Author: almakos

Zyra e Presidentes Gordana Siljanovska Davkova do të kërkojë sqarim për fotografinë para flamurit bullgar të bërë në kabinetin e presidentit të Bullgarisë Rumen Radev, edhe pse, siç theksojnë nga atje, një veprim i tillë nuk ishte parashikuar apo rënë dakord. Nga kabineti thonë se duan ta besojnë që është një shkelje protokollare, jo procedurë e qëllimshme dhe devijim nga ajo që është rënë dakord. KABINETI I PRESIDENTES “Ajo që I hodhi hije ngjarjes është devijimi nga protokolli i rënë dakord për takimin, sipas të cilit, nuk duhej të kishte asnjë foto brenda hapësirës së mbyllur. Por për fat të…

Lexo më Shumë

Bujare Abazi nga koalicioni VLEN vazhdon me publikimin e informatave të reja të kompanisë me lidhje familjare të deputetit të Aleancës për shqiptarët Ilmi Aziri. Gjatë preskonferencës së mbajtur ditën e sotme ajo theksoi se si kompania e njejtë, pronari i së cilës është nip i bashkëshortes së deputetit Ilmi Aziri, ka fituar tender prej 1 milion denarësh nga komuna e Likovës, nga shkolla e mesme Ismet Jashari në Likovë, nga gjimnazi Sami Frashëri në Kumanovë si dhe prej institutit publik të shëndetësisë, shtëpia e shëndetit Kumanovë. BUJARE ABAZI, DEPUTETE “Këtyre katër tenderëve kompania Ritron Copy Doel import-eksport Kumanovë u…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje janë zbardhur nga arrestimi i Lul Rakajt, autorit të plagosjes me armë zjarri të shtetasve Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj në Malësinë e Madhe. Mësohet se ai është vënë në pranga nga RENEA dhe policia e Shkodrës në afërsi të Ballkonit Panoramik të Tamarës, ndërsa bëhet e ditur se ai i ka bërë rezistencë policisë. Fillimisht ka çarë rrethimin e parë të uniformave blu, më pas kanë qenë forcat RENEA që e kanë arrestuar. Lul Rakaj pas plagosjes ka marrë makinën dhe është larguar, ndërsa raportohet se në makinë ishte bashkë me gruan e tij. Ndërkohë armën…

Lexo më Shumë

DCIM100MEDIADJI_0484.JPG Ku mbeti “Akademia Shqiptare”, a ua mbylli gojën Mickoski!? Ka javë që drejtuesit e koalicionit vLEN, kanë heshtur tërësisht temën për institucionalizimin e Akademisë së Shqiptarëve për shkencë, kulturë dhe art. Nga ana tjetër, sot padroni i tyre, Hristijan Mickoski, këtë temë e shpalli të mbyllur dhe të dështuar, duke deklaruar se këtë ua ka thënë edhe në fytyrë përfaqësuesve shqiptarë në Qeveri, duke i poshtëruar se nuk guxojnë as ta përmendin. Pyesim publikisht shqiptarët që pa legjitimitet hyjnë në Qeveri, a kanë përgjigje për Mickoskin, ku ngeli Akademia e trumbetuar, a është e vërtetë se ua ka mbyllur…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur këtë të diel në autostradën Rrogozhinë-Lushnje pranë mbikalimit të fshatit Zhamë. Mësohet se një mjet tip Volksëagen, i marrë me qira, në të cilin udhëtonin dy turistë polakë kanë goditur nga pas një automjet Renault. Si pasojë e goditjes kanë mbetur të plagosur dy turistët dhe drejtuesi i mjetit dhe që të tre janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Aktualisht të lënduarit janë nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Si rezultat i përplasjes janë krijuar radhë të gjata. Nga të dhënat paraprake mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia…

