“Lidhur me zbulimin epokal të sotëm të klikës së dëshpëruar të BDI-së se gjoja VMRO-DPMNE-ja po u shkruan kumtesat e koalicionit VLEN, deklarojmë si më poshtë: Duket se BDI-së i është ngatërruar lëmshi. Kjo nuk është periudha 2006-2017 kur BDI luante rolin e vasalit ndaj Gruevskit dhe Mijallkovit.
Është dëshpërim i thellë kur një parti që ka qenë 22 vite në pushtet bie në nivelin e përdorimit të një argumenti të tillë për sulme politike. Megjithatë, ne nuk do të lejojmë që megafonët e tyre të shpërndajnë marrëzira. Për këtë arsye, duke marrë parasysh që komunikojmë edhe me media në gjuhën maqedonase, është e natyrshme që Qendra e Komunikimit e VLEN-it të angazhojë lektorë për rregullimin e teksteve tona. Nëse, në aspektin gjuhësor, një tekst korrektohet, mund të ketë nevojë që kjo të ndodhë në të dy versionet.
Nëse “dëshmia kryesore” e kësaj klike të kriminalizuar të BDI-së është fjalia “përktheje në shqip” në fund të versionit maqedonas të kumtesës së sotme, atëherë mund t’i quajmë lirshëm – nga një parti politike, në cirk politik.
Ka ardhur koha që Ali Ahmeti të zgjohet dhe të kuptojë se në opozitë nuk e kanë çuar partitë maqedonase, por shumica e popullit shqiptar, i cili në zgjedhje i tha: mjaft më me gënjeshtra, manipulime dhe pasurim të paturpshëm familjar!” thuhet në përgjigjen e VLEN-it ndaj BDI-së
Data 11.07.2025
Aktuale
- Mexhiti nga Roma: Mbështesim integritetin territorial të Ukrainës, të gatshëm të kontribuojmë në procesin e rindërtimit
- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali: “Bota serbe” është rrezik për rajonin
- Dorëheqjet në bashkinë e Vlorës! Bledi Koka: Nuk është thjesht një shqetësim i Ramës se nuk po bëjnë punën, po rishkruhen balancat e bandave
- Vetting: Si përfunduan milionat e mirëmbajtjes së rrugëve në duart e “Alko Impex”,roli i Ballukut dhe njerëzve të saj
- Fluks i shtuar i automjeteve në vendkalimet kufitare, LAMM: Rreth 30 minuta pritje për hyrje në Maqedoninë e Veriut
- “Fantazma” e Unazës së Madhe ndjek edhe Belinda Ballukun! Vetting zbardh manovrat e Arbër Abazit dhe tenderin 14 milionë euro pa garë nga ARRSH
- Presidenti turk diskuton çështjet rajonale dhe globale me kancelarin austriak
- Arrestohen dy persona në Shkup, u kapën duke shkaktuar zjarr