LSDM akuzoi qeverinë për reagim të vonuar, kaos institucional dhe papërgjegjësi në përballjen me ethet e Nilit Perëndimor dhe krizën shëndetësore në Gostivar.
“Tetë viktima të ethes së Nilit Perëndimor dhe tetë javë pa një raport për ujin në Gostivar.
Dy kriza shëndetësore, i njëjti model sjelljeje i qeverisë Mickoski dhe Klekovski: reagim i vonuar, kaos institucional, heshtje dhe mungesë përgjegjësie”, thonë nga LSDM.
Nga atje thonë se ka paralajmëruar prej javësh se qeveria ka vonuar në parandalimin e etheve të Nilit Perëndimor, spërkatjen kundër mushkonjave, masat sistematike dhe mbrojtjen në kohë të qytetarëve.



