Author: almakos

Teksa Kuvendi ka nisur seancën plenare për ditën e sotme, të gjithë deputetët mbajtën një minutë heshtje në këmbë në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Më tej pas nderimit të kolegut të tyre, deputetët demokratë u larguan nga salla. Kujtojmë se ditën e sotme PD shpalli ditë zie, në nder të tij duke anuluar gjithashtu të gjitha aktivitetet. Ndërkohë mazhoranca ka vijuar me rendin e ditës, kur një ndër pikat më të rëndësishme është ajo që ka të bëjë me studentët e Universitetit të Mjekësisë.

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar mekanizmin për barazi në punësim – “balancuesin”. Ai tha se “ky vendim është pjesë e majorizimit dhe më së shumti do të pësojnë bashkësit entike të cilat nuk janë shumicë. Sipas Selës, ky vendim po ashtu është pjesë e destabilizimit, që është bërë temë kohën e fundit dhe se ky vendim, sipas Selës duhet ti shqetsojë të gjithë qytetarët, pasi siç theksoi, nuk është vendim vetëm i Gjykatës Kushtetuese, por është paralajmërim politik i kryeministrit të tanishëm, Hristijan Mickoski. ZIADIN SELA,KRYETAR…

Lexo më Shumë

Më 18 shtator ka përfunduar afati për aplikimet për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku tashmë janë në garë 15 kandidatë. Në vijim të thirrjes për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, aplikimet e përcjella për këtë shpallje, sipas rendit alfabetik janë: Adriatik Tafçiu Altin Mena Ardian Çipa Gentjan Shehaj Hajrulla Xhivini Ibrahim Disha Idajet Faskaj Ilir Proda Lutfi Minxhozi Neritan Nallbati Pëllumb Seferi Rebani Jaupi Sami Rasha Shemsi Prençi Skënder Hita Aplikimet u hapën pa dorëheqjes së ish-drejtorit Muhamet Rrumbullaku, i cili la detyrën pas dy vitesh në krye të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, gjatë vizitës së tij të punës në Bruksel, ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili së shpejti do të largohet nga kjo detyrë. Ministri i dorëzoi Stoltenbergut një çertifikatë mirënjohjeje dhe një pllakë për arritjet e shquara dhe kontributin në sigurinë euroatlantike.“Duke shprehur mirënjohjen për udhëheqjen e tij dhe menaxhimin e organizatës, ndërsa theksoi mbështetjen e rëndësishme për anëtarësimin tonë në aleancë, ministri Mucunski theksoi rëndësinë e përpjekjeve personale të Stoltenberg për ruajtjen e vlerave të përbashkëta dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin…

Lexo më Shumë

Një person ka ndërruar jetë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive si pasojë e virusit të ethet e Nilit. Nga fillimi i vitit e deri më tani janë bërë gjithsej 30 analiza për ethet e Nilit, nga të cilat katër raste janë konfirmuar pozitive, ku rasti i katërt ka përfunduar me vdekje. Siç thuhet në raport, pacienti ishte pensionist dhe merrej me bujqësi, me banim në fshatin Obeleshevë, Koçan. Sipas anketës epidemiologjike, pacienti nuk ka udhëtuar jashtë vendit, si dhe jashtë vendbanimit, gjatë periudhës së inkubacionit.“Në momentin e pranimit, pacienti ishte febril, i sëmurë, me ndërgjegje të çrregulluar, pra i çorientuar,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar mekanizmin për barazi në punësim “balancuesin”.Sela tha se ky vendim është pjesë e majorizimit, të cilin e ka paralajmëruar Hristijan Mickoski.Ai ka shtuar ky vendim po ashtu është pjesë e destabilizimit, që është bërë temë kohën e fundit“Heqja ose vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar balancuesin, për ne si ASH përbënë shqetësim. Kjo duhet të shqetësojë të gjithë qytetarët, pasi nuk është vetëm vendim i gjykatës, por është paralajmërim politik i kryeministrit të tanishëm.…

Lexo më Shumë

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë sërish seancën lidhur me dosjen e koncesionit të Sterilizimit, në të cilën ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është në pozicionin e të pandehurit. Mësohet se shkak i shtyrjes së seancës është bërë tej zgjatja e afatit prej katër orësh. Në seancë nuk u bë e mundur leximi i akteve të Prokurorisë së Posaçme. Për këtë arsye, seanca e radhës gjyqësore do të mbahet më 3 tetor 2024.

