Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka shpallur konkurset për bursa për studime të ciklit të dytë dhe të tretë në institucionet e arsimit të lartë në vend për vitin akademik 2024-2025. Gjithsej 50 bursa për studime pasuniversitare dhe 20 bursa për studime të doktoratës do të ndahen për qytetarët e Maqedonisë të cilët do të regjistrohen në ndonjë nga institucionet e arsimit të lartë vendor në programet në këto fusha shkencore: shkencat natyrore dhe matematikore (biologji, fizikë, gjeofizikë. , gjeologji dhe mineralogji, kimi, biokimi, matematikë dhe informatikë) ose të shkencave inxhinierike dhe teknologjike (inxhinieria elektrike, inxhinieria elektromekanike, elektronika dhe…
Author: almakos
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar dosjen në GJKKO, lidhur me pesë persona, anëtarë të grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Kastrati, ose i njohur si Sokol Krasniçi. Të pandehurit të cilët janë dërguar për gjykim në GJKKO janë: Klajdi Dervishi, alias Klajdi Pelinku, alias Bruno Pavoti Arteid Musallari Eltion Dani Nikolin Noku, alias Nikolin Martini, alias Nike/Nik Martini Zamir Hoxha. Bazuar nga rezultatet e hetimeve, Prokuroria e Posaçme shprehet se përgjatë viteve 2018-2019, këta pesë anëtarë, së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë, të gjithë të drejtuar nga Jetmir Kastrati, ishin të përfshirë në trafikimin dhe përpunimin…
Interpol Tirana dhe homologët në Itali kanë zhvilluar një operacion të dyfishtë ekstradimi, teksa është sjellë në Shqipëri një shtetas i shpallur në kërkim për kultivimin e lëndëve narkotike, ndërsa u ekstradua drejt Italisë një 46 vjeçar i cili ka kryer grabitje me armë. Nga Italia drejt Shqipërisë u ekstradua shtetasi Erjon Haxhiu, ndërsa nga vendi ynë drejt fqinjëve, shtetasi Valentino Gjoleshi, alias Nino Gjeloshi. Erjon Haxhiu kultivoi 320 bimë narkotike tip cannabis sativa, pranë banesës së tij në Milot në vitin 2022. Ai akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm,…
Janë gjetur dy prej të miturve të cilët u larguan nga qendra sociale në Elbasan me datë 19 shtator, ndërkohë po vijojnë kërkimet për djalin tjetër i moshës 13 vjeç. Të vegjlit pasi janë gjetur nga uniformat blu i janë dorëzuar qendrës, në gjendje të mirë shëndetësore. Kujtojmë se tre të miturit u larguan nga qendra me datë 19 shtator dhe ka qenë përgjegjësi i institucionit social, shtetasi R.P., 37 vjeç, i cili denoncoi mungesën e tyre. “Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për largimin nga një qendër sociale të shtetasve të mitur, ju informojmë se janë…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova prej sot po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku e kryeson delegacionin shtetëror të Maqedonisë së Veriut në Asamblenë e Përgjithshme të 79-të të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. MARKETING
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka lënë në burg ish-efektivin Erjon Goxhara, i cili plagosi me armë zjarri inxhinierin e ERE-s, Lorenc Kosta, për motive xhelozie pasi ky i fundit kishte lidhje me bashkëshorten e policit. Goxhara kishte bërë kërkesë në Apel për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, por institucioni e rrëzoi kërkesën e ish-efektivit, duke e lënë kështu në qeli.. Kujtojmë se ngjarja ndodhi mesditën e datës 19 gusht, në zonën e “Komunës së Parisit”, në kryeqytet. Goxhara u vetdorëzua pranë autoriteteve pas më shumë se 48 orësh. Seanca e…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të shtunën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3 m/s. Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të pakta parashihen në relievin malor. Në këtë ditë të fundit të stinës së verës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet…
Uniformat blu të Tiranës kanë përgatitur planin e masave për sigurinë dhe garantimin e rendit, për shkak të derbit që luhet sot mes dy skuadrave “Partizani” dhe “KF Tirana”, ndeshje që do zhvillohet në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”. Në kuadër të sigurisë dhe rendit, nga ora 17:00 e deri në përfundim të ndeshjes, këto rrugë të listuara më poshtë do të qëndrojnë të bllokuara: Rrugën “Lek Dukagjini” përreth stadiumitRrugën “Dervish Hima”Rrugën “Gjergj Filipi”Rrugën “Papa Gjon Pali II” (nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi)Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”) Në mënyrë…
Nuk janë vetëm pensionet e pleqërisë, ato që indeksohen me 4.1 për qind nga data 1 tetor e në vazhdim, por edhe 15 lloje të tjera pensionesh, që përfshin skema e sigurimeve shoqërore. Në Fletoren Zyrtare është zbardhur vendimi i plotë me kategoritë përfituese dhe të gjitha detajet e indeksimit të detyrueshëm vjetor. Ajo çka duhet nënvizuar është fakti se shtesa bëhet mbi masën e pensionit të gjithsecilit, duke përjashtuar kompensimet, siç janë ato të energjisë elektrike dhe taksave e tarifave vendore që vilen në faturën e ujit. Nga ky vendim nuk preken vetëm pensionet aktuale, por edhe ato që…
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar atë për izolimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Haziri tha se Kosova, e cila dikur ishte një nga përfituesit kryesorë të Procesit të Berlinit, tani po rrezikon përjashtimin nga ky mekanizëm, për shkak të mospërmbushjes së obligimeve nga ana e Qeverisë Kurti. Bllokimi i CEFTA-s, paralajmërohen pasoja ndaj Kosovës edhe për planin e rritjes. Sipas Hazirit, Kosova është përballur me rrezikun e përjashtimit, jo për shkak të Serbisë, por si rezultat i veprimeve të vetë kryeministrit Kurti. “Skandaloze është, tetori është në 10-vjetorin e mekanizmit…
Mot i keq ka kapluar Tetovën në orët e pasdites, duke u paraqitur erë e fuqishme me shi. Nga Njesiti i Zjarrfikësve të Tetovës njoftojnë se deri në orën 20:15 kanë intervenuar duke pompuar ujë nga 13 shtëpi në Reçicë të Vogël ku janë përmbytur oborret, bodrumet dhe katet përdhesë të objekteve. “Shtëpi të përmbytura, garazhe, oborre dhe rrugë janë dëmet nga stuhia që ka përfshirë sonte Tetovën”, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave. MARKETING
Bërthamat e hurmave të Arabisë ndihmojnë mëlçinë dhe veshkat dhe i mbrojnë ato nga toksinat. Këto bërthama janë të dobishme edhe kundër diabetit. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe parandalojnë dëmët e shkaktuara në ADN-në tonë, por edhe infeksionet virale. Vlerat shëndetsore të bërthamave të hurmave të Arabisë Diabeti Bërthamat janë të dobishme në trajtimin e problemeve me sheqerin në gjak, diabetit dhe komplikacioneve të ngjashme. Një studim i kohëve të fundit, tregon se bërthamat kanë potencial në mbrojtjen e organizmit ndaj komplikacioneve fillestare që shfaq diabeti, të cilat prekin mëlçinë dhe veshkat. Veshkat dhe mëlçia Bërthamat e hurmave…

