Author: almakos

Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer orët e para të mëngjesit në Shkodër, pranë portës së jashtme të një banese të pabanuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35 në fshatin Dragoç, Postribë të Shkodrës, në banesën e shtetasit L.H., 49 vjeç. Prej shumë vitesh në këtë banesë nuk jeton njeri. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale. Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e motivit të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Njoftimi i policisë: Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç”, Postribë, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H.,…

Lexo më Shumë

Arbër Çepani ka rrëfyer mes lotësh ndarjen nga jeta në mënyrë të beftë të kunatit të tij, ish-deputetit Gerti Bogdani dhe momentin ku është njoftuar se ai nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Teksa fliste mes lotësh, Arbër Çepani tregoi momentin se si e mori vesh lajmin që tronditi familjen. Ai rrëfeu se e kishin njoftuar se Gerti nuk ndjehej mirë dhe ishte dërguar në spital, por shtoi se kurrë nuk  e kishte menduar se mund të ishte diçka e keqe. “Sapo ndodhi ma thanë direkt, kaluan disa minuta pasi e gjetën në atë gjendje në tualet dhe e…

Lexo më Shumë

Ndërtimi i hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10 është prioriteti më i lartë për shtetin. Do ta nis dhe do ta ndërtoj në dy mandate. Ky projekt është jashtëzakonisht i rëndësishëm nga aspekti ekonomik dhe do t’i mundësojë vendit të arrijë hapin me botën, në vend që të mbetet apendicit, tha sonte zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Nikollovski në “Samo Interevju” theksoi se nuk është kundër ndërtimit të hekurudhës për në Bullgari. “Unë nuk jam kundër ndërtimit të një hekurudhe drejt Bullgarisë, por ajo nuk do të ndërtohet në një rrugë të parealizueshme, shumë të kushtueshme dhe në…

Lexo më Shumë

Gjatë qëndrimit në Bruksel, pas drekës së ftuar dhe organizuar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte në Qendrën Evropiane për Politika (EPC), në debatin me titull “Kosova dhe BE-ja: Dinamikat dhe perspektiva aktuale”, ku u diskutua mbi rrugëtimin evropian të Kosovës. Gjatë fjalës së tij hyrëse, sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti veçoi rritjen ekonomike të vendit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, sundimin e ligjit dhe zbatimi i reformave efektive në sistemin e drejtësisë, masat e punësimit, reformat ekonomike, mbështetjen e rritur për bujqësi, politika sociale dhe energjetike…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka njoftuar se është dënuar për herë të pestë nga Prokuroria e Serbisë për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar. Mustafi e ka quajtur këtë veprim një përndjekje të hapur dhe të vazhdueshme ndaj simbolit kombëtar shqiptar, duke e konsideruar si një akt diskriminues dhe përpjekje për frikësim politik ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Sot, pas më shumë se dy vitesh nga përfundimi i mandatit si Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, u dënova sërish për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar. Ky është një absurd dhe përndjekje ndaj simbolit tonë…

Lexo më Shumë

Një 62-vjeçar është gjetur  i pajetë mbrëmjen e kësaj të enjteje (19 shtator) në rrugën “Kodra e Diellit” në Tiranë. Policia e kryeqytetit thotë se dyshohet se ky person të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Njoftimi: Më datë 19.09.2024, në rrugën “Kodra e Diellit”, në afërsi të nënkalimit ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi Th. B., 62 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Për vite me radhë gjatë sezonit turistik, Vlora gdhihet e mbuluar nga tymi i plehrave që digjen në fushën e grumbullimit në periferi të qytetit. Skenat apokaliptike të tymit që mbulojnë Vlorën, si ajo e 25 korrikut, i lënë gojëhapur turistët që vizitojnë qytetin dhe rrethinat e tij për të shijuar detin dhe i ka vënë në vështirësi operatorët turistikë. Banorët e qytetit ndërkohë vuajnë prej vitesh erën e rëndë që vjen nga fusha e mbetjeve dhe problemet shëndetësore që sjellin ato. “Unë jam shumë larg, 1.5-2 kilometra në vijë ajrore, por natë për natë ne ndjejmë aromën e mbetjeve…

