Deputeti nga radhët e VMRO‑DPMNE, Bojan Stojanovski, përmes kumtesës paraqiti të dhëna krahasuese për rritjen reale të produktit bruto vendor (PBB) gjatë pushtetit të mëparshëm dhe atij aktual.
Sipas Stojanovskit, në tetë tremujorët e kaluar shënohet një shkallë mesatare dukshëm më e lartë e rritjes ekonomike në krahasim me periudhën shtatëvjeçare të qeverisjes së LSDM dhe BDI.
“Qartë ta vërejmë dallimin në rritjen ekonomike. Për qeverinë e LSDM/BDI e marrim periudhën T2 2017 – T2 2024, gjithsej 29 tremujorë. Për VMRO‑DPMNE e marrim periudhën T3 2024 – T2 2026, gjithsej 8 tremujorë të plotë. Matim rritjen reale vjetore të PBB në raport me të njëjtin tremujor të vitit paraprak. Në 29 tremujorët nga T2 2017 deri në T2 2024 tempoja mesatare e rritjes reale ekonomike është rreth 1,9%. Në 8 tremujorët e parë të plotë të pushtetit aktual të udhëhequr nga VMRO‑DPMNE dhe koalicioni është rreth 3,5%”, thekson Stojanovski.
Ai nënvizon se dallimi është mbi 1,9 pikë përqindje në favor të qeverisë së tanishme, pra mbi 90 për qind tempo mesatar më i lartë i rritjes.
” ”
Në kumtesë bëhet analizë edhe me përjashtimin e viteve të krizës së pandemisë.
“Dhe që askush të mos thotë se krahasimi e shtrembëron periudha e kovidit, nëse i nxjerrim plotësisht vitet 2020 dhe 2021, mesatarja e mëparshme është rreth 2,5%. Pra, nëse nga llogaritja i nxjerrim plotësisht vitet 2020 dhe 2021, mesatarja e rritjes është 2,5% kundrejt 3,5% të qeverisë së tanishme. Do të thotë se edhe pa kovid tempoja e tanishme e rritjes është rreth 40% më e lartë”, thekson deputeti.
Në fund, Stojanovski konkludon se të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë edhe për stabilitetin e ekonomisë.



