Eksportet kanë vijuar me ecurinë negative edhe gjatë muajit gusht, me të gjitha grupet që kanë shënuar rënie. Shitjet jashtë vendit prej një periudhe të zgjatur po vuajnë presionet të ndikuara nga nënçmimi i euros, rritja e kostove, sidomos atyre të punës si dhe konjukturën e pafavorshme ndërkombëtare. Sipas të dhënave të INSTAT, në Gusht 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u ulur me -18,2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me -32,5 %, në krahasim me Korrik 2024. Ritmet e rënies janë përshpejtuar sërish në raport me korrikun kur…
Author: almakos
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 88.9 lekë dhe do shitet me 90 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99 lekë dhe do shitet me 99.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.9 lekë dhe do shitet me 105.9 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 116.9 lekë dhe do shitet me 118 lekë.
Të paktën shtatë persona, duke përfshirë tre zjarrfikës, kanë vdekur ndërsa zjarret vazhdojnë të përhapen në të gjithë Portugalinë, sipas mediave lokale të lajmeve. Disa pjesë të vendit kanë marrë flakë që nga fundjava, ku pjesa veriore dhe ajo qendrore janë prekur më së shumti. Më shumë se 5,000 zjarrfikës janë angazhuar për të shuar flakët. Ndërkohë sipas agjecisë portugeze të lajmeve mësohet se dhjetë mijë hektarë (37 milje katrorë) tashmë janë djegur midis Porto dhe Aveiro në veri. André Fernandes, komandanti kombëtar i mbrojtjes civile të Portugalisë, tha se kishte 65 zjarre aktive vetëm ditën e sotme. Mediat lokale…
Ministria bullgare e Punëve të jashtme lidhur me flamujt në takimin mes presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova dhe presidentit bullgar, Rumen Radev të premten në Sofje, thotë se vizita nuk ishte zyrtare. MARKETING
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe deputeti, Armend Muja kanë mashtruar për rritjen ekonomike në Kosovë. “Kosova është vendi më i varfër në Evropë, përpos Ukrainës që është që dy vjet në luftë. Kosova është nën sanksione, rrezikon të largohet nga Procesi i Berlinit. Prej vitit 2021, gjatë kësaj qeverisjeje janë rritur çmimet për 22%. Inflacioni ka ra, por nuk kanë rënë çmimet. Qeveria po manipulon e me shifra. Kjo është gënjeshtra e radhës e tyre”, ka thënë Bajrami. Nënkryetarja e LDK-së, shtoi se Kurti sa ishte në opozitë thoshte se…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga takimi i sotëm me Bordin Kombëtar të PS për Diasporën. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shprehet optimist për një energji fitoreje. “Sot me Bordin Kombëtar të PS për Diasporën. Organizim, Angazhim, Energji fitoreje”, shkruan Rama. [embedded content] Gjatë takimit Kryeministri Edi Rama u ka dhënë porositë e tij drejtuesve politike në qarqe dhe kryetarëve socialistë të bashkive, duke u thënë se duhet të punojnë maksimalisht për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm. Burimet thonë se ka kërkuar krijimi i të dhënave të…
Ish-ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me skandalin për akreditimin e Kolegjit Universitar Wisdom, ku në dosjen italiane përmendet edhe emri i saj se është joshur me dhurata për Krishtlindje. Këto pretendime, Evis Kushi i hedh poshtë, ndërsa thotë se në asnjë rast nuk ka shkëmbyer dhurata kortezie me raste festash. Sipas saj, ministria e Arsimit dhe e Sportit nuk është pjesë e procesit të akreditimit të universiteteve apo programeve të studimit në asnjë hap të procesit. “Akreditimi i institucioneve arsimore bëhet nga një bord i pavarur ekspertësh, vendas dhe të huaj, të zgjedhur me një konkurs…
Qeveria sot në seancën e 20-të ka marrë disa vendime kadrovike. Për koordinator kombëtar për ndërkulturalizëm, zhvillim të kulturës dhe bashkëpunim ndërinstitucional është emëruar Abaz Selmani. Siç njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, për u.d. drejtoreshë e Qendrës Shtetërore të Provimeve, në propozim të ministres së Arsimit dhe Shkencës, është emëruar Daniella Jovçevska, derisa u.d. zëvendësdrejtor i Qendrës Shtetërore të Provimeve, gjithashtu në propozim të ministres së Arsimit dhe Shkencës është emëruar Ali Abdullah. Robert Axhipetrov është emëruar ushtrues detyre drejtor i Shërbimit Pedagogjik, organ në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, shtohet në kumtesën e shërbimi për shtyp…
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur pas takimit veç e veç me Bislimin dhe Petkoviq, të marten në Bruksel. Në platformën “X”, Lajçak tha se është për të ardhur keq që nuk ka pasur një takim trepalësh të martën në Bruksel për të trajtuar çështjet më urgjente. “Kam pritur dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë dhe delegacionet e tyre për takime ndaras në Bruksel sot. Për keqardhje që nuk iu trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot. Unë mbeten në dispozicion të palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, shkori…
Vazhdon anashkalimi i investimeve ekonomike në pjesën perendimore, gjegjësishtë aty ku jetojnë shqiptarë në numër më të madh, ndërsa tradita e investimeve në pjesën lindore, aty ku jetojnë qytetarë të etnitetit maqedonas vazhdon të shënojë rritje. Analisti Mersel Bilalli për Televizionin Shenja, thotë se kjo plagë është e vjetër, pasi siç tha, në 20 vitet e fundit ka investime relevante në numër dukshëm më të larta, të cilat pjesa absolute është investuar në pjesën lindore. Bilalli theksoi se patriotizmi më i madh dhe ai i vërteti është puna dhe ekzistenca në vendlindje, ndërsa shtoi se mosinvestimi në pjesët ku shumica…
Mësohet se Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Denis Meçen, të riun i cili akuzohet se dhunoi për vdekje Egli Progën në Pogradec. Denis Meçe, i cili ndodhet prapa hekurave për këtë ngjarje të rëndë kishte kërkuar ndryshimin e masës nga arrest në burg në një masë më të butë, por kërkesa e tij është rrëzuar. Ndërkohë Gjykata caktoi detyrim paraqitje për Leonidha Guçen, Arjan Manellarin dhe Voltan Shulkun, të cilët nuk kallëzuan për krimin. vijon
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i ktheu SPAK dosjen ndaj mjekut Edvin Prifti për plotësim hetimesh. Gjyqtarja Elsa Ulliri i ka dhënë dy muaj afat kohor prokurorit Sotir Kllapi, të plotësojë dosjen e më pas të ribëjë kërkesën për kalimin e saj për gjykim. Vendimi u mor në seancën e kësaj të marte e cila zgjati më shume se dy orë. Në muajin shkurt të këtij viti, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim në GJKKO për Edvin Priftin, për të cilin janë ngritur katër akuza, “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të…