Lexo më Shumë

[embedded content] EMISIONI VETTING Kompanitë e dyshuara për mbetje të rrezikshme Mbas publikimit të lajmit në media, Prokuroria e Durrësit filloi hetimin për çështjen e trafikut të paligjshëm të mbetjeve toksike, ku dyshohet se kompania “SOKOLAJ” në pronësi të Gjovana Sokolaj ka eksportuar mbetje të rrezikshme me destinacion Tajlandën. Sipas “BIRN”, e cila i referohej dosjes së prokurorisë Durrës, kompania “Sokolaj” është eksportuese e kontejnerëve dhe kompania turke “Kurum International” rezulton burimi i produkteve që dyshohen si të rrezikshme. Më 21 gusht 2024, KURUM bëri një deklaratë publike për mediat, duke mohuar  lidhjet me eksportin e mbetjeve të rrezikshme. “Kurum…

Lexo më Shumë

Mësohet se janë zbardhur emrat e efektivëve të Komisariatit të Kukësit, të cilët akuzohen se kanë përvetësuar rreth 2 milionë lekë përmes gjobave që u vendosnin makinave me targa të huaja. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kërkoi masa sigurimi “Arrest në burg”, ‘Arrest në shtëpi’, ‘Pezullim nga detyra’ dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 22 punonjësit e Policisë së Shtetit, Seksioni i Qarkullimit Rrugor në autostradën Milot-Morinë Sipas Prokurorisë, gjobat e vendosura për automjetet me targa të huaja, ishin vjelur në vend nga agjentët verifikues dhe shumat e parave nuk ishin…

Lexo më Shumë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kërkoi masa sigurimi “Arrest në burg”, ‘Arrest në shtëpi’, ‘Pezullim nga detyra’ dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 22 punonjës të Policisë së Shtetit, Seksioni i Qarkullimit Rrugor në autostradën Milot-Morinë nën akuzë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 135 të Kodit Penal. Më datë 07.03.2024, 24.01.2024 dhe 26.01.2024, oficerët e Policise Gjyqësore pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, referuan në prokurori veprimtari të kundraligjshme të kryera nga punonjës të Policisë së Shtetit, Seksioni për…

Lexo më Shumë

Akademik, Prof. ANASTAS ANGJELI Banka e Shqipërisë, si një institucion i pavarur, nga më të rëndësishmit në vend, ka luajtur dhe luan një rol shumë të rëndësishëm për stabilitetin financiar në vend, me ndikim në zhvillimin dhe progresin ekonomik e social të tij. Kjo, përmes veprimtarisë, rolit dhe misionit të saj, të cilat kanë ardhur duke u përsosur vazhdimisht, reformimit të saj paralelisht me reformimin e vendit tonë në të gjitha fushat, në veçanti në ato ekonomike e financiare dhe bashkëpunimit të suksesshëm me institucionet e tjera shtetërore dh e të qeverisë, si dhe ato financiare ndërkombëtare, Fondin Monetar Ndërkombëtar…

Lexo më Shumë

Mësohet se ka dhënë dorëheqjen gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska. Pas largimit të saj nga detyra  ky institucion mbetet me 8 anëtarë nga 9 që ka në organikë Ende nuk bëhen të ditura motive e dorëheqjes së Elsa Toskës. Elsa Toska ka lindur më 05.06.1976 në Kavajë. U diplomuan në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2005 ka marrë titullin “Master” në Studime Europiane në Rektoratin e Tiranës, ndërsa në vitin 2012 gradën shkencore “Doktore e shkencave juridike” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitet 2000-2006 ka punuar si ndihmëskomisionere/eksperte ligjore…

Lexo më Shumë