Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve ka reaguar sërish për sovranitetin e urdhrit bektashi, duke u shprehur se vendimi i marrë, sipas tyre është një epokë e re për tolerancën fetare globale. “Selia Botërore e Bektashinjve mirëpret shpalljen e nismës së jashtëzakonshme për krijimin e Urdhrit Bektashi si një entitet plotësisht sovran, duke sjellë një epokë të re për tolerancën fetare globale dhe promovimin e paqes Ky hap historik synon të njohë Urdhrin Bektashi si një shtet të pavarur, vetëqeverisës – i përkushtuar për të mbështetur traditën e tij shekullore të moderimit dhe përfshirjes shpirtërore”, thotë Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve në një njoftim…
Author: almakos
74-vjeçarja e cila denoncoi pak ditë më parë djalin dhe nusen e tij se e kanë dhunuar, ka dhënë detaje të tjera nga rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur në familjen e saj. E moshuara ka treguar për News 24 se djali i saj ka qenë në burg në Greqi për 21 vite, ndërsa tregon se ai dhe nusja e kanë dhunuar me shkopin e fshesës. Siç ka rrëfyer ajo, nusja ka mësuar dhe të birin të sillej keq me gjyshen e tij, duke i dhënë atij gurë në dorë për ta goditur. “Më ka gjuajtur me shkopin e fshesës.…
Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka njoftuar se ka marrë pjesë në Samitin e Ardhmërisë në Kombet e Bashkuara.Ai ka shkruar se së bashku me delegacionin shtetëror, kanë përfaqësuar vendin, ndërsa në këtë samit janë mbledhur më shumë se 150 liderë ku është diskutuar për sfidat dhe mundësitë që lidhen me të ardhmen e njerëzimit.“Në hapjen e samitit, ku isha i pranishëm, fokusi kryesor ishte në Paktin për Ardhmërinë, një dokument ambicioz që synon të ndërtojë një kornizë të re për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Në këtë kontekst, dëgjuam fjalimet inspiruese të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe…
Është arrestuar pas disa orësh 47-vjeçari i cili përplasi për vdekje me makinë një të moshuar ditën e sotme në Fier. Policia bën me dije se në pranga ka rënë Miklovan Jolli, 47 vjeç, banues në Fier. 75-vjeçari Isuf Buzi është goditur nga automjeti teksa kalonte rrugën dhe si pësojë e përplasjes dhe dëmtimeve të forta në kokë, ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Po ashtu, policia sqaron se në njoftimin paraprak të dhënë më parë, gjeneralitetet dhe mosha e shtetasit që humbi jetën nuk ishin të sakta. Pas verifikimeve të kryera në morgun e Spitalit Fier me…
Çështja e Balancuesit po vazhdon të përplasë partitë shqiptare në vend. Nga koalicioni VLEN thonë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ngrirjen e mekanizmit është një konfirmim nga ana e BDI-së se, në vend që t’i shfrytëzojnë funksionet në Qeveri me LSDM-në, në zgjedhjen sistematike të statusit të shqiptarëve, u fokusua në grabitjen e parave dhe pasurimit personal. Koalicioni VLEN garanton se ngrirja e Balancuesit nuk do të rrezikojë të drejtën e punësimit të asnjë shqiptari. VLEN “Balancuesi, mekanizmi i ngrirë për shkak të gjyqtarëve kushtetues të zgjedhur gjatë BDI-së dhe LSDM-së së delegjitimuar, u bë shkak për tensione të reja…
Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka reaguar lidhur me lajmet e fundit për nismën e sovranitetit të Urdhrit Bektashi. Në një njoftim për media, Kryegjyshata Bektashiane ka përgënjeshtruar lajmet, duke i cilësuar të pabaza. Po ashtu, thuhet se Baba Mondi, udhëheqësi shpirtëror i Urdhrit Bektashi, e mbështet plotësisht këtë nismë. Në intervistën e tij ekskluzive me The New York Times, Baba Mondi përsëriti rëndësinë e kësaj nisme, duke deklaruar: “Ky është një hap vendimtar drejt mbrojtjes së traditës shekullore të Urdhrit Bektashi të moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare. Në një kohë kur ekstremizmi dhe intoleranca janë në rritje, kjo nismë siguron që vlerat…
