Author: almakos

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Melazim Koci, ka thënë se shtatë kërkesat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit, janë pretekst për veprimet e tjera “konflektuese”. “Këto kërkesa nuk janë bërë për t’u realizuar nga Kosova. Janë vetëm pretekst për t’u realizuar nga Kosova. Pretekst për veprimet e tjera konfliktuese”, tha Koci. Koci në Tv Dukagjini deklaroi se Vuçiqi është vënë në një situatë ku duhet të vendosë se a është pro lindjes apo perëndimit. “Vuçiqi para deklarimit të tij ka qëndruar në Moskë, e që i ngjan asaj që ka ndodhur me Ukrainën. Ky skenar ka qenë i hartuar me Rusinë. Nuk…

Lexo më Shumë

Gazetarja Glidona Daci ka zbardhur detaje në lidhje me dosjen e SPAK në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili më 11 shtator u mor i pandehur në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Daci shprehet se në dosjen prej 500 faqesh thuhet se një apartament nga pronat e Jamarbër Malltezit, është blerë nga ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, i cili ndodhet në qeli pas publikimit të videoskandalit seksual në zyrën e tij me Alma Kaçin. Në studion e emisionit Open, gazetarja gjithashtu tha se në dosje, SPAK thotë se ish-kryeministri ka përfituar pasuri nga dhëndri i tij,…

Lexo më Shumë

Ambasadori bullgar Zheljasko Radukov, i cili sot pasdite ishte thirrur në MPJ të Maqedonisë së Veriut për shkak të lëshimit diplomatik të mosvendosjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut në takimin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova me Rumen Radevin në Sofje, ka refuzuar ta marrë notën e protestës. Siç konfirmojnë për MIA-n nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ambasadori bullgar e ka refuzuar notën e protestës, me përmbajtjen e së cilës është njoftuar gojarisht nga ana e drejtorit i cili e ka zhvilluar bisedën. MARKETING

Lexo më Shumë

Thirrjet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për riintegrimin e serbëve në veri të Kosovës, u mirëpritën nga Bashkimi Evropian si një lëvizje pozitive, por nuk u komentuan fare nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Përkundër pyetjeve të përsëritura të Radios Evropa e Lirë, zyrtarët e Qeverisë së tij nuk treguan nëse do të pranojnë kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili vjen nga partia e Kurtit, tha para gazetarëve se një veprim i tillë do të ishte antikushtetues. Anëtarja e kabinetit të Kurtit, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, tha se…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, për anëtarë të Këshillit të sigurisë i emëroi Malinka Ristevska Jordanovën – eksperte për eurointegrime, Xhevdet Hajredinin – ish-ministër i Financave dhe Vlladimir Spiridonovin – ekspert për ndryshime klimatike. Me emërimin e tre anëtarëve, siç informojnë nga Kabineti i presidentes Slijanovska Davkova, Këshilli i Sigurimit i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në përbërje të plotë. Në krye të Këshillit të sigurisë është presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Anëtarë të Këshillit të sigurimit janë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi; kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski; ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski; ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski; ministri…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikë Sociale nga radhët e Frontit Europian, Ilire Dauti edhe një herë ka shprehur refuzimin për të thirrur mbledhje ku do të diskutohej për të ashtuquajturin Ligji i Branitellave. Ajo ka reaguar pasi edhe sot kryeministri Mickoski ka bërë thirrje për zhbllokimin e procedurës parlamentare për këtë çështje. “Urdhëra nuk pranojmë nga askush. Urdhërëfyes të vetëm e kemi popullin dhe zotimet tona. Kryeministri duhet ta dijë se pushteti ekzekutiv nuk ka të drejtë të ndërhyjë në pushtetin legjislativ, aq më pak kryeministri. Është e kundërta, Kuvendi mund t’u jap urdhëra funksionarëve qeveritarë. Po e përsëris,…

