Sot, servilët politik shqiptarë, të cilat kanë hyrë në qeveri përmes mbështetjes së partive maqedonase, kanë lëshuar një deklaratë të pabazuar kundër BDI-së dhe liderit tonë, Ali Ahmeti, thuhet në reagimin e BDI-së.“Ajo që është më shqetësuese është një gabim në fund të kësaj deklarate, ku është lënë fjalia “përkthejeni në shqip”, duke zbuluar se këto deklarata janë shkruar nga padronët e tyre maqedonas, VMRO-DPMNE, dhe më pas u janë dorëzuar atyre.Ky fakt tregon qartë se këto subjekte nuk përfaqësojnë interesat e popullit shqiptar, por janë vegla në shërbim të interesave të tjera. Me këtë akt të turpshëm, ato kanë…
Author: almakos
Sipas raportimeve të News24, mësohet se ish-kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, është liruar nga qelia pasi i ka përfunduar dënimin me 2 vite burg. Lefter Alla ka dalë nga burgu i Fierit, ku edhe po vuante dënimin. Kujtojmë që ish-kryebashkiaku socialist u dënua nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Lefter Alla u dënua gjithashtu që për 5 vite nuk duhet të ushtrojë funksione publike. Ish-kreu i Bashkisë Bulqizë rezultoi fajtor pasi favorizoi të afërmin e tij, Aqif Konesha, duke i dhënë tenderin me vlerë 3…
Mësohet se një grua së bashku me të birin tregtonin në biznesin e tyre bizhuteri të dyshuara kontrabandë. Në kuadër të operacionit të koduar “Silver”, policia e Tiranës procedoi penalisht 50-vjeçaren, ndërsa shpalli në kërkim djalin e saj 28 vjeç. Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në një subjekt në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dhe në një tjetër në një qendrër tregtare në rrugën Tiranë-Durrës. Gjatë kontrolleve në këto subjekte, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, aksesorë argjendi për të cilat nuk disponoheshin fatura doganore e tatimore dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre, fshiheshin…
Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është kapur në tentativë për të kontrabanduar veshmbathje nga Kosova në Maqedoninë e Veriut. Policia e Kosovës njofton se i dyshuari po qëndron në mbajtje prej 48 orëve, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminal doganor për procedura të mëtejme ligjore.“Më datë 21.09.2024, duke u bazuar në informatat inteligjente dhe gjatë aktiviteteve taktiko-operative në teren, rreth orës 20:00 në fshatin Seqishte të Hanit të Elezit, kanë vërejtur një automjet të dyshuar duke tentuar të kaloj vijën kufitare dhe menjëherë kanë marrë veprime për ta ndaluar të njëjtën.Drejtuesi i automjetit,…
SPAK ka çuar në gjyq ish-kryetarin e bashkisë Himarë, Jorgo Goro dhe 4 zyrtarë të tjerë, duke i marrë ata të pandehur. Përmes një njoftimi nga Prokuroria e Posaçme mësohet se Jorgo Goro akuzohet për “Shpërdorim detyre”, kryer 2 herë, dhe “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.Njoftimi i SPAK Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal Nr. 189, të vitit 2023, që bën fjalë për…
Loja e ndyrë mbi kurrizin e shqiptarëve, e orkestruar nga klika e kriminalizuar e BDI-së, e cila vendosi “mina” në çdo segment të sistemit të shtetit gjatë sundimit të saj 22-vjeçar, tani është plotësisht e kuptuar nga shqiptarët, thuhet në reagimin e VLEN-it.“Nga Dhoma e njohur 161 në Kuvend, ku për të mbajtur pushtetin, të ashtuquajturit “Front Evropian” i ofruan VMRO-DPMNE-së koalicion me katër ministri dhe pa kryetar Kuvendi, deri te pritjet tensionuese nëpër korridore për të hyrë në qeveri, nxori në pah se loja e BDI-së për keqpërdorime është si për të xhiruar një film hollivudian. Interpelanca kundër Afrim…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mbërritur në Nju York, për të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ( 22 – 30 shtator 2024). Ministri Hasani pritet të firmosë disa marrëveshje për liberalizimin reciprok të vizave, në funksion të forcimit të pasaportës shqiptare në botë, një prej angazhimeve kryesore të kryediplomatit shqiptar, që prej marrjes së mandatit si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Gjithashtu, Ministri Igli Hasani do të ketë takime dypalëshe me Ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit, Bullgarisë, Egjiptit,…
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka filluar punimet këtë të diel në Nju Jork në sesionin e 79-të, ku do të mblidhen liderët botërore, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama. Në fokus do të jenë krizat dhe konfliktet më të mprehta që po kalon bota, kryesisht luftërat në Gaza, Ukrainë e Sudan. Në një axhendë tepër të ngjeshur që nis ditën e stome me samitin e së ardhmes dhe vijon për disa ditë, është parashikuar të zhvillohet edhe një takim mes Shefit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell me 6 liderët e Ballkanit…
Një tregtar shqiptar droge u arrestua teksa tentoi që të shkonte në Britaninë e Madhe, pavarësisht se ishte deportuar vetëm disa javë më parë. Anëtari i bandës, i cili bëri 20 muaj burg në Mbretërinë e Bashkuar për kultivimin e kanabisit, u kap nga forcat e zbatimit të imigracionit të Zyrës së Brendshme dhe Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut ndërsa udhëtonte me një autobus nga Dublini në Belfast , pasi kishte fluturuar me një pasaportë të rreme greke nga Shqipëria më herët atë ditë. Dy orë para kapjes së tij, autoritetet kishin marrë informacione për dy persona, të cilët…
Teksa ndodhemi vetëm pak muaj larg nga zgjedhjet parlamentare, në Partinë Socialiste vazhdojnë aplikimet në platformën “Deputeti që Duam”, ndërsa kryeministri Rama vijon thirrjet për të gjithë ata që duan t’i bashkohen skuadrës që të aplikojnë për të qenë kandidat për deputet. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama thotë se deri tani janë 215 aplikime. “Mirëmëngjes dhe me disa videogrimca të shkëputura nga 215 aplikimet e deritanishme në platformën “Deputeti që Duam”, ku është i mirëpritur cilido që dëshiron t’i bashkohet skuadrës sonë të re #PS30për SHQIPËRINË2030ju uroj të gjithëve të diel të bukur”, shkruan…
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, këto të fundit të cilat janë më të theksuara në relievt malore në lindje të vendit. Po ashtu do të kemi intervale të herëpashershme me kthjellime. Vranësirat do të pasohen me reshje lokale dhe të dobta shiu në orët e mesditës dhe pasdites në lindje dhe në jug të vendit. Hera-herës në male do të kemi shtrëngata afatshkurtra të izoluara. Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 2-7m/s, hera-herës në…
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po akuzon kryeministrin Albin Kurti se po mbron, siç i quan ai ‘të korruptuarit’ gjatë qeverisjes së tij. Ndërsa, presidenten Vjosa Osmani e kritikoi për reagime të vonshme në lidhje me rastin e ambasadorit Martin Berishaj. Abdixhiku, kandidat për kryeministër, tha se dallimi thelbësor mes tij dhe kryeministrit Kurti është që ky i fundit udhëheqë një Qeveri më përplot të korruptuar dhe të njëjtit i mbron. “Ke një kryeministër që e mbron këtë të korruptuarin. Unë i kam diku 9 mijë 781 kryetarë e anëtarë të kryesive të LDK-së. Nuk garantoj që…

