Janë përzgjedhur 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, të cilët do të shqyrtojnë ankesat e partive lidhur me zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Përzgjedhja është bërë përmes shortit me gogla.
Në listë ndodheshin 95 kandidatë, por vetëm gjyqtarët e mëposhtëm u përzgjodhën në mënyrë të rastësishme:
1-Ornela Naqellari
2-Alma Kodraliu
3-Iliba Bezati
4-Entela Shedula
5-Enkel Peza
6-Rexhep Bekteshi
7-Artan Çupi
8-Lutfie Celami
Këta anëtarë kanë një mandat 4 vjeçar.
Kolegji Zgjedhor cilësohet si një prej hallkave më të rëndësishme të institucioneve që administrojnë ankesat që kanë të bëjnë me zgjedhjet.
Pas vendimeve të marra nga KAS, palët, përmes një procesi zgjedhor, i drejtohen Kolegjit Zgjedhor të përgatitur me pretendimet e tyre.
Në këtë mënyrë, përmbyllet procesi i ankimeve që lidhen me zgjedhjet në vend.