Edhe një tjetër prej aktivistëve në protestë ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestat e paralajmëruara gjatë muajit shtator, duke njoftuar se tubime do të zhvillohen edhe paradite në ditët kur Parlamenti mban seancat plenare.
Ai bëri thirrje për mobilizim më 10, 17 dhe 24 shtator, duke kërkuar që qytetarët të mblidhen për protestë te Parlamenti, teksa zhvillohen seanca plenare.
Ai paralajmëroi se protesta mund të përshkallëzohet në forma të mosbindjes civile, në varësi të zhvillimit të tubimeve. Aktivisti u shpreh se qytetarët nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, ndërsa theksoi se “nuk mundet 140 njerëz të marrin zvarrë 2 milionë shpirtra shqiptarë. Prandaj, ne nuk heqim dorë pa marrë atë për të cilën kemi dalë”.
“Paralajmërojmë që do të japim maksimumin tonë që ky shtator të jetë shtatori i fundit për këtë qeveri”, u shpreh ai.
Aktivisti: Datat 10, 17 dhe 24 shtator përkojnë me tre të enjte që janë seanca plenare të Parlamentit. Thirrja për këto data është për një pjesëmarrje masive paradite. Të mblidhemi te sheshi “Skënderbej” dhe më pas në Parlament.
Pikënisja është Parlamenti, por, në varësi se si protesta do të rrjedhë, ne paralajmërojmë që do të përshkallëzojmë në mosbindje, duke tentuar të bllokojmë të gjitha rrugët e Tiranës, në mënyrë që të paralizojmë përkohësisht Tiranën dhe të ndalojmë dhe të na dëgjojnë, sepse kemi 99 ditë.
Nuk mundet 140 njerëz të marrin zvarrë 2 milionë shpirtra shqiptarë. Prandaj, ne nuk heqim dorë pa marrë atë për të cilën kemi dalë, por paralajmërojmë që do të japim maksimumin tonë që ky shtator të jetë shtatori i fundit për këtë qeveri.
The post “Nuk heqim dorë pa marrë atë për të cilën kemi dalë!”, Aktivisti paralajmëron: Protesta do përshkallëzohet në mosbindje civile, ky shtator do jetë i fundit për këtë qeveri! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