Për javën që presim përpara vendi ynë pritet të përjetojë një javë “normale” vjeshte. Kalimi i një fronti të ftohtë pritet të sjellë mot të vranët dhe reshje shiu për disa ditë ndërsa depërtimi i masave ajrore të thata dhe të ngrohta do të sjelli mot të kthjellët e përsëri rritje të temperaturave. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ditën e Hënë moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash hera-herës deri të dendura si dhe reshje shiu të izoluara dhe të dobta në mesditë dhe pasdite. Për ditën e Martë dhe ditën e Mërkurë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik.…
“Lidhur me zbulimin epokal të sotëm të klikës së dëshpëruar të BDI-së se gjoja VMRO-DPMNE-ja po u shkruan kumtesat e koalicionit VLEN, deklarojmë si më poshtë: Duket se BDI-së i është ngatërruar lëmshi. Kjo nuk është periudha 2006-2017 kur BDI luante rolin e vasalit ndaj Gruevskit dhe Mijallkovit.Është dëshpërim i thellë kur një parti që ka qenë 22 vite në pushtet bie në nivelin e përdorimit të një argumenti të tillë për sulme politike. Megjithatë, ne nuk do të lejojmë që megafonët e tyre të shpërndajnë marrëzira. Për këtë arsye, duke marrë parasysh që komunikojmë edhe me media në gjuhën…
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Divjakë, ku ndër të tjera ka deklaruar se do të nisin zbatimin e projektit për transformimin e Divjakës dhe gjithë Shqipërisë. Bardhi thotë se përpara kemi një vit skarifice, me qëllim për të ndërtuar projektin fitues për të ndryshuar Shqipërinë. Ai shprehet se në këto 12 vite qeverisje fermerët janë braktisur dhe se ka munguar mbështetja për bujqësinë. “Në Divjakë, së bashku me strukturat drejtuese të Degës, nisëm zbatimin e projektit tonë transformues për Divjakën dhe Shqipërinë. Viti që kemi përpara është vit…
Ish-anëtari i Kryesisë së LPK-së dhe ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmeti ka kujtuar Fehmi dhe Xhevë Llavdrovcin në 26-vjetorin e rënies së tyre heroike. Ahmeti shkruan se Xhevë dhe Fehmi Lladrovci çdo frymëmarrje ia përkushtuan kombit.“26 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Llavdrovcit.Si Feha, s’bëhet një i dytë. Më mungon fort, por ai iku nga kjo botë duke e dhënë jetën për Kosovën, ashtu siç gjithmonë kishte dëshiruar, ashtu siç edhe vetë kishte deklaruar. Feha dhe Xheva çdo frymëmarrje të tyre ia dedikuan kombit dhe vendin e tyre në historinë më të lavdishme të popullit…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në unazën e qytetit të Fierit. Një këmbësor është goditur nga një automjet dhe si pësojë e përplasjes dhe dëmtimeve të forta në koka, ai ka ndërruar jetë. Edhe pse ai u transportua menjëherë drejt spitalit, nuk ka mundur të mbërrijë i gjallë, pasi ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra. Mësohet se i moshuari ka qenë duke kaluar rrugën në momentin kur është përplasur nga makina. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit.
Gjykata e Apelit në Tiranë ka liruar nga paraburgimi shtetasin italian Salvatore Di Tella që shkaktoi në mënyrë aksidentale humbjen e jetës të kunatit të tij Nicola Loro. Ngjarja ndodhi më 19 gusht në plazhin e Velipojës teksa dy të rinjtë u përplasën me një Jet Ski duke bërë manovra të rrezikshme në ujë. Kjo bëri që 19 vjeçari Nicola Loro të humb jetën në mënyrë të menjëhershme. Fillimisht gjykata e shkallës së parë në Shkodër dha masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 60 ditor por apeli në Tiranë e rrëzoi duke e zëvendësuar me masën “garanci pasurore”…

