Author: almakos

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot ka komentuar deklaratën e deputetit të koalicionit VLEN, Halil Snopçe, se ata mund të dalin nga Qeveria, nëse miratohen ndryshimet në Ligjin për “Branitellat” pa u parashikuar edhe kompensimi për ish luftëtarët e UÇK-së.Mickoski shkurt tha se “I dëshiroj fat”, ndërsa të njëjtën përgjigje e kishte edhe për pyetjen, lidhur me paralajmërimet e kreytarit të BDI-së, Ali Ahmeti se ata të revolutar për balancuesin do të dalin në protesta: “Edhe atij i dëshirojë shëndet dhe fat”, tha Mickoski.Mickoski mes tjerash e ka përsëritu qëndrimin e tij se nuk funksionon me kërcënime dhe shantazhe.“Nëse dikush kërcënon atëherë…

Lexo më Shumë

Nga sot 73 produkte ushqimore do të jenë më lirë. Sot është publikuar edhe vendimi në “Gazeta Zyrtare”. Çmimet e 73 produkteve ushqimore, të cilat janë pjesë e shportës së konsumit të vjeshtës, duhet të jenë më të ulëta deri më 31 tetor dhe produktet e përfshira në këtë shportë duhet të shënohen qartë me mbishkrimin “Më pak harxhime, më shumë për ju”.Vendimi është marrë nga Qeveria me propozimin e grupit punues të formuar nga Ministritë e Ekonomisë, Financave dhe Bujqësisë. Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, në një konferencë për media tha të premten se vendimi është marrë në bazë…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Italisë ka kthyer pas ekspertizën mjekoligjore të vdekjes së 3 vjeçarit Brian Spahiu, i cili një vit më parë kreu ndërhyrje në klinikën dentare të Roland Xhaxhos. Arsyeja e kthimit vjen për shkak të mungesës së dokumentacionit, pasi organi i akuzës shqiptare ka dërguar në letërporosi vetëm letrat dhe jo mostrat e plota. Kjo letërdërgesë është dërguar nga Prokuroria e Tiranës drejt Italisë disa muaj më parë, për të kryer një ekspertizë mjekoligjore, një mënyrë që të përcaktohet shkaku i vdekjes së 3 vjeçarit, Brian Spahiu. Nga ana tjetër, familjarët e të miturit kanë kundërshtuar që ekspertiza mjekoligjore…

Lexo më Shumë

SPB Manastir ka dorëzuar kallëzim penal kundër tetë personave në Prokuroritë Themelore Publike në Manastir, Prilep, Resnjë dhe Kërçovë për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara për veprën penale “shkaktim i rrezikut publik” “SPB Manastir ka dorëzuar kallëzim penal kundër G.A Manastir (75) nga Manastiri për shkak se me datë 17.08.2024 ka ndezur zjarr në hapësirën ndërmjet oborrit dhe kopshtit pranë shtëpisë së tij në fshatin Oblakovë, Manastir, me qëllim të djegies së mbeturinave, me të cilat ka shkaktuar një zjarr. SPB Manastir ka dorëzuar kallëzim penal edhe kundër L.M.(53) nga Manastiri pasi me datë 10.08.2024 gjatë saldimit nuk…

Lexo më Shumë

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”, që pritet të sjellin një shtrëngim të fortë në hapësirat kredituese të institucioneve financiare jobanka. Mbështetur në parashikimet e projektrregullores që po konsultohet me palët e përfshira, një institucion financiar jobankë nuk do të lejohet të japë në të njëjtën kohë më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës. Projektrregullorja vendos gjithashtu një vlerë tavan të kësteve të kredisë në raport me të ardhurat mujore neto të huamarrësve. Raporti i shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave (DSTI) do të…

Lexo më Shumë

Një 26 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, ndërsa dy të tjerë jan procedua penalisht, lidhur shitjen e lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë shtetasi Hajredin Hasa, 26 vjeç, ndërsa në gjendje të lirë janë lënë E.M., 24 vjeç dhe A.Sh., 20 vjeç. Hasa është arrestuar në flagrancë në rrugën “Petro Nini Luarasi”, ku dhe ai kryente aktivitetin e paligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike. Përgjatë kontrollit fizik të tij, blutë gjetën dhe sekuestruar nën cilësinë e provës materiale, doza kanabis, të cilat ishin gati për shitje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i…

