Një efektiv i FNSH-së në Shkodër është gjetur i pajetë në një kanal.
Ai është identifikuar si efektivi Nikol Lekndreaj, i cili ka qenë duke u kthyer në shtëpi me motor pasi piu kafe me miqtë e tij, por dyshohet se humbi kontrollin mbi mjetin dhe përfundoi në kanal.
Burimet raportojnë se aksidenti ka ndodhur për shkak të stuhisë dhe erës së fortë që kaploi Shkodrën përgjatë natës.
Efektivi 52 vjeçar është gjetur pas shumë orë kërkimesh, rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Lajmi në përditësim…