Mëngjesin e sotëm efektivi i FNSH-së, Nikol Lekndreaj, është gjetur i pajetë në një kanal në Shkodër. Uniformat blu kanë dhënë detajet e para për ngjarjen e rëndë, lidhur me shkakun dhe si është bërë gjetja e trupit të tij. Sipas bluve ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50 në fshatin Bardhaj të Shkodrës, kur efektivi ka humbur kontrollin mbi motomjetin e tij si pasojë e motit të keq, duke përfunduar kështu në kanalin me ujë. Rrjedha e ujit e mori me vete efektivin, duke vështirësuar kështu gjetjen e tij të menjëhershme. Ai është gjetur në kanal që të çon në…
Author: almakos
Një efektiv i FNSH-së në Shkodër është gjetur i pajetë në një kanal. Ai është identifikuar si efektivi Nikol Lekndreaj, i cili ka qenë duke u kthyer në shtëpi me motor pasi piu kafe me miqtë e tij, por dyshohet se humbi kontrollin mbi mjetin dhe përfundoi në kanal. Burimet raportojnë se aksidenti ka ndodhur për shkak të stuhisë dhe erës së fortë që kaploi Shkodrën përgjatë natës. Efektivi 52 vjeçar është gjetur pas shumë orë kërkimesh, rreth orës 03:00 të mëngjesit. Lajmi në përditësim…
Një pacient nga Strumica është shtruar në Klinikën Infektive për shkak të komplikimeve nga ethet virale e Nilit Perëndimor, e cila transmetohet nga mushkonjat. “Është rasti i pestë i një personi të infektuar me këtë sëmundje që regjistrohet në vend. 62-vjeçari është referuar në klinikë nga mjeku i familjes. Gjatë ekzaminimit, pacienti ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe kishte simptoma neurologjike. Nuk ka të dhëna nëse ka udhëtuar jashtë Maqedonisë”, thotë për “Sitel” drejtori i Klinikës Infektive, Fadil Cana. Cana thotë se dyshohet për përfshirje qendrore, neurologjike. Një rezultat pozitiv është marrë si nga lëngu cerebrospinal ashtu edhe nga…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 16 në Korçë. Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motorr drejtuesi i të cilit ka mbetur i lënduar. I dëmtuari është dërguar në spitalin rajonal të Korçës dhe sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia është duke sqaruar rrethanat e aksidentit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar thikë pas shpine ndaj kombit Kushtetutës dhe besimtarëve shqiptarë, propozimin e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti sovran të Urdhrit Bektashi. Gjatë fjalës së tij, Sali Berisha është shprehur se, skenari i Shtetit Bektashi është një sulm jo vetëm ndaj besimeve fetare, por edhe ndaj myslimanëve shqiptarë që njëlloj si besimtarët e tjerë i luten një Zoti. “Shqipëria ka qenë dhe do mbetet vendi i harmonisë së shkëlqyer fetare”, theksoi Berisha gjatë tubimit qytetar. “Fetë e shqiptarëve janë ushqimi shpirtëror i tyre”, tha Berisha, ndërsa shtoi “le t’i themi Edi…
Zv.kyeministri i parë Izet Mexhiti, ka vazhduar me vizitën në SHBA. Ai perms postimi në facebook, ka njoftuar se sot ka takuar ish-komandantin e Forcave të NATO-s Wesley Clark. Në suaza të vizitës time në ShBA ishte kënaqësi të takoja gjeneralin Wesley K.Clark. Bisedat me ish-komandantin e Forcave të NATO-s si gjithmonë janë tejet të frytshme dhe bartje e përvojave të jashtëzakonshme. Diskutuam mbi faktin se siguria dhe paqja ndërlidhen ngusht me bashkëpunimet ndërkombëtare, por mbi të gjitha edhe me zhvillimet ekonomike. Gjithashtu ndaluam edhe te kontributi i tij i jashtëzakonshëm për paqen, e në veçanti atë të rajonit. Mbi…
Kryeministri Edi Rama ka takuar në New York, Sultan Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe. Rama thotw se së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe po finalizojnë dy projekte. E para, krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR dhe detyra, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali. Postimi i Ramës: New York – Me mikun e çmuar Sultan Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, për dy projektet e mëdha të energjisë që…
Shtëpia malore e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovict është djegur këtë të martë. Lajmin e ka konfirmuar vetë Bajqinovci, i cili tha se fshatarët i kanë treguar për djegien e shtëpisë. “Më është djegur shtëpia. Mi ka qitë dyert jashtë krejt. Nuk kam informacione më tej, fshatarët më kanë treguar se është djegur. Nuk e di nga rryma apo çfarë, por është dukur si shpërthim. Nuk kam informacione tjera. Rrugës jam duke shkuar”, tha Bajqinovci për Klan Kosova.
Mësohet se moti i keq ka përfshirë qytetin e Shkodrës duke përmbytur akset kryesore mbrëmjen e sotme (24 shtator). Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se prezencë të shtuar uji ka pranë Bulevardit “Skënderbeu”, në Sheshin “Isa Boletini”, në Sheshin “Demokracia” dhe pranë Urës Dërvishbeg. Gjithashtu, si pasojë e motit të keq disa fshatra nuk furnizohen me energji elektrike Përmes një reagimi, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, u shpreh se qarkullimi nuk është bllokuar në akset rrugore. Reagimi i Bashkisë Shkodër: Në lidhje me situatën e krijuar nga moti i keq me reshje të shumta shiu ju bëjmë…
Policia ka dhënë detaje në lidhje me të shtënat me armë zjarri sot në Vorë. Sipas Policisë, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, ka patur një konflikt mes dy personave që po lëviznin me një mjet Golf 5 dhe një shtetasi që lëvizte me një BMW. Gjatë konfliktit nga automjeti tip “BMW” dyshohet se është qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e 31-vjeçarit që qëlloi me armë, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave…
Mësohet se disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme (24 shtator) në zonën e Vorës. Sipas informacioneve të para, bëhet me dije se disa persona janë përfshirë në një konflikt, i cili më pas është pasuar me të shtëna me armë në ajër. Sakaq, mësohet se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Do të zhvillohet më 19 nëntor të këtij viti, në orën 10:00, seanca në Gjykatën Kushtetuese mbi ankimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për masën e parë të sigurisë, “detyrim me paraqitje”, të dhënë tetor të vitit 2023. “Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”, kërkon Sali Berisha.

