Author: almakos

Rreth 5 orë gjykatësit kushtetues debatuan për “balancuesin”. Iniciativa e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsioni, për kushtetuetshëmrinë e përkatësisë etnike si kusht i detyrueshëm për punësimin në sektorin publik, ndau gjykatësit e Kushtetueses në dy pjesë. Gjykatësit kushtetues shqiptarë dhe ato maqedonas përballën argumentet për pranimin ose jo të kësaj iniciative. Gjykatësit shqiptarë u ndalën edhe tek pasojat që mund të ketë sistemi gjyqsor me siç thanë edhe ashtu besimin e ulët të qytetarëve në sistem. Kurse gjykatësit e etnisë maqedonase, që janë shumicë, me këmbngulje mbronin tezën se të punësuarit nuk kanë nevojë që me çdo kusht ta…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike ka shpallur të enjten ditë zie në nderim të ish-deputetit Gert Bogdani i cili u nda nga jeta ditëm e sotme.   Gjithashtu përmes një njoftimi zyrtar, zyra e shtypit të PD thotë se të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen. “Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike”, thuhet në njoftim. Kujtojmë që ish-deputeti i PD-së u nda…

Lexo më Shumë

Po qe se nuk kemi një arsim të mirëfilltë, shkalla zhvillimore e shoqërisë do të jetë shumë e dobët, kështu shprehet profesori Naser Miftari. Ai duke iu referuar reformave dhe ligjeve të propozuara nga ministria e arsimit, thotë se në vend është bërë praktikë që çdo ndryshim në qeveri apo çdo ndryshim në ministrinë përkatëse thirren me një hov shumë të madh në atë drejtim se po bëjnë reforma dhe krijojnë strategji. “Nuk mund të themi për një arsim të mirëfilltë tek ne përderisa çdo minister paraqet si kok më vete ndryshimet e reja” tha ai. NASER MIFTARI, PROFESOR “Duhet…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se që nga 1 janari, kush nuk ka patentë shofer me emrin e ri kushtetues të vendit, do të gjobitet në shumë prej 100 euro, sipas nenit 317 të Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor. Ndërkaq theksojnë që me kërkesë të punonjësve të policisë shoferi është i detyruar t’i tregojë patentëshoferin dhe librezën e automjetit. Ministria e Punëve të Brendshme “Sipas nenit 317 të Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, me rastin e drejtimit të mjetit motorik, shoferi është i detyruar të ketë me vete patentë shoferin dhe librezën e automjetit, të cilat është…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Shqipërisë ka shtyrë seancën plenare të planifikuar për ditën e enjte, duke hapur dyert për homazhe në nder të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.  Ndekohe qe Kuvendi do të organizojë zhvillimin e homazheve ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare. “Të nderuar kolegë, Ju njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë zhvillimin e homazheve në nderim të ish deputetit Gerti Bogdani, nesër, ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare”, thuhet ne njoftimine Kuvendit. Ndërkohë, Partia Demokratike ka bërë me dije se…

Lexo më Shumë

Përkundër aktakuzës së dorëzuar për rastin e njohur në opinion si “Zinxhirë”, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka njoftuar se sot ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit kundër pesëmbëdhjetë personave të punësuar në Inspektoratin e Përgjithshëm Tatimor të dretorisë së të ardhurave publike, dhe Drejtoritë rajonale të DAP Shkup, Manastir dhe Prilep. Nga atje thonë se procedura është rezultat i indicieve të dala nga provat që prokuroria i ka dorëzuar gjykatës me ngritjen e aktakuzës për rastin “Zinxhirë”.” Të gjithë të pandehurit akuzohen për kryerjen e veprës penale të tejzgjatur –…

Lexo më Shumë

Gjatë dy ditëve të ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme dhe më të dendura, të shoqëruara me paraqitje të bubullimave, njoftoi Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike. Në ditët e fundjavës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me kushte për shi të lehtë lokal në rajonet malore. Temperatura e ditës do të rritet gradualisht. MARKETING

Lexo më Shumë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në mesditë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ku 60-vjeçari, drejtues i veturës ka humbur jetën. Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Rreth orës 11:55 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fatale, i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Debërllukë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën shoferi i veturës viktima rreth 60 vjeçar”, thuhet në njoftim. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet…

Lexo më Shumë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim pune me Emanuel Salinas, përfaqësues i Zyrës së Bankës Botërore (BB) në Shqipëri. Guvernatori kreu një ekspoze të panoramës ekonomike në vend të fokusuar në stabilitetin financiar, rritjen ekonomike, ecurinë e kreditimit dhe depozitave. Ai theksoi se gjysma e parë e vitit 2024 është karakterizuar nga një rritje e mirë ekonomike, me zhvillime pozitive në tregun e punës në drejtim të papunësisë dhe nivelit të pagave, përmirësim i treguesve fiskalë dhe zbutje e ndjeshme e presioneve inflacioniste, të cilat u pasuan nga vendimi i BSH-së për uljen e normës…

Lexo më Shumë

Të nderuar qytetarë, të nderuara media, Sot qëndrojmë para jush me një mesazh të rëndësishëm. Ky është momenti kur drejtësia fillon të triumfojë, kur strukturat korruptive fillojnë të shemben dhe kur populli përfundimisht do të rikthejë dinjitetin e tij. Me përgjegjësinë dhe vendosmërinë më të madhe, koalicioni VLEN merr hapat e nevojshëm për të përmbushur premtimet e dhëna para popullit – jo vetëm eliminimin e lojërave të fatit nga shtëpitë tona, por edhe shkuljen e plotë të marrëveshjeve korruptive që e helmuan shtetin tonë për vite me radhë. Kjo nuk është vetëm një luftë kundër lojërave të fatit; kjo është…

Lexo më Shumë

Zv. kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot mori pjesë në Konferencën ‘Engjujt e biznesit dhe ekosistemi sipërmarrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mundësitë dhe sfidat’ ku theksoi rëndësinë që jep qeveria dhe ministria që drejton, ndaj investimeve në bizneset e gjelbra. Mexhiti tha se qeveria dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ka prioritet sipërmarrësinë e gjelbër dhe rolin јetikë që në këtë drejtim luajnë “engjujt e biznesit”, si financues të këtyre bizneseve. “Engjujt e biznesit nuk janë vetëm mbështetës financiarë, ata janë vizionarë që sigurojnë edhe kapital dhe mentorim…

Lexo më Shumë

Andia Pustina është marrë në rolin e së pandehurës nga Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion, lidhur me hetimet për çështjen “Partizani”. Pustina u paraqit me avokaten Klodiana Gjyzari. Akuza që rëndon ndaj së pandehurës është kryerja e veprës penale “Pastrim i parave”. Andia Pustina është personi i pestë e marrë si e pandehur nga SPAK, pas kryetarit të PD-së, Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bekteshi dhe Xhimi Begeja.

Lexo më Shumë