vetëm goditje e drejtpërdrejtë për PD, opozitën dhe opozitarizmin si e drejtë e shprehjes, por një goditje fatale për ligjin dhe shtetin ligjor. Reagimi i Nokës: Sot vendimin për kolegun Ervin Salianji e dha vetë Edi Rama dhe aspak ligji. Drejtësia sot veproi për llogari të narkosektit në qeveri. Kundërshtari politik u trajtua si armik njësoj si në kohën e etërve të Rilindjes. Kjo qasje ndaj…
Author: almakos
Gjykata Kushtetuese ka sjellë sot vendim që seanca për shqyrtimin e iniciativave me të cilat kontestohet kushtetueshmëria për ligjin për përdorimin e gjuhëve të mbahet më 11 dhjetor të këtij viti. Lajmin e ka konfirmuar për TV Shenja anëtari i Kushtetueses, Osmani Kadriu i cili tha se, të gjitha iniciativat që janë dorëzuar në lidhje me këtë çështjet dhe të cilat janë të bashkuara me një lëndë, të shqyrtohen në seancë të veçantë. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur që shqyrtimi i të gjithë iniciativave të cilat janë të bashkuara me një lëndë a kanë të…
Pas mbledhjes urgjente të Grupit të Partisë Demokratike e cila u zhvillua menjëherë pasi deputeti demokrat Ervin Salianjiu u dënua me një vit burg, pritet që të mblidhet dhe Kryesia e kësaj force politike. Në këtë mbledhje PD do të përcaktojë hapat që do të ndjekë në aksionin e saj politik. Kujtojmë se gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për të dënuar me një vit burg Saliajin, për “kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa.
BDI në një komunikatë për media, ka rikonfirmuar përkushtimin e tyre të palëkundur për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.Sipas tyre ka ardhur koha për të përmbushur premtimet e bëra ndaj qytetarëve, të cilët në mënyrë të vazhdueshme kanë mbështetur rrugën Euro-Atlantike të vendit.“Zhvillimet e fundit, përfshirë edhe fillimin e afërt të negociatave me BE-në për Shqipërinë, tregojnë se dritarja për veprime vendimtare po ngushtohet. Skadimi i afatit për ndryshimet kushtetuese është një moment kritik. Nuk ka më vend për vonesa, justifikime apo manipulime që do të pengojnë të pashmangshmen. Ndryshimet kushtetuese nuk janë thjesht një detyrim ligjor; ato janë…
Një 35 vjeçar është plagosur me thikë ditën e sotme teksa po udhëtonte të autostradën “Tiranë-Durrës”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50, kur një person i paidentifikuar ka goditur me thikë shtetasin L.Sh. Nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja, por i lënduari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Sakaq, vijon puna për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Durrës Rreth orës 12:50, në autostradën “Durrës-Tiranë”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës, shtetasin L. Sh., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e…
Gjykata Kushtetuese ka sjellë sot vendim që seanca për shqyrtimin e iniciativave me të cilat kontestohet kushtetueshmëria për ligjin për përdorimin e gjuhëve të mbahet më 11 dhjetor të këtij viti. Lajmin e ka konfirmuar për TV Shenja anëtari i Kushtetueses, Osmani Kadriu i cili tha se, të gjitha iniciativat që janë dorëzuar në lidhje me këtë çështjet dhe të cilat janë të bashkuara me një lëndë, të shqyrtohen në seancë të veçantë.Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur që shqyrtimi i të gjithë iniciativave të cilat janë të bashkuara me një lëndë a kanë të bëjnë…
Vendimi i Brukselit për ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, për kryeministrin Hristijan Mickoski është mesazh i keq për popullin që jeton në vend.Ai thekson se janë të padrejta kushtet të cilat i imponohen Maqedonisë dhe vlerësoi se bëhet fjalë për diktat dhe porositi që “askush nuk duhet të kushtëzoj për lëshime kombëtare”.“E ndajmë përshtypjen e shumicës së madhe të qytetarëve të Maqedonisë së nuk duhet më mbi bazë të lëshimeve kombëtare, pa garnacione të pranojmë kushte. Për mua kjo është diktat. Nëse ky është kushti për Maqedoninë, atëherë, jo faleminderit. Këto nuk janë vlera…
Avokati i deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar për vendimin e marrë nga apeli ndaj klientit të tij, duke e cilësuar si një dënim politik. Sipas avokatit, apeli mbajti qëndrim të njëanshëm, provat e se cilës ishin të fabrikuara dhe nuk implikonin deputetin demokrat. Ai shtoi se ky dënim është marrë për të mënjanuar opozitën dhe për të mos u përballur më në Parlament, por në Gjykata. “Jemi në një dënim politik, të hapur. Qëndrimi i Apelit dhe shkallës së parë ka qenë i njëanshëm, me prova të fabrikuara, me prova që nuk të çonin asgjëkundi. Jemi para…
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Qeverive të vendeve anëtare në Bashkimin Evropian (Coreper) ka vendosur që Shqipëria të nisë negociatat për anëtarësim në BE me kapituj, me çka do ta ndajnë atë nga Maqedonia e Veriut në rrugën evropiane, shkruan portali i Brukselit “Euraktiv”, duke iu referuar burimeve në Këshillin e BE-së. Të pyetur nga TV Shenja, nga Komisioni Evropian as nuk e kanë mohuar dhe as nuk e kanë pohuar një gjë të tillë. Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero “Komisioni pret me padurim fillimin e negociatave për klasterin e vlerave themelore sa më shpejt të jetë e mundur…
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, pas vendimit të marrë nga apeli për të vuajtur dënimin me 1 vit heqje lirie, e cilësoi si një dënim politik. Ai u shpreh se e gjithë kjo po bëhet përpara zgjedhjeve, por sipas tij do të jetë sërish në fushatë, edhe nëse do duhet nga burgu. “Jam i dënuari i parë politik pas 34 vjetësh”, u shpreh Salianji. Ervin Salianji: E gjitha kjo bëhet para para zgjedhjeve. Bëhet për shkak të problematikave që këtë kanë. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme, nuk jam i pari që bëj punë. Jam i dënuari…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti, në konferencë për media u pyet edhe për pjesën e mbetur të kazinove online që kanë mbetur ende në funksion, edhe pse u tha se të gjitha janë mbyllur.Ai tha se kompania e vetme që aktualisht operon, MegaWin do të mbyllet në seancën e ardhshme të qeverisë.“Megawin është 100% shtetërore, që organizon online, ka procedurë tjetër, në mbledhjen e ardhshme, të martën, do të mbyllet edhe ajo dhe 100% online kazinotë të jenë jashtë funksionit në RMV”, deklaroi Mexhiti. MARKETING

