Tiranë/Informacion paraprak Më datë 23.09.2024, në urgjencën e QSUT-së është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi G. S., 42 vjeç, banues në Shkozë, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me mjet prerës. Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.
Author: almakos
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë takimit me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali deklaroi se bashkëpunimi që ekizton mes dy vendeve duhet të fuqizohet dhe përmirësohet edhe më shumë në të ardhmen.Ai tha se dy vendet në rrafshin ndërkombëtar kanë qëllime dhe interesa të njëjta, si është anëtarësimi në Bashkimin Europian, bashkëpunimi edhe më i madh në fushën embrojtjes në kuadër të aleancës së NATO-si dhe zhvillimi i bashkëpunimit rajonal.“Në takimin tonë ne shprehëm pritshmërinë dhe shpresën se dy vendet tona do të vazhdojnë sëbashku në rrugën e tyre drejt integrimit evropian. Ne besojmë se kjo është shumë…
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për ish zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Afati i fundit i SPAK për të kopsitur dosjen “Ahmetaj” është caktuar në datë 22 dhjetor te këtij viti, ku me pas organi i akuzës pritet të zbresë hetimet në Gjykatën e Posaçme për kalimin ose jo të dosjes për gjykim. Ndaj ish zëvendëskryeministrit, njëherësh ish ministër i financave, SPAK ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”. Në muajin korrik të vitit të kaluar, organi i akuzës lëshoi urdhër arrest për Arben Ahmetaj dhe e shpalli atë në…
Është ndarë nga jeta Hava Jashari-Gashi, motra e komandantit legjendar Adem Jashari dhe Hamëz Jashari. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga Bekim Hamëz Jashari, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur, HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga kjo botë sot. Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm”, ka shkruar Bekim Jashari. Hava Jashari-Gashi u përshkrua si një person që…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet ditën e mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të firmosur mbylljen e hetimeve ndaj dosjes “Partizani”, çështje në të cilën janë përfshirë ai dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, të cilët u morën si të pandehur. Së bashku me mbylljen zyrtare të hetimeve të pandehurit do të marrin edhe të gjitha aktet përfundimtare. VIJON….
Sot, më 23 shtator 2024, është ndarë nga jeta Hava Jashari-Gashi, motra e komandantit legjendar Adem Jashari dhe Hamëz Jashari. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga Bekim Hamëz Jashari, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur, HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga kjo botë sot. Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm”, ka shkruar Bekim Jashari. Hava Jashari-Gashi u…
Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është ndjerë mbrëmë në Maqedoni. “Rrjeti sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbrëmë në ora 02:02 ka regjistruar një tërmet me epiqendër që i përket zonës epiqendrore të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit 4. Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata e qytetit të Shkupit dhe rrethinës, me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane”. thuhet në njoftimin zyrtar. Tërmeti ka qenë 23 kilometra në lindje të qendrës së Shkupit, në një thellësi prej 7 kilometrash. MARKETING
Një sasi tritoli shpërtheu në orët e mbrëmjes në banesën e shtetasit Filip Dodaj në njësinë Bushat të bashkisë Vau Dejës. Një person ende i paidentifikuar hodhi lëndën plasëse në oborrin e shtëpisë dhe më pas u largua në drejtim të paditur duke mos lënë gjurmë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:10 të 22 shtatorit. Pronari i banesës ku shpërtheu tritoli Filip Dodaj, 62 vjeç thotë se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe nuk e di se kush mund të jetë autori i lëndës plasëse. “Nuk isha në shtëpi. Është enigmë. Nga kamerat shihet një i maskuar, ka ardhur…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do blihet me 88.5 lekë dhe do shitet me 89.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.9 lekë dhe do shitet me 99.5 lekë.Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.5 lekë dhe do shitet me 118.7 lekë.
Qeveria do të rishikojë në dy vitet ardhshme skemën e taksimit të pagave duke rritur pragun e pa taksueshem dhe duke rishikuar normat e progresivitetit. Sipas strategjisë fiskale afatmesme 2024-2027 synohet “Përmirësim i progresivitetit në skemën aktuale të taksimit të të ardhurave nga punësimi, duke lehtësuar kategoritë me të ardhura të mesme dhe duke rritur pragun e aplikimit të normës marxhinale”. Qeveria argumenton se Shqipëria arkëton në buxhet nga tatimet direkte mbi të ardhurat e biznesit dhe atyre individuale, rreth 40-50 % më pak se vendet e Bashkimit Europian. Kjo diferencë, lidhet kryesisht me 3 faktorë: -Normat përgjithësisht të ulëta…
Një tërmet prej 3.5 shkallëve është regjistruar në Shkup në orën 02.02 minuta. Tërmeti ka qenë në thellësi prej 8 km, 24 km veri nga Shkupi. Tërmeti ka shqetësuar banorët e Shkupit të cilët i kanë ndjerë dridhjet. Nuk raportohet për dëme materiale. /Shenja/ MARKETING
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalimin kryesor në ceremoninë e diplomimit të studentëve të nivelit master në fushën e të drejtave të njeriut dhe demokratizimit, që u zhvillua në Kampusin Global të të Drejtave të Njeriut në Venecia, Itali. Kurti përmendi rrugëtimin e Kosovës si shembull të rëndësishëm në këtë kontekst. Gjatë fjalimit të tij, kryeministri vlerësoi dy ngjarje të rëndësishme që përkuan me vitin akademik të studentëve: 75-vjetori i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe vizita e 20-të e studentëve të programit EMA në Kosovë, për të mësuar mbi progresin e vendit që nga çlirimi…

