Qytetarëve të Maqedonisë së Veriut do t’ju kushtojë 500 milionë euro thellimi i bashkëpunimit me Hungarinë, kështu të paktën qëndron në propozim ligjin e miratuar sot nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, për huamarrja nga banka hungareze eksport-import. Në tekstin e propozim ligjit, në pjesën ku sqarohen qëllimet, zotimet dhe zgjidhjet themelore thuhet se: “Qëllimi i sigurimit të kësaj huamarrje është avancimi i bashkëpunimit ekzistues dhe vendosja e bashkëpunimit të posaçëm ekonomik me Hungarinë. Nikollçe Jankullovski, zëvendësministër i Financave “Shuma e përgjithshme e huamarrjes që do ta ndajë banka hungareze Eksport-Import është 500 milionë euro. Huamarrja do t’i jepet Maqedonisë…
Author: almakos
Një mësimdhënëse është arrestuar sot në Pejë dhe e njëjta është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka mashtruar me subvencione në vlerë 300 mijë euro. Telegrafi mëson se njëjta është mësimdhënëse në shkollën fillore “Xhemajl Kada” në Pejë. Lidhur me këtë rast, drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës, Naser Gega ka thënë për Telegrafin se mësimdhënëses automatikisht i pezullohet marrëdhënia e punës për 6 muaj. “Lidhur me rastin na është konfirmuar se mësimdhënësja është ndaluar për 48 orë. E njëjta automatikisht pezullohet nga marrëdhënia e punës për 6 muaj”, ka thënë Gega. Ai ka shtuar…
16:02 – 17.09.24 GSH-al Dosja hetimore e Prokurorisë Italiane ka nxjerrë në pah një skemë mashtrimi me diploma false në Shqipëri. Në dosje ndër të tjera thuhet se për të marrë akreditimin e universitetit Wisdom në Tiranë, italianët shpërblyen shefen e Bordit të Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë me njw çantë ‘Louis Vuitton’ . Në dosje emri i saj është shkruar si Aquila Telhaj, por rezulton qw ajo të jetë Shqiponja Telhaj, ish-drejtuese e këtij institucioni. Kjo e fundit ka bërë një reagim në rrjetet sociale, duke hedhur poshtë pretendimet në dosjen hetimore. Ajo…
Ministria e Shëndetësisë informon se do të nënshkruajë marrëveshje me kompaninë e vetme që ka aplikuar për tenderin për ndërrimin e stacionit të kompresorit për dhomat e kirurgjisë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Nga MSH thonë se instalimi dhe montimi i pajisjeve duhet të bëhet brenda katër muajve.“Ju njoftojmë se është marrë vendim për zgjedhjen e ofertës më të volitshme, me çka është përzgjedhur oferta e ofertuesit Vinora SHPKNJP Shkup. Kontrata do të nënshkruhet në periudhën e ardhshme, sipas afateve ligjore. Instalimi dhe montimi i pajisjeve duhet të kryhet brenda 4 (katër) muajve, të llogaritur nga dita e lidhjes së…
Në seancën e sotme të Qeverisë, Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, u emërua si Kryenegociator me Bashkimin Evropian për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ndërkaq zëvendëse e kryenegociatorit u emërua Zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Viktoria Trajkov. Në këtë seancë, Ministria për Çështje Evropiane gjithashtu u ngarkua për përgatitjen e Vendimit të ri për vendosjen e strukturës për negociata për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. MARKETING
Policia e Shtetit ka paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes me aplikacionin e lojërave “Plinko”, pasi po përdoret si një skemë mashtrimi për përfitimin e shumave monetare. Përmes një njoftimi, blutë theksojnë se aplikacioni reklamohet në rrjete sociale përmes videove ku shfaqen persona të famshëm teksa luajnë në këtë lojë, por që në fakt është mashtrim. Ofruesit e lojërave kërkojnë të dhënat personale dhe ato bankare, në mënyrë që të përvetësojnë të gjitha këto informacione. Uniformat blu apelon të gjithë prindërit që të tregohen të kujdesshëm për të mos lëjuar fëmijët të luajnë me këtë aplikacion. Policia e Shtetit ❗️Apel…
Me 65 vota për dhe 15 kundër, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi sot propozim ligji për huamarrje nga Hungaria, në vlerë prej 500 milionë euro.Qeveria pretendon se mjetet e huamarrjes do të përdoren për zhvillim të infrastrukturës dhe ekonomisë së shtetit, ndërkaq sipas opozitës rrethanat në të cilat u bë marrëveshja për huamarrje, lënë shumë hapësirë për dyshime.Nga blloku opozitar akuzojnë se, gjithë procesi i vendosjes për këtë kredi, është zhvilluar pa transparencë dhe larg syve të opinionit. /SHENJA/ MARKETING
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën e saj lidhur me personat e përfshirë në atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoj, ngjarje e ndodhur në vitin 2019 në mbikalimin e Shkozetit. SPAK kërkon që Ramazan Rraja të dënohet me 11 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, me uljen e 1/3 të dënimit, të dënohet me 7 vite heqje lirie. Për Genti Nderjaku kërkon 9 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, të vuajë 6 vite heqje lirie. Për Bashkim Haxhia, SPAK kërkon që ai të dënohet me 8 vite burg, pro për shkak të gjykimit të shkurtuar,…
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Plaurent Dervishajn, i cili kërkoi lehtësim të masën së tij. VIJON… NJOFTIM Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Iliriana Olldashi (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më 17.09.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 188 akti, datë 11.09.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e të pandehurit/ankues P.D., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 103, datë 16.08.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (disponuar mbi…
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka dhënë reagimin e saj zyrtar lidhur me skandalin e Kolegjit Universitar Wisdom, e cila u përfshi në një skandal të diplomave false, me vlerë deri në 8 mijë euro, ashtu sikurse dhe për dhënien e ryshfetit ndaj një zyrtari të qeverisë shqiptare me një çantë Louis Vuitton. Institucioni i Arsimit shprehet se ka nisur verifikimi i akteve ligjore të ndjekura nga ky universitet, për periudhën 2023-2024. Më tej, ministria shton se përgjatë kësaj periudhe janë konstatuar shkelje ligjore. Për këtë arsye, po ndërmerren hapat e nevojshme për mbylljen e veprimtarisë akademike të Kolegjit Universitar…
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me skemën e përdorur nga kolegji Wisdom për shitjen e diplomacve false. Në këtë skemë, rezulton se pronari i Kolegjit Universitar Wisdom, Savino Cianci, së bashku me bashkëshorten e tij, Lucia Catalano, i kanë dhënë një zyrtari të qeverisë shqiptare një çantë Louis Vuitton, vlera e së cilës është 1200 euro. Mediat italiane raportojnë se kjo dhuratë e shtrenjtë kishte si qëllim aktivizimin dhe përfundimin e favorsëm të procedurës së akreditimit të Qisdom University. Hetimet italiane shfaqin dyshimet se çdo certifikatë apo diplomë kushtonte 8 mijë euro. Kualifikimet ishin të ndryshme: mësimdhënie mbështetëse, diplomë…
Një banesë në Shkodër është përfshirë nga flakët paraditen e sotme për shkak të shpërthimit të bombolës së gazit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50 në lagjen “Guerrile” të Shkodrës, në banesën e 51 vjeçarit të identifikuar N.G. Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga përhapja e zjarrit ka pasur vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka mbetur asnjë i lënduar. Njoftimi i policisë: Rreth orës 11:50, në lagjen “Guerrile”, dyshohet për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. G., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë…

