Author: almakos

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur 6 godina në Shkodër, për shkak të zbatimit të projektit “Rikualifikimi i Hyrjes të Qytetit Shkodër dhe Bregut Perëndimor të Liqenit të Shkodrës”. IKMT ka njoftuar për këtë aksionin e ndërmarrë përmes një postimi në rrjete sociale. Sipas tij, godinat ishin pengesë për zhvillimin e projektit. Mjete dhe makineri të ndryshme janë angazhuar nga IKMT-a për realizimin e këtij aksioni, nga vetëm poseduesit e godinave 1 dhe 2 janë treguar mirëkuptues. Postimi i plotë: Projekti për hyrjen në Shkodër, IKMT prish 6 objekte Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon me prishjen…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka deklaruar sot se BDI dhe Ali Ahmeti ka patur 22 vite për të sjellur një ligj si dihet për gjuhën shqipe, po ashtu edhe kohë të mjaftueshme për të miratuar një ligj për përfaqësim të drejt dhe adekuat.Ai tha se kjo qeveri, këto 80 ditë, miret me pasojat e kexhmenaxhimit të pushtetit të BDI-së, dhe sic tha ai, satelitëve të BDI-së, të instaluar nëpër parti të ndryshme, shkruan SHENJA.“Zotri Sela si miku i afërt i Ali Ahmetit, 22 vite kanë patur pushtet absolut, lokal e qendror, pse nuk e sollën një ligj për gjuhën…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit ka nënshkruar marrëveshje me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) për bashkëfinancimin e projektit READ për projektet e kërkimit shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri dhe angazhimin e akademikëve shqiptarë të diasporës. Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) do të financojë dhe administrojë zbatimin e Programit READ, duke përfshirë mbulimin e kostove për akademikët e diasporës dhe monitorimin e projekteve të zbatuara. Ndërsa MAS, përmes AKKSHI, do të bashkëfinancojë projektet e përzgjedhura dhe do të sigurojë transferimin në kohë të fondeve për akademikët në Shqipëri dhe të dy institucionet do të bashkëpunojnë për vlerësimin si edhe përzgjedhjen e…

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski dje në një intervistë për Kanal 5, duke iu referuar procesit integrues të vendit në BE, tha se ishte i pari që deklaroi se Maqedonia e Veriut do t’i bashkohet Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, megjithatë u shpreh se është i bindur se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e plotë e Unionit, jo për shkak të Shqipërisë, por për shkak të BE-së. “Fillimisht thashë se do ta bashkojnë Maqedoninë dhe Shqipërinë në bazë të një marrëveshjeje të Bujar Osmanit dhe MPJ-së së atëhershme të Shqipërisë. Askush nuk besonte atëherë, madje qeveria dërgoi njoftime…

Lexo më Shumë

“Paralajmërimet publike për deshqiptarizimin e shtetit po realizohen në praktikë nga kjo qeveri monoetnike në të cilën nodhen edhe humbësit e zgjedhjeve apo shkelësit e legjitimitetit shqiptar”, thuhet ne reagimin e BDI-se. “VLEN po i mbyllë sytë dhe po e lejon rrënimin e të arriturave më të rëndësishme të shqiptarëve për dy dekada me radhë, që nga lufta e 2001-shit. Bashkimi Demokratik për Integrim, shpreh shqetësimin lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për të nisur procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave që lidhen me “përkatësinë e komunitetit” në kontekstin e punësimit në sektorin publik. Vlerësojmë se ky…

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Apelit lidhur me çështjen “Babale”. Togat e zeza janë shprehur se ditën e sotme do të jepet vendimi përfundimtar për këtë çështje. Salianji nuk ka qenë i vetëm sot, pasi kolegët e tij janë shfaqur në ambientet e Apelit në mbështetje të tij. Të pranishëm janë Gazmend Bardhi, Ferdinad Xhaferi, Emilja Koliqi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Agron Gjekmarkaj, Lefter Gështenja, Bledian Nallbati, Dhurata Çupi, Luan Baçi, Luçiano Boçi, Ludovik Hasani, Kastrioti Piroli, Dashnor Sula, si dhe Asllan Dogjani. Sakaq, Indrit Sefa, avokati i deputetit Ervin Salianji,…

