Andia Pustina është marrë në rolin e së pandehurës nga Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion, lidhur me hetimet për çështjen “Partizani”.
Pustina u paraqit me avokaten Klodiana Gjyzari.
Akuza që rëndon ndaj së pandehurës është kryerja e veprës penale “Pastrim i parave”.
Andia Pustina është personi i pestë e marrë si e pandehur nga SPAK, pas kryetarit të PD-së, Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bekteshi dhe Xhimi Begeja.