Eksperti i pasurive të paluajtshme, Gjin Gjoka ka treguar se klientët, që blejnë apartamente janë të huajt, emigrantët dhe intelektualët. I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai u shpreh se shumë shqiptarë që punojnë në mënyrë të ndershme jashtë blejnë banesa në vendin tonë. Eksperti i pasurive të paluajtshme Gjin Gjoka: Shumë apartamente në Shqipëri po blihen nga të huajt. Jo i njëjti kontingjent blen apartamente. Ne kemi dhe intelektualë që blejnë apartamente. Blejnë apartamente edhe mësuesit, policët. Ideja e pasjes së një prone është shpirtërore në Shqipëri. Emigrantët blejnë gjithashtu.
Author: almakos
Drejtuesja e emisionit Open në Neës 24, Eni Vasili, ka kujtuar ish-deputetin e Partisë Demokratike, Gerti Bogdanin, i cili ndërroi jetë papritur ditën e sotme. Vasili tha se dje në mbrëmje Gerti Bogdani ishte në studion e Open dhe se bëri një analizë mjaft të mirë për situatën në Kosovë dhe fushatën zgjedhore në SHBA. Ndër të tjera, Vasili u shpreh se Gerti Bogdani do të mbahet mend mbi të gjitha si një qytetar me shumë vlera. “Emisionin sot dua ta nis për një qytetar të mirë, siç ishte Gerti Bogdani, që u nda nga jeta në mënyrë të beftë,…
Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, ka njoftuar se në Tetovë janë takuar me një pjesë të strukturave partiake. “Së bashku me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, dhe Sekretarin Organizativ, z. Blerim Bexheti, takuam kryetarët e degëve, dhe një pjesë të funksionarëve dhe ish funksionarëve të nivelit qendror. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike më e organizuar në hapësirën shqiptare, në mbrojtje të dinjitetit tonë kombëtar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vazhdojmë të organizohemi edhe më fuqishëm së bashku me popullin në mbrojtje të legjitimitetit!” – shkruan Ahmeti. MARKETING
Kunati i Gerti Bogdanit, Arbër Çepani, ka bërë një tjetër status për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çepani ka treguar një histori të 12 vite më parë ku thotë se pas një skaneri që ka bërë në atë kohë, mjekët në Shqipëri i kishin thënë se i ka ditët e numëruara. Më tej tregon se në atë kohë, Gert Bogdani i ka sugjeruar që të shkojë në Maldive disa ditë, që të marrë rreze dielli e të shërohej. Çepani thotë se fatkeqësisht sot nuk i tha dot të njëjtën gjë Gert Bogdanit…
Edlira Çepani bashkëshortja e Gerti Bogdanit, ka reagar sërish për ndarjen e tij nga jeta. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Edlira ka prekur me fjalët e saj dedikuar bashkëshortit të ndjerë, duke thënë se do ta dojë derisa të takohen sërish. “Do te te duam perjete, bashkeshorti, babai, shoku dhe njeriu me i mire qe do jetoje ndonjehere ne kete bote! Do te te dua çdo dite te jetes derisa te takohemi serish, drita e çdo rrugetimi tim”, shkruan Edlira Çepani. Reagimi i plotë Ti e dije qe jeta ime s’ka kuptim pa ty! Ti e dije qe nuk…
Aleanca për Shqiptarët, krahu i Zijadin Selës, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngrirje të balancuesit. Sipas tyre, ky është një hap i madh për deshqiptarizimin e shtetit.“Vendimi i sotëm për ndërprerjen e Balansuesit është goditje për një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Prej sot e tutje, nuk do të ketë më vende të garantuara për punësim dhe emrime në pozicione udhëheqëse të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera jo shumicë. Urojmë zotëri Arben Taravarin për “fitoren” e tij të madhe kundër shqiptarëve dhe servilizmin ndaj kësaj Qeverie antishqiptare. Ai ia kaloi…
Qeveria hungareze e ka mohuar se pajisjet komunikuese, ose pejxherët, e përdorur në shpërthime vdekjeprurëse në Liban dhe Siri më 17 shtator ishin prodhuar në Hungari. Kompania tajvaneze Gold Apollo tha më herët të mërkurën se e kishte autorizuar përdorimin e markës së saj në pejxherët që shpërthyen në Liban, duke shtuar se ato ishin prodhuar nga një kompani tjetër, me bazë në Budapest. Pejxherët ishin prodhuar nga BAC Consulting KFT, me bazë në kryeqendrën e Hungarisë, sipas Gold Apollo. Megjithatë, zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, e mohoi të mërkurën vonë se prodhimi i tyre ishte bërë në Hungari.…
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti përmes një statusi në rrjetin social Facebook shkruan se me vendimin e djeshëm qeveritar për prishjen e kontratës së qirasë ndërmjet kompanisë së deputetit të BDI-së, “HEJ SHPKNJ” dhe Lotarisë Shtetërore është ndaluar vjedhja e miliona eurove nga një kompani e një deputeti të BDI-së. Mexhiti shkruan se do të vazhdojnë që të luftojnë bixhozin dhe skemat korruptive që ka lënë pas qeverisja e kaluar. Reagimi i plotë: Perandoria e bixhozit po shkatërrohetNë seancën e djeshme të Qeverisë morëm vendim për prishjen e kontratës së qirasë mes kompanisë HEJ SHPKNJ (pronë e deputetit të BDI-së)…
Mësohet se një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën Plepa-Shkozet, ku raportohet se ka humbur jetën drejtuesi i një motomjeti. Sipas informacioneve të para, viktima është një 60-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur. Burime nga policia bëjnë me dije se ende nuk është përcaktuar nëse 60-vjrçari ka ndërruar jetë për shkak të aksidentit apo nëse ka pësuar arrest kardiak. Ndërkohë, ekspertët do përcaktojnë shkakun e vdekjes, nëse është përplasur nga ndonjë mjet apo jo.
Bashkëshortja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta në mënyrë të papritur ditën e sotme ka reaguar për humbjen e të shoqit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Çepani ka njoftuar se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës në ndër të ish-deputetit do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00. Ndër të tjera, ajo njofton se ceremonia e varrimit do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës. “Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme të babait, bashkëshortit,…
Bashkimi Evropian filloi të mërkurën procesin e kthimit të qindra miliona eurove nga fondet e destinuara për të shkuar në Hungari, pasi qeveria e saj anti-migrante refuzoi të paguante një gjobë të madhe për shkeljen e rregullave të azilit. Në qershor, gjykata më e lartë e BE-së urdhëroi Hungarinë të paguajë 200 milionë euro për privimin e vazhdueshëm të emigrantëve nga e drejta e tyre për të aplikuar për azil. E po ashtu e ngarkoi me gjobë shtesë prej një milion eurosh për çdo ditë deri në shlyerjen e detyrimit. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Balazs Ujvari ka thënë në një…
Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur sot në Lezhë, ku shoferi i furgonit të një shkolle ka përplasur një fëmijë 7 vjeç. Sipas informacioneve të para, e mitura mësohet se është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma. Bëhet me dije se në momentin e aksidentit, 7-vjeçarja po kthehej nga shkolla. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

