Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar mekanizmin për barazi në punësim “balancuesin”.
Sela tha se ky vendim është pjesë e majorizimit, të cilin e ka paralajmëruar Hristijan Mickoski.
Ai ka shtuar ky vendim po ashtu është pjesë e destabilizimit, që është bërë temë kohën e fundit
“Heqja ose vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar balancuesin, për ne si ASH përbënë shqetësim. Kjo duhet të shqetësojë të gjithë qytetarët, pasi nuk është vetëm vendim i gjykatës, por është paralajmërim politik i kryeministrit të tanishëm. Që kur u hap diskutimi për heqjen e 20-përqindëshit ai paralajmëroi edhe heqjen e balancuesit. Kjo nuk i kontribuon paqes dhe bashkëjetesës në vend, por krijon pasiguri dhe frikë te qytetarët. Ndërsa tek debati për destabilizim, tani shihet se kush e nxit këtë”, tha Sela.
Ai shtoi se “roli i vasalëve që janë pjesë e Qeverisë, është që të legjitimojnë diskriminimin dhe shtypjen që u bëhen shqiptarëve dhe bashkësive tjera në vend. Kërkojmë që të bëjnë hap mbrapa sa nuk është vonë”
Data 07.09.2026
Aktuale
- Incident në Duqanxhik të Shkupit, ka edhe të plagosur
- Sot seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit, i akuzuar për spiunazh dhe shantazh
- Shqipëria digjet! Vetëm 23 bashki kanë buxhet kundër zjarrit
- Greqi: Humb jetën shqiptari 55-vjeçar, autorët “ia mbathin” me motoçikletë
- Mburoja mbrojtëse nga sulmet me dronë dhe sulmet kibernetike
- Von der Leyen në Groenlandë për të rikonfirmuar mbështetjen e BE-së
- Motra e Laurent Krasniqit thyen heshtjen pas humbjes së rëndë
- Sherr mes 2 personave/ Plagoset me thikë i riu te ish-Parku, arrestohet autori 53-vjeçar (EMRAT)