Lexo më Shumë

Koalicioni Vlen edhe sot në konferencë për shtyp vazhdoi me publikimin e informatave për tenderë në lidhje me kompaninë e familjes së deputetit Elmi Aziri nga Fronti Evropian. “Dje publikuam informata për tenderët, të cilët kompania me lidhje familjare e deputetit Elmi Aziri i ka fituar nga Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie me bashkësitë, gjatë kohës së logjistikut kryesor të BDI, Artan Grubi. Sot, vazhdojmë me publikimin e informatave të reja se si kompania e njëjtë, pronari i së cilës është nip i bashkëshortes së deputetit Elmi Aziri, ka fituar tenderë nga Komuna e Likovës, nga Shkolla e mesme…

Lexo më Shumë

Në kryeqytet po vijon puna për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, i projektuar nga arkitekti me famë botërore, Bjarke Ingels dhe që pritet të jetë një nga ndërtesat më të bukura në rajon. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar. “Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar ka hyrë në një fazë të re që mundëson tanimë një ritëm më të shpejtë, për t’i dhënë jetë projektit të arkitektit danez, Bjarke Ingels dhe studios së tij prestigjoze BIG, duke i shtuar Tiranës jo vetëm teatrin e munguar të standarteve europiane, po…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “5 Shkurti” të qytetit të Ballshit, ku rreth orës 12:20, një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka përfunduar në përroin e Ballshit Fshat. Në vendngjarje ka mbërritur Policia dhe urgjenca mjekësore, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima. Mësohet se personat që udhëtonin në këtë automjet janë jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e rastit.

Lexo më Shumë

Skandalet me gjuhën shqipe nuk kanë të ndalur. Ndërmarrja publike për rrugët e shtetit ka ndërprerë procedurat për projektin e udhëheqjes së kaluar, që kishte për qëllim ndryshimin e të gjitha shenjave të komunikacionit në autostrada, në përputhje me ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Ky është një hap i paprecedent dhe i dëmshëm për zbatimin e ligjit që garanton barazinë gjuhësore. Pavarësisht faktit që procesi i përzgjedhjes së kompanisë për realizimin e projektit ishte përfunduar, udhëheqësia aktuale ka vendosur të ndërpresë procedurën. Kjo ndërprerje mund të verifikohet lehtësisht në sistemin elektronik të prokurimeve publike, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje janë zbardhur nga plagosja e dy personave në Malësi të Madhe, shtetasit Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj. Mësohet se në zonë me qëllim për të kapur autorin shtetasin, Lul Rakaj kanë mbërritur edhe forcat RENEA. Ndërkohë raportohet se autori është larguar, ndërsa ka marrë me vete edhe armën tip pistoletë me të cilën plagosi dy personat. Raportohet se Avenir Hasanaj është në gjendje më të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë një plumb në gjoks. Si ndodhi ngjarja sot? Ka qenë ora 09:45 (15 shtator) kur në hyrje të një lokali në fshatin Vrakë ka ndodhur një konflikt…

Lexo më Shumë

Të tjera të detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Malësi të Madhe, ku dy persona konkretisht Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj u plagosën me armë zjarri nga Lul Rakaj. Pamje nga vendi ku ndodhi plagosja Po kush është Lul Rakaj? Lul Rakaj mësohet se ka një të shkuar të errët, pasi rreth 13 vite më parë ka vrarë me armë zjarri shtetasin Kolë Mushku në Hot të Malësisë së Madhe. Krimi në atë kohë ka ndodhur si hakmarrje, pasi Kolë Mushku i kishte vrarë Lul Rakajt babain. Si ndodhi ngjarja sot? Ka qenë ora 09:45 (15…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet e shkollës së re “Llazar Kuli” në fshatin Perondi në Kuçovë. Kreu i qeverisë shprehet se ky institucion i arsimit është një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, i realizuar në bashkëpunim me Bashkinë e Kuçovës. Në postimin e tij në Facebook, Rama thekson se shkolla e re ka hapur dyert me kushte moderne në fillim të këtij viti shkollor, duke ofruar një ambient të përshtatshëm për nxënësit dhe mësuesit. [embedded content]

Lexo më Shumë