Author: almakos

LSDM-ja u ka bërë thirrje VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it të bëhen të guximshëm dhe të mbështesin Ligjin për ‘branitellat’, sepse ky ligj, sipas LSDM-së, i plotëson nevojat reale të të mbijetuarve, ‘branitellave’ me aftësi të kufizuara dhe familjeve që kanë humbur të dashurit. “Nëse Mickoski thotë se VMRO-DPMNE jep mbështetje të qartë për Ligjin për ‘branitellat’, ai ka mundësi ta dëshmojë. Së pari, mos u gjunjëzoni, por thirrni Gashin që të respektojë Rregulloren e Kuvendit dhe ta dorëzojë Ligjin në seancë komisioni. Pastaj të thërrasin deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it të votojnë në Kuvendin e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.…

Lexo më Shumë

Pas degradimit të flotës së helikopterëve “Cougar”, pavarësisht kontratave të shtrenjta të mirëmbajtjes, Ministria e Mbrojtjes ka vënë në zbatim marrëveshjen me Agjencinë e Prokurimeve të NATO-s. Më 31 gusht, një helikopter “Cougar” i Forcës Ajrore u ul në aeroportin e Rinasit pas një fluturimi nga Zvicra, ku iu nënshtrua punimeve të thella të mirëmbajtjes. Sipas një postimi në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes, punimet e mirëmbajtjes u kryen falë bashkëpunimit me Agjencinë e Prokurimeve të NATO, NSPA. “…Jemi në rrugën e duhur për të rikthyer progresivisht gatishmërinë teknike të të gjithë Flotës sonë Ajrore,” shkruhej në statusin e Ministrisë së…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës në podkastin e tij “Flasim”, ka folur lidhur me sezonin turistik në vendin tonë. Sipas Ramës, kryeqyteti është një bazë turistike e fuqishme për Shqipërinë, pasi dikur në muajin gusht largoheshin të gjithë, ndërsa tashmë malet janë plot. Ai shtoi se shezllongët u kanë ardhur në majë të hundës popullit. Kryeministri u shpreh se duhen vendosur çmime të arsyeshme për ato dhe njerëzit të kenë undësi të vendosin çadrat e tyre lirisht. “Tirana është bërë një bazën turistike shumë e fuqishme, e paimagjinueshme deri pak vite më parë ku në Tiranë në gusht…

Lexo më Shumë

Sekretari shtetëror për çështje federale dhe evropiane i shtetit gjerman Mark Speich, tha për Deutsche Welle-n se është e nevojshme të përshpejtohet procesi i anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe se frustrimi në rritje në mesin e qytetarëve në lidhje me këtë proces është i kuptueshëm. Speich vuri në dukje se Gjermania duhet të angazhohet në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit. “Mund ta ndjeni atë skepticizëm dhe zhgënjim në rritje me procesin e pranimit në BE. Sinqerisht, ka një bazë për të. Procesi vazhdon prej 20 vitesh dhe ende nuk ka një rezultat përfundimtar, gjë që…

Lexo më Shumë

Një 20 vjeçar është arrestuar nga blutë e Lushnjës, pasi merrej me shitjen e lëndëve narkotike. Për këtë ngjarje, një 14 vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, pasi ishte në dijeni të aktivitetit kriminal. Në pranga ka rënë shtetasi O.V., 20 vjeç, banues në Lushnjë. I riu shiste lëndë narkotike tip cannabis sativa, të ndarë në doza. Sakaq, i mituri është lënë në gjendje të lirë për shkak të moshës së tij, i cili kishte dijeni për veprimtarinë e 20 vjeçarit. Policia ka sekuestruar lëndën narkotike nën cilësinë e provës materiale. Çështja i ka kaluar Prokurorisë për veprime të…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar thirrja publike për mbledhjen e projekt aplikacioneve për thirrjen publike për investime kapitale të Qeverisë për komunat. Shërbimi për shtyp i qeverisë informoi se 80 komuna kanë dorëzuar 357 projekte që zgjidhin probleme specifike të qytetarëve. “Ky është një nivel historikisht i lartë investimi qeveritar i rëndësishëm për pushtetin vendor. Me këto para do të ndërtohen gypa uji, kanalizime, shkolla, kopshte, komplekse sportive. Në këtë mënyrë tregohet kujdes dhe mbështetje konkrete për komunat. “Interesi i lartë tregon se masa e qeverisë për 250 milionë euro për investime kapitale e ka justifikimin e vet”, thotë qeveria. Brenda 10 ditëve,…

Lexo më Shumë

Ligji për unifikimin e çmimit të produkteve medicinale nga viti i kaluar hyri në fuqi, megjithatë sfidë për të mbetet zbatueshmëria. Derisa vetë qëllimi i ligjit për çmimin e barnave ishte kursimi i xhepit të qytetarëve edhe pse ka kaluar më shumë se 1 viti prej kur ky ligj është miratuar në Kuvendin e Kosovës pacientët po detyrohen të bredhin nga një barnatore në tjetrën për të blerë barna me çmime më të ulëta. Ditë më parë Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale ka publikuar listën preliminare të çmimeve të produkteve medicinale. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kjo listë…

Lexo më Shumë

Kreu i Organizatës Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT), Ibrahim Kalın, u takua në Ankara me liderët e byrosë politike të Hamasit për të diskutuar zhvillimet e fundit në negociatat izraelito-palestineze për armëpushimin, raporton Anadolu. Sipas burimeve të sigurisë, takimi u përqendrua në statusin aktual të negociatave të armëpushimit, si dhe çështje të tilla si shkëmbimi i pengjeve dhe të burgosurve. Burimet thanë se diskutimet u fokusuan gjithashtu në “hapat konkretë që mund të ndërmerren për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza, ku po shpaloset një krizë humanitare”, si dhe lehtësimin e dërgimit të më shumë ndihmave humanitare në…

Lexo më Shumë

Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Vashaj”. Goditen 2 raste të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të iniciuar nga Policia e Elbasanit, në vitin 2024, dhe të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit. Si rezultat i operacionit vihen në pranga 5 shtetas, autorë të këtyre rasteve. Gjenden të kultivuara dhe asgjesohen 150 bimë kanabis. Sekuestrohen bimë narkotike kanabis në proces tharjeje, lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza, një shumë e madhe parash në lekë, euro e paund të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, dhe një armë e…

Lexo më Shumë

Gjatë fundjavës vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe për ditën e Diel parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve dhe kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Por, për ditën e nesërme pjesërisht në zonën e veriperëndimit dhe kryesisht zonën e qendrës deri…

Lexo më Shumë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, qëndron për vizitë zyrtare në Sofje, ku është takuar me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, pas çka është mbajtur takimi i dy delegacioneve, raporton Anadolu. Në delegacionin maqedonas, siç njoftojnë nga Kabineti i Presidentit, përveç presidentes Siljanovska Davkova, ishin edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov. “Në takimin me presidentin bullgar u bisedua për nevojën e zhvillimit të thelluar të marrëdhënieve maqedono-bullgare, tejkalimin e çështjeve të hapura ndërmjet dy vendeve, rrjedhën e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe…

Lexo më Shumë