Një grua është gjetur pa shenja jete në Prishtinë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është nën hetime. “Prishtinë 15.09.2024, NN. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Author: almakos
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur për situatën në veri, procesin e dialogut, kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe aktakuzën në rastin e Bajnskës. Konjufca ka thënë se po të ishte në pushtet klasa e vjetër politike, veriu i Kosovës do të përfundonte në negociata. “Ju kujtohet ishte një bojkotim i orkestruar prej anës së institucioneve, policëve që dhanë dorëheqje, kryetarëve të komunave dhe Kosova ishte para dy opsioneve. Unë jam i sigurt se po të kishte qenë opsioni i vjetër politik në Kosovë do të kishim përfundu në negociata, por kjo nuk ka qenë opsioni…
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, i pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, ka shpjeguar arsyet përse të dënuarit nuk preferojnë ushqimet e burgut, por ua sjellin familjarët e të afërmit nga jashtë. Qose u pyet nga deputeti demokrat, Asllan Dogani nëse kjo ndodh për shkak të cilësisë së keqe të ushqimit. Kreu i Burgjeve e mohoi një gjë të tillë, duke u shprehur se ai ushqim është konsumuar nga vetë ai, kolegët dhe ministri. Ai theksoi se ky është një trend nëpër burgje, ku sipas tij, të dënuarit duan të tregojnë kapadaillëkun e vet. “Shko para burgut familjarët…
Bujar Abazi nga Koalicioni VLEN sot në konferencë për shtyp i bëri thirrje Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që të veprojnë në rastin me Elmi Azirin, për të cilin thonë se ka konflikt interesi. “Kompania RITRON COPY DOOEL, import-eksport nga Kumanova, pronar i së cilës është nipi i deputetit të të ashtuquajturit- Frontit Europian, Elmi Aziri, për vetëm një vit ka inkasuar gjithsej 7 milionë denarë nga institucionet shtetërore. Pothuajse në të gjitha institucionet shtetërore gjatë asaj periudhe menaxhere kanë qenë stafi i Artan Grubit dhe BDI-së”. “Tashmë është e qartë se pse deputeti Elmi Aziri ishte një nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur në mënyrë të drejtpërdrejtë një konferencë për media, teksa në selinë blu ndodhen të pranishëm disa gazetarë. Berisha është shprehur se SPAK nuk ka mundur të gjejë shkelje ligjore ndaj tij dhe asnjë dokument të firmosur nga dora e tij. Sipas demokratit, dosja “Partizani” prej 500 faqesh është e mbushur me manipulime. Ish-kryeministri pretendon se gënjeshtra në këtë çështje mbërrin deri në fazën e të shpallurit atë si kryetar i Bashkisë së Tiranës, si një mënyrë mbrojtjeje për kryeministrin Edi Rama. “Mercenarët e prokurorisë politike private të Edi Ramës, në mungesë të…
Në organizimin e Fondacionit për Mbrojtjen e liqenit të Ohrit dhe Prespës, sonte më 16 shtator në hotelin “Aleksandar Palas” në Shkup, do të mbahet kuvendi konsultativo-themelues me fillim në orën 18:00.Pjesëmarrësit kryesor në këtë ngjarje do të jenë d-r Orhideja Tasevska, drejtoresh e Institutit Hidrologjik Ohër, d-r Goran Markovski, dekan i Fakultetit Inxhinierik në Shkup, d-r Dijana Bllazhenkoviq, profesor në fakultetin Bioteknik në Manastir si dhe d-r Mari Vatzin, profesor në Universitetin Shtetëror të Karolinës Veriore. MARKETING
