Në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) sipas raportit të fundit gjatë 24 orëve të fundit ka pasur gjithsej 1.620 thirrje në numrin e vetëm për raste urgjente 112. “Prej tyre thirrje ‘reale’ kanë qenë 56 për qind, ndërsa 44 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. Drejt policisë ka pasur 64 për qind, në shërbimin e urgjencës mjekësore 27 për qind, te zjarrfikësit gjashtë për qind, ndërsa në LAMM 0,42 për qind nga thirrjet reale në 112”, njofton QMK-ja. Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur më pak zjarre në ambiente të hapura,…
Author: almakos
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, është ndarë papritur nga jeta në moshën 44 vjeçare. Sipas burimeve, ish-ligjvënësi demokrat ka pësuar arrest kardiak. Mësohet se ai u shtrua në spital për të marrë ndihmë mjekësore ditën e sotme, por fatkeqësisht nuk arriti t’ja dilte mbanë. Kush ishte Gerti Bogdani Gerti Bogdani (lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë), politikan shqiptar, ish-deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku diplomohet me ‘Nderimet më të…
Në mbledhjen e ardhshme qeveritare duhet të gjendet propozimi për shportën konsumatorë të vjeshtës, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski. Në deklaratën për mediat Mickoski tha se është arritur marrëveshje dhe se propozimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës dje ishte dorëzuar në Qeveri. “Kishte dje propozim nga ana e ministrit të Ekonomisë, i cili është rezultat i takimit të cilin e kishin kompetentët me prodhuesit dhe me tregtarët. Thamë se punët do t’i zgjidhim përmes dialogut, ishte arritur marrëveshje dhe i njëjti do të jetë tashmë në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Dje nuk ishte për shkaqe të përcaktuara teknike,…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është bashkuar nismës “Java Evropiane e Mobilitetit”, që ka për qëllim të inkurajojë qytetet që të promovojnë alternative të tjera të lëvizjes përkundrejt përdorimit të makinave. Përmes një reagimi në rrjete sociale Veliaj fton qytetarët që të përdorin biçikletat si një alternativë e shëndetshme për ta dhe miqësore me mjedisin. “Java Europiane e Mobilitetit na kujton se biçikleta është një nga mënyrat më të mira për të lëvizur në qytet! Kolegët e Policisë Bashkiake këshillojnë qytetarët të përdorin trotuaret me siguri dhe të sigurojnë që korsitë e biçikletave të jenë të lira…
Dje në Shkup në orën 18.30 në Çarshinë e Vjetër, inspektorë të NJPB Qendër dhe Bit Pazar pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria S.A. (36) nga rrethina e Tetovës i cili në ditët e kaluara ka kryer vepra penale “grabitje” nëpër bastore sportive dhe qendra më të vogla tregtare në territorin e Shkupit duke kërcënuar me bisturi. Siç njofton MPB, gjatë kontrollit tek ai është gjetur një bisturi dhe të holla të cilat rrjedhin nga veprat penale. Për rastin është informuar Prokurori publik dhe pas zbardhjes së plotë të veprave penale, kundër S.A. do të parashtrohet kallëzim përkatës. MARKETING
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin e qeverisë për indeksimin e pensioneve me 4.1% Ka qenë ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja i cili u shpreh se ky indeksim do të nisë që më pagesat e muajit tetor. Ai shtoi se nga ky vendim përfitojnë mbi 791 mijë pensionistë. “Vendimi i qeverisë për indeksimin e pensioneve 4.1 përqind. Nis me pagesat e muajit tetor. Përfitojnë 791 257 pensionistë, sipas numrit aktual të ndarë në këto dy kategori, pensione nga skema e detyrueshme dhe pensione nga programe e trajtime të veçanta si ushtarakët apo punonjësit e minierave.”, tha ai. Synimi i këtij…
