Author: almakos

Në Shqipëri ka një vëmendje të posaçme për gjithë zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. Kështu u shpreh kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali e cila po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë. Ajo tha se shpreson që të zbatohet plotësisht ligji i gjuhëve, duke shtuar se cenimi i gjuhës shqipe në çfarëdo forme, cenon identitetin e shqiptarëve, duke shtuar se shpreson që vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të jetë në frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Elisa Spiropali, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë “Njëlloj siç jemi të interesuar, presim me besim dhe shpresojmë që të zbatohet plotësisht Ligji për Gjuhët.…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Kuvendit, njëkohësiht deputet i PD, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim sot me Giulio Terzi di Sant’Agata, President i komisionit të politikave të Bashkimit Europian në Senatin e Republikës italian. Deputeti demokrat thotë se i shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën ndaj Shqipërisë përgjatë sfidave të historisë duke i cekur ato si dhe për atë dhënë në bashkëkohësi në procesin e integrimit, në plan politik, ekonomik e kulturor, me arbëreshet e hershem dhe emigrantët. Gjekmarkja gjithashtu tha se i shprehu shqetësimet e opozitës për masën e arrestit në shtëpi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit Ervin Salianji. “Një…

Lexo më Shumë

Drejtoria doganore ka informuar se gjatë javës së kaluar doganierët kanë zbuluar disa tentativa për kontrabandë, gjatë të cilëve janë ndaluar përkohësisht rroba, këpucë, bizhuteri, çanta, syze, ora dore, brisqe, parfume, mallra teknike dhe të tjera. Ndër pikët e ndalimit ishin Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, Tabanoc, Rramali, Dojran e disa vende të tjera. Në veshje, këpuce dhe aksesorë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit tek bagazhi i një shtetasi të Maqedonisë së Veriut i ardhur nga Stambolli, janë zbuluar 113 palë syze dhe 13 orë të markave të njohura botërore. Në Tabanoc gjatë kontrollit të një furgoni me targa të Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Gazetari i njohur Andi Tela rikthehet në drejtimin e grupit mediatik “Focus Media News” ku përfshihen News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare, Radio News24 si dhe të “Panorama Group”. Prezantimi i z.Tela përpara bordit dhe stafit të News24, BalkanWeb dhe Gazetës Panorama u bë nga Presidenti i “Hysenbelliu Group”, z.Irfan Hysenbelliu. Z.Hysenbelliu vlerësoi bashkëpunimin prej 17 vitesh në të kaluarën me z.Andi Tela dhe i dha besimin e plotë për drejtimin e mediave të rëndësishme dhe lidere në Shqipëri. Zoti Hysenbelliu shprehu falenderimin e tij edhe për bashkëpunimin shumë të mirë me z.Aleksandër Çipa, të cilit i uroi suksese në angazhimet e…

Lexo më Shumë

Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga firmosi më 17 shtator urdhrin për miratimin e fondit të kompensimit ushqimor për efektivët e policisë. Në listën e produkteve që është zbardhur nga Neës24,  përfshihen produkte ushqimore, pije dhe ushqim për kafshët shtëpiake. Megjithatë, vihet re mungesa e produkteve të higjienës. Sa i përket shumës që efektivët do të kenë në dispozicion, norma e kompensimit ditor është 450 lekë, megjithatë ata do të paguhen në varësi të orëve të punës që kanë bërë gjatë kësaj periudhe dhjetor 2023 deri në gusht 2024. Kalimi i shumës do të jetë në karta…

Lexo më Shumë

Nga Eduard Zaloshnja Nga Censi-23 rezultoi se në Shqipëri banojnë rreth 116 mijë shtetas të vetëdeklaruar si bektashinj, por numri i madh i besimtarëve të pacilësuar (raportuar rreth 332 mijë), i atyre që preferuan të mos përgjigjen (raportuar rreth 244 mijë), dhe i atyre që nuk ishin të disponueshëm (raportuar rreth 134 mijë) – në total rreth 710 mijë – e bën të paplotë tablonë e besimeve fetare që na jep Censi-23 për Shqipërinë. Në Barometrin e Sigurisë të CSDG-së (që u bazua në vrojtimin rigoroz statistikor që drejtova unë në gjithë territorin e Shqipërisë në periudhën 6-15 prill), kishte…