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qosë, i pranishëm në Komisionin e Sigurisë, ka cekur ngjarjen e rëndë të ndodhur dhjetorin e vitit të kaluar, kur në burgun e Peqinit, Arben Lleshi u vra nga Sokol Mjacaj. Lidhur me këtë ngjarje, fillimisht Qose sqaroi se arma është futur në mënyrë kontrabandë në ambientet e burgut. Më pas, ai tha se disa punonjës të institucionit janë nënshtruar një hetimi, duke hedhur kështu dyshimin se Mjacaj ka qenë i ndihmuar nga oficerë të burgut për futjen e armës. Por sakaq, Qose u shpreh se nevojitet një analizë e thelluar dhe…
Në organizimin e Fondacionit për Mbrojtjen e liqenit të Ohrit dhe Prespës, sonte më 16 shtator në hotelin “Aleksandar Palas” në Shkup, do të mbahet kuvendi konsultativo-themelues me fillim në orën 18:00.Pjesëmarrësit kryesor në këtë ngjarje do të jenë d-r Orhideja Tasevska, drejtoresh e Institutit Hidrologjik Ohër, d-r Goran Markovski, dekan i Fakultetit Inxhinierik në Shkup, d-r Dijana Bllazhenkoviq, profesor në fakultetin Bioteknik në Manastir si dhe d-r Mari Vatzin, profesor në Universitetin Shtetëror të Karolinës Veriore. MARKETING
Janë përzgjedhur 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, të cilët do të shqyrtojnë ankesat e partive lidhur me zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Përzgjedhja është bërë përmes shortit me gogla. Në listë ndodheshin 95 kandidatë, por vetëm gjyqtarët e mëposhtëm u përzgjodhën në mënyrë të rastësishme: 1-Ornela Naqellari2-Alma Kodraliu3-Iliba Bezati4-Entela Shedula5-Enkel Peza6-Rexhep Bekteshi7-Artan Çupi8-Lutfie Celami Këta anëtarë kanë një mandat 4 vjeçar. Kolegji Zgjedhor cilësohet si një prej hallkave më të rëndësishme të institucioneve që administrojnë ankesat që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Pas vendimeve të marra nga KAS, palët, përmes një procesi zgjedhor, i drejtohen Kolegjit Zgjedhor të përgatitur me…
Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka rritur dënimin një personi, nga 5 vite në 6 vite e 8 muaj. Ky ndryshim dënimi është bërë për të akuzuarin Endi Braçaj, i cili është dënuar nga GJKKO për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. VIJON… GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR Tiranë, më datë 16.09.2024 KOMUNIKIM PËR MEDIAN Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Engert Pëllumbi (anëtar), dhe Florjan Kalaja (anëtar), më datë 16.09.2024, shpalli vendimin…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se vendosja e tabelave në Bllacë, ku mungonte gjuha shqipe, është pjesë e planit për destabilizimin e vendit.Ai tha se për këtë çështje faj nuk kanë institucionet, por, sic tha ai, strukturat kriminale, të cilët me vite janë pasuruar në kurriz të qytetarëve.“Cili institucion është nuk e di, mendoj se nuk është institucion, po mendoj se është pjesë e atij planit për destabilizim të atyre strukturave kriminale që në vitet e kaluara u pasuruan në kurriz të qytetarëve. Të atyre kriminelëve politik që pak nga pak kanë luajtur me institucionet, pak dhanë licenca për…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar mosshfaqjen e flamurit të Maqedonisë së Veriut gjatë vizitës së presidentes Gordana Siljanovska-Davkova në Sofje, gjatë takimit me kolegun e tij bullgar Rumen Radev. Mickoski tha se me këtë Bullgaria tregoi synimet e saj të vërteta. “Në të kaluarën kur poshtërohej dinjiteti maqedonas, nuk kishte asnjë reagim. Tani gjërat janë zgjidhur kështu, diplomatikisht, dërgohen nota proteste dhe nuk do të kemi politikë diplomatike me shtyllë të lakuar. Kur të kalohet vija e kuqe, duhet të reagosh”. “Ajo që është më e rëndësishme për mua, Evropa dhe bota mund të shohin se cilat janë synimet e…