Lexo më Shumë

Gjykata nuk pranoi kërkesën e Prokurorisë që opnionit të përjashtohet nga i gjithë gjykimi për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevskas. Këtë kërkesë e bëri prokurorja e lëndës, pasi paraprakisht nëna e Vanjas Zorica Gjorçevska dhe motra e saj kishin bërë kërkesë në prokurori që mediat të mos marrin pjesë në gjykim, pasi siç kanë thënë kërkojnë të ruhet privatësia e tyre, dhe përshkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, me çka ka paraqitur edhe raport mjekësor të specilistit të psikiatrit dhe psikologut.Pala mbrojtëse e kundërshtoi kërkesën e palës së demtuar. Por gjykata solli vendim që mos të pranoj…

Lexo më Shumë

VOLTIZA DURO/ Braktisja e shkollës vijon të mbetet një ndër problematikat e mprehta në arsimin parauniversitar në vend. INSTAT raportoi se niveli i pjesëmarrjes bruto në arsimin e detyrueshëm është 96,9% për djemtë dhe 90,4% për vajzat. Edhe pjesëmarrja në nivelin e mesëm të studimeve është më e lartë për djemtë se për vajzat, përkatësisht 95,7% dhe 90,2%. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Ana Llazo, eksperte arsimi e njëkohësisht lektore tregon dhe analizon disa nga sfidat e arsimit parauniversitar. Cilat janë sfidat e arsimit parauniversitar sot në Shqipëri? Arsimi parauniversitar në Shqipëri përballet me sfida dhe probleme, që ndikojnë në…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, i cili ka dalë nga ambientet e paraburgimit për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi. Fillimisht Rrjepaj foli lidhur me objektin e hetimit të këtij komisioni. Ai u shpreh se hetimi i projektit të sterilizimit nuk është i drejtë, pasi është në kurriz të gjithë aktiviteteve të tjera që kryhen brenda tij. “Sa i takon objektit të hetimit të këtij komisioni parlamentar duhet të jetë në përputhje në objektin të asaj gjejë që hetohet. Mendoj se të thuash po hetojmë projektin e sterilizimit nuk është e drejtë. Është në kurriz të gjithë…

Lexo më Shumë

Një 30 vjeçar në Dibër është arrestuar pasi kërcënonte një shtetase dhe familjarët e saj për dhënien e 5000 euro kundrejt mospublikimit të fotove dhe videove personale të vajzës në rrjete sociale. Në pranga ka rënë shtetasi Indrit Vucaj, 30 vjeç, banues në Bulqizë. Ai ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale një 33 vjeçare dhe familjarët e saj, duke u kërkuar më pas vlerën e madhe të parave në mënyrë që të mos publikonte pamje të saj në internet. Vucaj akuzohet për veprat penale “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i punëve të Jashtme, Bujar Osmani në një status në Facebook ka shkruar se tani më nuk është çështje pozitë apo opozitë, por siç thotë është përgjegjësi kolektive. Tutje, Osmani potencon se askush nuk do të qëndroj indiferent përballë përpjekjeve për të përhapur urrejtje ndëretnike, ose siç thotë Osmani, për të minuar gjithçka që është ndërtuar. “Jo në emrin tim” Në kohë si këto, kur historia po shkruhet çdo ditë, secili prej nesh, pavarësisht pozitës apo përkatësisë politike dhe partiake, ka një përgjegjësi të madhe si qytetar. Askush, nuk mund të qëndroj indiferent përballë përpjekjeve për të përhapur urrejtje…

Lexo më Shumë

[embedded content] ARMAND KULLAU/ Sot që flasim, industritë e shumë vendeve prodhojnë miliona tonë mbetje të rrezikshme si kimikate, metale të rënda dhe mbetje radioaktive, që nëse nuk përpunohen, përbëjnë rrezik për ambientin dhe shëndetin e njeriut. Sa më e rrezikshme të jetë mbetja toksike, aq më shumë kushton trajtimi i tyre për t’i kthyer në mbetje të parrezikshme ose asgjësimi. Eksperti i mjedisit, Rodion Gjoka, thekson për “Vetting” se, “trajtimi i këtyre mbetjeve, madje edhe magazinimi i tyre sipas kushteve që parashikon direktiva e Bashkimit Europian për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme është tepër i kushtueshme, ndaj dhe shohim sot…

Lexo më Shumë