Lexo më Shumë

Procedura e hedhjes së shortit publik e mbajtur në ndërtesën ‘Poli i Drejtësisë” përzgjedhi trupën e re gjyqësore me mandat 4-vjeçar, që do të nisë nga puna me gjykimin e procesity zgjedhor më të afërt, atë të zgjedhjeve parlamentare që mbahen në pranverën e vitit tjetër. Në përfundim të shortit gjyqtarët e kësaj trupe do të jenë; Ornela Naqellari, Alma Kodraliu, Iliba Bezati, Entela Shedula, Enkel Peza, Rexhep Bekteshi, Artan Çupi dhe Lutfie Celami. Pas kësaj procedure, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njoftoi se po të hënën në mbledhjen e radhës miratoi zgjedhjen e 8 anëtarëve të rinj të kolegjit. Kjo…

Lexo më Shumë

Mësohet se një 27-vjeçar spanjoll është aksidentuar me motor në Theth, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin mbi motomjetin dhe ka dalë nga rruga. Sipas informacioneve nga policia, te plagosur kanë mbetur shoferi me iniciale A. S., 27 vjeç dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi me iniciale C. A., 24 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve. Shkodër/Informacion paraprak Në fshatin Theth, shtetasi spanjoll A. S., 27 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi C. A., 24…

Lexo më Shumë

Vendosjen e tabelës në pikën kufitare në Bllacë pa gjuhën shqipe, kryeministri Hristijan Mickoski, e komenton si pjesë të planit për destabilizim. Mickoski mohoi të jetë faji tek ndonjë institucion, por tha se është te strukturat kriminale që me vite janë pasuruar në kurriz të qytetarëve. Ai shtoi se këta individë kanë marrë informacione se përgjegjësia u është afruar, prandaj janë në panik dhe veprojnë kështu. Hristijan Mickoski, kryeministër “Cili institucion është nuk e di, mendoj se nuk është institucion, po mendoj se është pjesë e atij planit për destabilizim të atyre strukturave kriminale që në vitet e kaluara u…

Lexo më Shumë

Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë me një diferencë të dukshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit për nga numri i kërkesave azil për në Bashkimin Europian, në gjysmën e parë të këtij viti. Raporti i fundit i Agjencisë Europiane për Azilin (EUAA) thotë se 3,778 kërkesa për azil u paraqitën për herë të parë në një vend të Bashkimit Europian nga shtetasit e Shqipërisë nga janari deri në qershor të këtij viti. Numri më i lartë i kërkesave për azil të shtetasve nga Shqipëria u regjistrua në Itali, Greqi dhe Francë Edhe numri i kërkesave për…

Lexo më Shumë

Ambasadorit bullgar në Maqedoninë e Veriut, do t’i dorëzohet një demarsh lidhur me mosvendosjen e flamurit maqedonas gjatë vizitës së presidentes Gordana Siljanovska-Davkova në Sofje gjatë takimit me presidentin bullgar Rumen Radev, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai tha se është e e rëndësishme që Europa dhe bota të shohin në skenë të hapur se cilat janë synimet reale të lidershipit në Sofje. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Në të kaluarën kur po poshtërohej dhe shitej dinjiteti maqedonas, atëherë ata heshtën, kurrizin e kishin përthyer dhe josheshin nga ata që na poshtëruan dhe na shkelën. Tani gjërat po zgjidhen në këtë mënyrë diplomatike dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, ka deklaruar se Qeveria ka ndarë 34 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza”. Ai tha se ky projekt do të zgjasë disa vite.“Ashtu siç paralajmërova në të kaluarën, ashtu edhe për projektin e këtij kampusi, bëhet fjalë për projekt zhvillimor që do ta zgjasë disa vite. Unë e di çfarë dëshirojnë tani, ja universiteti Nënë Tereza, është universitet që mësimi zhvillohet në shqip dhe të krijojnë mllef te maqedonasit pse tani te shqiptarët investohet dhe jo tek maqedonasit. Ky është provokimi. Duhet ta dini ata që i bëjnë këto provokime se ku kalojnë ata, ne ka kohë…

Lexo më Shumë