Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Apelit lidhur me çështjen “Babale”. Togat e zeza janë shprehur se ditën e sotme do të jepet vendimi përfundimtar për këtë çështje.
Salianji nuk ka qenë i vetëm sot, pasi kolegët e tij janë shfaqur në ambientet e Apelit në mbështetje të tij.
Të pranishëm janë Gazmend Bardhi, Ferdinad Xhaferi, Emilja Koliqi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Agron Gjekmarkaj, Lefter Gështenja, Bledian Nallbati, Dhurata Çupi, Luan Baçi, Luçiano Boçi, Ludovik Hasani, Kastrioti Piroli, Dashnor Sula, si dhe Asllan Dogjani.
Sakaq, Indrit Sefa, avokati i deputetit Ervin Salianji, ka kërkuar që të rihapet shqyrtimi gjyqësor. Sipas tij, nuk janë lexuar procesverbalet dhe ato nuk janë administruar në procesin gjyqësor.
“Nuk janë lexuar procesverbalet dhe nuk janë administruar në procesin gjyqësor. Ne i kemi kërkuar gjykatës të administrohen dhe kërkesa jonë është rrezuar për leximin e procesverbaleve.”, u shpreh ai.
Po kështu, Sefa kërkon thirrjen e Edi Ramës, Taulant Ballës, Edlir Ajazit, Fatmir Xhafajt, Thoma Janos, Donika Prelës, Gentjan Osmanit, Përparim Kullurit, Ardi Veliut, Rauf Elmazajt, Eduard Shalsit, Andi Anestit, Aldo Spahiut e Andi Llukës si dëshmitarë për këtë çështje.
“Kërkuam të thirren si dëshmitarë në atë kohë: Edi Ramën, Taulant Ballës, Edlir Ajazin, Fatmir Xhafajn, Thoma Jano, Donika Prela, Gentjan Osmanin, Përparim Kullurin, Ardi Veliun, Rauf Elmazaj, Eduart Shalsin, Andi Anesti, Aldo Spahiu, Andi Lluka… etj. Kjo gjykatë refuzoi të merrte një provë që ishte administruar nga prokuroria në atë kohë. Kjo provë, nuk ishte pjesë e fashikullit. Kjo provë ishte një USB.”, tha avokati.
Deklarata e avokatit në seancë:
Ky vendim është ne kundërshtim te hapur me kodin e procedurës penale. Janë prova të pa administruara, vetëm ai që ka dhënë vendimin e di se ku i ka gjetur provat. Për të marrë vendimin, gjykata nuk mund të marrë prova te reja, përveç atyre që janë paraqitur në shqyrtim gjyqësor. E kuptojmë qe gjykata ka evoluar dhe merr si provë edhe ato qe dëgjon në televizor. Ky nuk është rasti i parë.
Nuk janë lexuar procesverbalet dhe nuk janë administruar në procesin gjyqësor. Ne i kemi kërkuar gjykatës të administrohen dhe kërkesa jonë është rrezuar për leximin e procesverbaleve. Nuk u lexuan deklarimet e Albert Veliut. Prokuroria kërkoi marrjen në pyetje te viktimës, Geron Xhafa. Ne kërkuam po ashtu marrjen e tij në pyetje. Gjykata revokoi vendimin e vet për marrjen në pyetje te viktimës. Nuk e di bazën ligjore ku mund të jetë. Mbase nuk lexojmë të njëjtin kod si gjykata.
Kërkuam të thirren si dëshmitarë në atë kohë: Edi Ramën, Taulant Ballës, Edlir Ajazin, Fatmir Xhafajn, Thoma Jano, Donika Prela, Gentjan Osmanin, Përparim Kullurin, Ardi Veliun, Rauf Elmazaj, Eduart Shalsin, Andi Anesti, Aldo Spahiu, Andi Lluka… etj. Kjo gjykatë refuzoi të merrte një provë që ishte administruar nga prokuroria në atë kohë. Kjo provë, nuk ishte pjesë e fashikullit. Kjo provë ishte një USB. Gjykata u bë palë në proces. Po përse kërkuam ne thirrjen e lëtyre dëshmitarëve. Edi Ramën sepse ai deklaroi qe disponon një akt ekspertimi. Dhe tha se zëri në audio përgjim nuk ishte i Geron Xhafës. Ballën- donim të përgjigjej për deklarimet që ai ka dhënë në prokurorinë e krimeve të rënda. Si dhe për audio përgjimin, që kishte dijeni për rrethanat e veprës penale. Është pjesë e fashikullit. Në e kërkuam si dëshmitarë, e refuzoi gjykata. Edlir Ajazin donim ta pyesnim për transkriptimin e bisedave. Është personi që rri përpara aparaturës dhe thotë, kjo bisedë bën dhe kjo nuk bën. Një pjesë të bisedave nuk i ka bërë pjesë te fashikullit. Fatmir Xhafajn në kohën e hetimeve ka qenë ministër i brendshëm. Ishte vëllai i viktimës dhe mbajti qëndrime publike. Thoma Jano, ky dëshmitar do pyetej lidhur me një kërkesë që iu drejtua prokurorisë së krimeve të renda.
Donika Prela për procedurën e caktimit të Gentjan Osmanit në procesin gjyqësor. Nëse ka ndërhyrë të prokurorët. Gentjan Osmanin për telefonatat e kryera dhe aktet e dërguara në mënyrë jo të duhur. Përparim Kulluri, ish prokuror në atë kohë, do dëshmonte për marrjen ne pyetje të dy shtetasve dhe për procedurën hetimore qe ka kryer.
Ardi Veliu, drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit do te dëshmonte për deklarimet e dhëna në atë kohë ne prokurorinë e krimeve të rënda.
Ne kemi kërkesë qe gjykata të riçelë hetimin gjyqësor. Duhet të revokojë te gjitha vendimet e ndërmjetme, që janë te pabazuara në ligj. Na janë cenuar të drejtat kushtetuese.