Lexo më Shumë

Një pjesë e madhe e deficitit të kuadrit mjekësor në shëndetësi do të kompensohet me specializantët privatë prej të cilëve në thirrjen e fundit kanë arritur rreth 480 aplikime, ndërsa do të veprohet sipas interesit të spitaleve. Shpresoj se në 300 mjekët e parë, një pjesë e tyre, ndoshta më shumë se 10, do t’i angazhojmë në Shtip, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.Ai sot e vizitoi Spitalin Klinik në Shtip dhe paralajmëroi se aty specializantët e parë mund të priten deri në fund të vitit. Interesim kanë shprehur rreth 30 mjekë. “Biseduam edhe me drejtorin, edhe ta ai kanë…

Lexo më Shumë

Në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrje në garën “Cambrian Patrol 2024”, skuadra e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe një skuadër nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në koordinim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe me qëllim vlerësimin e skuadrave pjesëmarrëse në garë, kanë realizuar ushtrimin fushor “ Camprep24”. Skuadrat sipas FSK-së u testuan dhe kaluan sfidat e ngjashme që do të jenë gjatë realizimit të garës. “Skuadrat treguan disiplinë, motiv e përkushtim të lartë, duke bërë më të mirën për të përfaqësuar vendet tona në garën më të madhe të ushtrive të botës siç është gara…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një procedim penal ndaj Kolegjit Universitar Ëisdom, të cilit iu publikua skandali i diplomave false, çmimi i së cilave u kushtonin deri në 8 mijë euro. Regjistrimi u krye mbi bazën e kallëzimit të shtetasit S.C., i cili është administratori i kompanisë ‘Ëisdom’. Ai ka denoncuar se i është falsifikuar firma, ndaj dhe tashmë Prokuroria e Tiranës nis hetimet për çështjen e këtij skandali. Procedimi penal është regjistruar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”, parashikuar nga neni 187/2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjyklim çështjen në ngarkim të Elton Musta dhe Agron Hysa si dhe dy shoqërive “Sulova Ndërtim Prodhim” dhe “Vëllezërit Hysa” për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”. Nga hetimet e zhvilluara, rezultoi se Eltin Musta ka krijuar formalisht në datën 27 qershor 2014, shoqërinë “Sulova Ndërtim Prodhim” teksa vijonte të ishte i punësuar tek shoqëria “Vëllezërit Hysaj” shpk. Hetimi provoi se shoqëria “Sulova Ndërtim” nuk ishte gjë tjetër veçse një krijesë e shoqërisë “Vëllezërit Hysa” e cila përdorej nga kjo e fundit për qëllime të pjesëmarrjes në procedura prokurimi jo…

Lexo më Shumë

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sekuestros për dy biznese të grupit të dyshuar kriminal që drejtohej nga vëllezërit Çopja. Me vendimin e sotëm 19/09/24, Apeli i Posaçëm rrëzoi ankimimet e personave që u vunë në ndjekje penale nga SPAK pas hetimeve për vëllezërit Hajdar e Franc Çopja. Apeli vendosi lënien në fuqi të sekuestrove të pronave të Arben Lamçes, Arjan Ormenajt, Klajdi Merkajt e Manjola Hysenajt. Shoqëritë Elba Beton e Hotel Domus tashmë janë bllokuar deri në përfundim të hetimeve.

Lexo më Shumë