Gjykata e Shkodrës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Lul Rakaj, i cili akuzohet për plagosje me armë zjarri të dy personave në Malësi të Madhe. “Më ka rujt Zoti që kam shpëtuar nga ata. Më ka fal Zoti” është deklarata që ai ka bërë në gjykatë. Avokati mbrojtës kërkoi “arrest në shtëpi”, por gjyqtari Albert Keraj caktoi “arrest me burg”, masë e kërkuar nga prokurorja, Elsa Gjeni. Vijon…
Punonjësit e aeroportit të Vlorës kanë bllokuar punën dhe kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm, duke pretenduar se nuk u kanë kaluar pagat. Ata kanë protestuar mëngjesin e kësaj të mërkure në hyrje të kantierit të ndërtimit pasi nuk iu janë dhënë pagat. Punonjësit pretendojnë se kanë disa muaj pa marrë rrogën dhe paralajmërojnë pezullim të punës nga ana e tyre. Ndërkohë ata kanë pezulluar protestën pas negociatave me përgjegjësit e firmës, që iu kanë premtuar se deri të premten do t’u kalohen të gjitha pagat. Punonjësit kanë paralajmëruar se nëse premtimi nuk mbahet të premtën do të ketë…
Gjatë 24 orëve të fundit më së shumti shi ka rënë në Krushevë 16 litra në metër katror, 14 në Manastir dhe Kodër të Diellit, 12 në Topollçan, 11 në Prilep, 10 në Pretor, 9 në Pozharan dhe Hanet e Mavrovës, 6 në Ohër, Gjevgjeli dhe Dibër, 4 në Tetovë, Llazaropolë, Demir Kapi, Veles dhe Kavadar, 3 në Shkup – Zajçev Rid, 2 në Shkup – Petrovec dhe vetëm një litër në metër katror në Strumicë. Siç informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), më ftohtë sot në mëngjes është në Kodër të Diellit ku janë matur gjashtë gradë, ndërsa më…
Një 42 vjeçar me origjinë nga Shqipëria është arrestuar nga autoritetet blu greke, pasi dyshohet se ka dhunuar një efektiv në Rodos. Efektivi grek denoncoi se është sulmuar fizikisht nga shqiptari dhe tre shtetas të tjerë të huaj. Bazuar në denoncimin e tij, autorët e kanë goditur policin në kokë, gjoks dhe bark, duke i shkaktuar atij lëndime të konsiderueshme. Përgjatë kontrollit të makinës së 42 vjeçarit shqiptar, është gjetur dhe sekuestruar nën cilësinë e provës materiale një thikë. Sakaq, nuk jepen informacione nëse autorët e tjerë janë arrestuar apo jo nga policia greke.
Vendimi është marrë tashmë, pensionet do të indeksohen me vetëm 4.1 për qind në muajin tetor. Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka miratuar masën e indeksimit duke e nisur për miratim edhe në qeveri. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, inflacioni për mallrat e shportës për pensionistët nga viti 2023 deri më tani ka rezultuar 4.1% dhe për pasojë indeksimi do të jetë në të njëjtën masë. Vitin e kaluar, indeksimi i pensioneve ishte në masën 8.6 për qind. PERFITUESIT Nuk janë vetëm pensionet e pleqërisë, ata që do të përfitojnë nga indeksimi, por të gjithë qytetarët që trajtohen me…
Të martën në Bruksel, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u takua me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, por nuk pati edhe takim trelateral, pasi Serbia refuzoi. Në njoftimin për media të Qeverisë së Kosovës u tha se Kosova përmes kryenegociatorit ka pranuar të mbahet takimi trelateral, sipas agjendës së paracaktuar, ku temë e diskutimit ishte rruga përpara e zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues. Gjatë takimit me Lajçakun, Bislimi diskutoi për planin e sekuencimit dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura, duke theksuar angazhimin konstruktiv të Kosovës. “Serbia nuk ka bërë asnjë hap drejt…

