Në protestën e 99-të kundër qeverisë, aktivisti Ilir Xhemalaj ka bërë thirrje për një mobilizim kombëtar në ditën e 100-të të protestave, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e mosbindjes civile.
Duke folur para protestuesve, Xhemalaj deklaroi se pas 100 ditësh qëndresë, qytetarët duhet të shtojnë presionin ndaj qeverisë, duke kërkuar përshkallëzimin e protestës.
“Ku është ky shtet që nuk i përgjigjet kësaj proteste që vajti 100 ditë në këtë shesh? Nesër plotësojmë 100-ditëshin, ndaj i them të gjithëve, në protestë kombëtare! Të vazhdojmë mosbindjen civile, ndryshe këta nuk marrin vesh”, u shpreh ai.
Aktivisti tha se mosbindja civile duhet të vijojë përmes bllokimit të institucioneve dhe rrugëve, me synimin për të detyruar qeverinë të largohet. Xhemalaj iu referua edhe pesë pikave të shpallura nga protestuesit, duke veçuar dy prej tyre si kërkesat urgjente të lëvizjes.
“Ato 5 pikat që i kemi shpallur, dy të parat janë urgjente: Rama, jep dorëheqjen dhe qeveri teknike”, deklaroi Ilir Xhemalaj.
Ilir Xhemalaj: Sot dua të flas për situatën e krijuar në vendin tonë, ku kur vjen vera, ky vend digjet nga zjarret, sepse zjarrfikësja vonon 3 orë dhe në Fier u dogjën biznese dhe u rrezikuan jetë njerëzish. Digjet Himara turistike, sepse helikopterit i mbaron benzina rrugës.
Dhe kur vjen dimri, vendi ynë shkretohet nga përmbytjet. Ku është shteti? Ky palo shtet që ka rënë me kohë. Ku është ky shtet kur nafta ka shkuar për 220 lekë për litër, kur ushqimet kanë shkuar në qiell, kur pensionet kanë shkuar në zero, kur ekonomia ka rënë, kur rinia largohet nga vendi.
Ku është ky shtet kur arsimi ka shkuar në zero dhe kur fëmijët janë përgjysmuar, kur klasa e parë nuk ka më fëmijë, kur mësuesit nuk kanë shkolla.
Ku është ky shtet që nuk i përgjigjet kësaj proteste që vajti 100 ditë në këtë shesh? Nesër plotësojmë 100-ditëshin, ndaj i them të gjithëve, në protestë kombëtare! Të vazhdojmë mosbindjen civile, ndryshe këta nuk marrin vesh.
Do vazhdojmë mosbindjen, do bllokojmë institucionet, rrugët dhe t’i detyrojmë të japin dorëheqjen.
Ndaj mendoj se sot, ato 5 pikat që i kemi shpallur, dy të parat janë urgjente, Rama, jep dorëheqjen dhe qeveri teknike.
The post “Dorëheqje dhe qeveri teknike”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Të vazhdojmë mosbindjen civile, bllokojmë institucione e rrugë! Nesër protestë kombëtare, bashkohuni… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


