Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të urës në Orikum, ku për pasojë ka ndërruar jetë një person. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shtetasi me iniciale K. C., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin “Lexus”, ka aksidentuar shtetasin me iniciale D. K., 46 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 46-vjeçari nuk ka mundur të jetojë dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 20:20, në afërsi të urës në Orikum,…
Author: almakos
Një operacion i përbashkët i autoriteteve italiane, shqiptare, zvicerane dhe polake, i koordinuar nga Eurojust, çoi të mërkurën në goditjen e një organizate që merrej me trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, kryesisht në Itali. Prokuroria italiane e Brescia-s njoftoi se ishin lëshuar në total 61 urdhëra arresti, për anëtarët e organizatës që përbëhej kryesisht nga shqiptarë. Mësohet se të paktën 43 shqiptarë janë arrestuar në Itali, ndërsa në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bëri të ditur se ka arrestuar dy pjestarë të tjeë të grupit. Gjatë hetimit, i cili ka…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe sekretarja e përgjithshme, Marina Dimovska sot realizuan takim me drejtorin e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), Xhon Fluarti. Në takim u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e deritanishëm midis Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe IRI-së, si dhe për mundësitë për avancimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme dhe në segmente të tjera. Siç informon shërbimi për informim i Kuvendit, është shprehur vullneti i mirë për logjistikën e mëtejshme për forcimin e kapaciteteve të pushtetit legjislativ në fushën e legjislacionit, shërbimit profesional, transparencës dhe pavarësisë. Bashkëbiseduesit konkretisht iu referuan mundësive për forcimin…
Pêr nxënësit e klasave të para me mësim në gjuhën shqipe, por në përgjithësi, edhe për arsimin shqip, në rajonin e Kumanovës dhe Likovës sot ishte ditë historike. Abetarja e unifikuar për herë të parë sot u gjend edhe në duart e nxënësve të klasave të para të shkollave të atjeshme. Këtë akt historik, në rajonin e Kumanovës dhe Likovës, e mundësuan zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, si dhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, prof. dr. Skender Asani, të cilët…
Bashkia e Tiranës bën me dije se është bërë pjesë e Panelit të OKB-së për Zhvillimin e Qendrueshëm të Qyteteve në Nju Jork, i cili koordinohet nga kryebashkiaket e Parisit dhe Rio de Janeiro dhe drejtohet nga ekonomisti i njohur amerikan, Jeffrey Sachs. Ky panel ka për qëllim zhvillimin e mekanizmave inovativë dhe reformave politike për të siguruar akses më të madh të qyteteve në financimin e qëndrueshëm. Sipas zyrës së shtypit, në këtë iniciativë, e cila është një përgjigje ndaj sfidave globale si ndryshimet klimatike dhe varfëria, Tirana do të angazhohet në Task Force 2 për krijimin e fondeve…
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin e mbylljes së veprimtarisë së Kolegjit Universit “Ëisdom”, e cila u përfshi së fundmi në një skandal të shitjes së diplomave false deri në 8 mijë euro, por gjithashtu dhe të pastrimit të parave. Vendimi u mor ditën e sotme, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “l”, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit. Universiteti Wisdom ka për detyrim të kthejë çdo pagesë…
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar nga SPAK, në bashkëpunim me ndërkombëtaret për goditjen e një grupi kriminal që kryente trafikun e lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt atyre të BE-së. Në pranga kanë rënë shtetasit Arjanit Maloku dhe Jurgen Kacurri, të cilët u arrestuan paraditen e sotme si rezultat i kontrollit të banesave dhe ambienteve të tjera në kuadër të operacionit. Operacioni i përbashkët ndërkombëtar u zhvillua mes SPAK, Eurojust, Europol, autoritetet italiane, zviceriane, polake, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Nga hetimi janë sekuestruar 360 kg kokainë, armë…
“Alkaloid” ka hapur zyrtarisht Muzeun e Korporatës në lokacionin e tij në “Autokomanda”, i cili paraqet një afat kohor autentik në historikun e kompanisë, bazuar në shumë punë, njohuri, përvojë dhe cilësi. Koleksioni fillestar i Muzeut përfshin dëshmi të prekshme nga fillimet modeste të kompanisë, përmes një gjurmë kronologjike, dhjetëvjeçare të rritjes dhe zhvillimit graduale nëntë dekadash, si dhe globalizimit dhe modernizimit të Alkaloid-it të sotëm, një markë pas mijëra punonjësve të aftë dhe miliona. të klientëve të kënaqur. “Kjo hapësirë përmban shumë kujtime të dashura dhe momente domethënëse nga jeta e punës së gjeneratave, të cilat dëshmojnë për zhvillimin…
Uniformat blu kanë arrestuar një 26 vjeçar dhe kanë shpallur në kërkim një 24 vjeçar, pasi së bashku prezantoheshin në aplikacione të ndryshme si funksionarë të lartë shtetëror dhe kërkonin shuma të larta parash nga biznesmenë. Në pranga ka rënë shtetasi Sh.S., 26 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi L.D., 24 vjeç, i identifikuar si organizatori i skemës kriminale të mashtrimit. 26 vjeçari u arrestua në flagrancë teksa po merrte vlerën prej 20 mijë euro nga një administrator i një subjekti privat. Ai akuzohet për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda dhe “Përvetësimi i titullit…
Një 46 vjeçar është arrestuar nga blutë e Tiranës me qëllim ekstradimin e tij në Itali, pasi është i dënuar nga drejtësia e shtetit fqinjë. Në pranga ka rënë shtetasi Gentian Kadillari, alias Endri Zyli Imeraj, 46 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur si bashkëpunim midis dy shteteve, nga operacioni policor i koduar “Wanted 5”. 46 vjeçari është dënuar me 5 vite dhe 11 muaj burgim për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Mbajtja e dokumenteve të falsifikuara”, të parashikuara nga Kodi Penal italian. Sakaq, po punohet për ekstradimin e tij drejt Italisë.…
Një operacion policor është zhvilluar mbrëmjen e djeshme (24 shtator) dhe paraditen e sotme, të udhëhequr nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion dhe homologët e saj në Itali. Gazetari Igli Çelmeta raporton se ekzekutimi i operacionit ka ndodhur në zonën e Manzezë, ashtu sikurse dhe në shtetin italian. Operacioni ndërkombëtar lidhet me goditjen e trafikut të lëndëve narkotike. Mësohet se ky operacion ka si qëllim ekzekutimin e masave të prera nga GJKKO për persona të ndryshëm të fushës së narkotikeve. Hetimi i tyre është bërë nga SPAK, por ka pasur bashkëpunim nga ana e autoriteteve italiane. Sakaq, pritet njoftimi zyrtar në lidhje…
Një urdhër i dytë i ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që doli, pasi konkursi për gradat në polici kishte nisur, ngre dyshime të forta se formula e re i mundësoi Komisionit të Gradave që të favorizonte të preferuarit dhe që të penalizonte ata që e meritonin. Agron S., një oficer karriere, i cili mbante mbi supe rreth 30 vite punë, e priti lajmin për hapjen e procesit të dhënies së gradave si një nga ngjarjet më kulminante të jetës. “Ishte shfaqur, jo vetëm mundësia për karrierë, por edhe për një shtesë të përfillshme të pagës, që e lusnin…

