Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një procedim penal ndaj Kolegjit Universitar Ëisdom, të cilit iu publikua skandali i diplomave false, çmimi i së cilave u kushtonin deri në 8 mijë euro.
Regjistrimi u krye mbi bazën e kallëzimit të shtetasit S.C., i cili është administratori i kompanisë ‘Ëisdom’.
Ai ka denoncuar se i është falsifikuar firma, ndaj dhe tashmë Prokuroria e Tiranës nis hetimet për çështjen e këtij skandali.
Procedimi penal është regjistruar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”, parashikuar nga neni 187/2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë mbi bazën e kallëzimit të shtetasit S.C në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Wisdom” shpk ka regjistruar procedimin penal nr. 4148 të vitit 2024 për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” parashikuar nga neni 187/2 të Kodit Penal.
Çështja është në fazen e hetimeve dhe informacion më i detajuar në lidhje me veprimet hetimore në këtë fazë nuk mund t’u vihet në dispozicion përshkak të sekretit hetimor”, thuhet në njoftim.