Teksa ndodhemi vetëm pak muaj larg nga zgjedhjet parlamentare, në Partinë Socialiste vazhdojnë aplikimet në platformën “Deputeti që Duam”, ndërsa kryeministri Rama vijon thirrjet për të gjithë ata që duan t’i bashkohen skuadrës që të aplikojnë për të qenë kandidat për deputet.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama thotë se deri tani janë 215 aplikime.
“Mirëmëngjes dhe me disa videogrimca të shkëputura nga 215 aplikimet e deritanishme në platformën “Deputeti që Duam”, ku është i mirëpritur cilido që dëshiron t’i bashkohet skuadrës sonë të re #PS30për SHQIPËRINË2030ju uroj të gjithëve të diel të bukur”, shkruan Rama.