Lexo më Shumë

Gjatë fjalimit të saj në Kuvend, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, foli edhe për zbatimin e gjuhës shqipe.Ajo deklaroi se shpreson që ligji për gjuhët të zbatohet tërërsisht, duke shtuar se cenimi i gjuhës shqipe në çfarë do forme, cenon identitetin e shqiptarëve.Spiropali tha se shpreson që vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të jetë në frymën e Marrëveshjes së Ohrit.“Gjuha shqipe, së paku për ne, është e shenjtë dhe ajo ka të bëjë me thelbin e identitetit tonë. Cenimi i saj në çdo formë, padyshim se dhëmb shumë dhe cenon këtë identitet që në ofrojmë në këtë botë të…

Lexo më Shumë

Dritan Dajti, i cili është i dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e katër efektivëve në Durrës, ka bërë kërkesën e radhës për t’u liruar. Dajti ka depozituar kërkesën përmes avokatëve të tij në Gjykatën e Elbasanit. Ai kërkon të konstatohet pavlefshmëria dhe pamundësia për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës për Krimet e Rënda të korrikut2024. Ky ka qenë dhe vendimi i cili e la atë në burgim të përjetshëm. Sipas tij, ky vendim është i pavlefshëm për shkak se i mungojnë nënshkrimet e katër anëtarëve të trupit gjykues. Po kështu, sipas tij, urdhri i ekzekutimit të prokurorit për…

Lexo më Shumë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se një numër i madh i ushtarëve e kanë lëshuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në vitin 2023 dhe 2024. Sipas Haradinajt, kjo gjendje është alarmante, derisa ka premtuar se do të ndryshon gjendjen e tyre. “Mbi 11 për qind e ushtarëve lëshuan FSK-në vetëm në 2023 dhe 2024. Kjo është alarmante. I ftoj të qëndrojnë, sepse ne do ta ndryshojmë gjendjen. Në vitin 2023, numri i pjesëtarëve që e kanë lëshuar FSK-në është 257! Në vitin 2024, ka kaluar numri prej 200. I fundit nga ta më 19 shtator 2024. Shumica nga…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Lordin Stuart Peach, i Dërguar i Posaçëm i Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor. Biseda u fokusua në situatën e Ballkanit Perëndimor në kontekstin e zhvillimeve rajonale dhe globale, ku u theksua rëndësia e integrimit Euroatlantik përballë pasojave të ndikimit të aktorëve të tretë. Në këtë kontekst, u theksua që vendet e rajonit të vijojnë të kenë të linjëzuar politikën e tyre të jashtme dhe të sigurisë me politikat e përbashkëta të Bashkimit Evropian. Rëndësi iu kushtua nevojës për investime në infrastrukturë, që do të mundësonin forcimin e marrëdhënieve të vendeve…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar projektvendimin për votën e diasporës. Në këtë projektvendim publikohet me detaje si do të bëhet regjistrimi dhe si do të përgatitet lista e votuesve. KLIKO KETU PER TE LEXUAR PROJEKTVENDIMIN Në projekt vendim thuhet se zgjedhësi që dëshiron të votojë nga jashtë duhet të paraqesë kërkesë në mënyrë individuale për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Afati për paraqitjen e kërkesës fillon 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 68 ditë para kësaj date. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve njofton publikisht për hapjen e procesit…

Lexo më Shumë

Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me homologun e saj në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi.Spiropali tha se Shqipëria ka ndjekur me vëmendje zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. Ajo tha se korridori VIII është ëndërr e shqiptarëve, duke shtuar se mezi pret që rrugën Tiranë-Shkup ta bëjë nga ky aks rrugor.“Në Shqipëri i është kushtuar një vëmendje e posaçme zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut. Procesi zgjedhor ishte i standardeve europiane, për të cilat ju përgëzojmë. Rotacioni politik nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Jemi të gatshëm të vijojmë kontaktet dhe dialogun…

Lexo më Shumë