Lexo më Shumë

Një shtetase ruse dhe një ukrainase janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi shërbenin në rolin e tutorëve dhe shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, ndërsa 11 persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Në pranga kanë rënë shtetasja ukrainase Anna Tkachenko, 27 vjeçe dhe shtetasja ruse Elena Maslova, 37 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë. Këto të dyja janë kapur në flagrancë në rrugën “Naim Frashëri” të kryeqytetit, teksa po merrnin shuma parash nga shtetase të huaja, të cilat i shfrytëzonin për prostitucion. Nga verifikimet e bëra të uniformave blu, sqarohet se vajzat i reklamonin në faqen…

Lexo më Shumë

Vetëm dy ditë më parë, Komisioni i Posaçëm i ngritur për përzgjedhjen e postit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, përfundoi vlerësimin e kritereve ligjore të kandidatëve. Nga lista e aplikantëve, vetëm 11 prej tyre arritën që të kalonin këtë fazë. Ditën e nesërme, me datë 25 shtator, do të nisin seancat dëgjimore të këtyre 11 kandidatëve përballë Komisionit të Posaçëm. Në këtë seancë, aplikantët do të shpalosin platformat e tyre për drejtimin e Policisë së Shtetit. 11 kandidatët që kanë arritur deri në këtë fazë janë: Adriatik Tafçiu Altin Mena Ardian Çipa Gentjan Shehaj Idajet Faskaj Ilir…

Lexo më Shumë

Shfrytëzuesit nga lagjet Fushë Tophanë, Çair, Butel, Vizbeg dhe Zona Industriale – Vizbeg sot prej orës 6:00 deri në orën 7:00 do të mbeten pa energji elektrike. Sot nga ora 08:30 deri në ora 12:00 pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit nga vendbanimet Kozhle, Badar, Bllacë e Katllanovës, si dhe tuneli Katllanovë në magjistralen Veles-Shkup, ndërsa nga ora 9:00 deri në ora 14:00 shfrytëzuesit nga lagjja “Naum Çakarov” dhe “Boris Sarafov” në komunën e Gjorçe Petrovit. Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhimin me kriza e qytetit të Shkupit, ndërprerja e furnizimit me energji elektrike është për shkak të ndërhyrjeve…

Lexo më Shumë

Ka kaluar një vit qëkur një grup i uniformuar i serbëve kreu sulm terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit. Në një pritë ishte vrarë fillimisht polici Afrim Bunjaku. E në aksionin pasues të Policisë së Kosovës, grupi u grumbullua në Manastir. Në luftime u vranë tre sulmues e pjesa tjetër e grupit iku. Në aksionin e Policisë u konfiskua arsenal armësh. Janë konfiskuar: 1 veturë e rëndë e blinduar; Vetura xhip – 24 copë; motorë 4×4 – 2 copë, mina kundër këmbësorisë – 8 copë; zolla të mbushura – 29 copë; zolla të përdorura – 7 copë; predha minahedhësish 82…

Lexo më Shumë

Çdo shqiptar që jeton jashtë dhe do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të pranverës do të duhet të regjistrohet në Platformën Elektronike të Regjistrimit të paktën 68 ditë përpara datës së votimeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi dje rregulloren për të gjithë procesin që do të ndiqet që nga ngritja e kësaj platforme dhe deri tek krijimi dhe afishimi i listës së zgjedhësve nga jashtë e veçuar nga lista e votueseve që jetojnë brenda territorit të republikës. Afati për paraqitjen e kërkesës fillon 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 68 ditë para kësaj date. Kërkesa kryhet përmes…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Berat, nga e cila kanë ndërruar jetë dy persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në vendin e njohur so “Rruga e drejtë e Kuçovës”, kur një automjet i drejtuar nga shtetasi A.K, është përplasur me mjetib bujqësor. Nga përplasja kanë ndërruar jetë çifti i të moshuarve që ndodheshin në mjetin bujqësor, shtetasit A.K., 81 vjeç dhe S.K., 77 vjeçe. Vajza e tyre, F.B., 58 vjeçe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, drejtuesi A.K., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë Berat/Informacion paraprak Rreth…

Lexo më Shumë