Author: almakos

Dita e sotme ka nisur me ulje temperaturash dhe reshje shiu pothuajse në të gjithë vendin. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak  këto reshje me intensitet deri dhe të lartë do të jenë në formën e rrebesheve apo stuhive afatshkurtra shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike çka mund të bëjë që të jenë problematike për zonat urbane. Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim kryesor verilindje dhe juglindje dhe shpejtësi mesatare 5-12 ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës problematike dhe shpejtësi deri në 12-18m/s. Temperaturat pritet të pësojnë një rënie të ndjeshme në të dyja vlerat (si në…

Lexo më Shumë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po qëndron në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka takuar kryetarin e Kongresit amerikan, Mike Johnson, senatorin Ted Cruz dhe gjashtë kongresistë amerikanë. Tahiri, në SHBA, gjithashtu ka zhvilluar takime me kongresistë dhe senatorë, ku ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë. Ai tha se Amerika vazhdon të ketë ndjeshmëri të lartë për Kosovën. “Narrativi dhe tregimi për Kosovën po shtyhet shumë nga diplomacia e Serbisë. Është tepër e nevojshme që të shfrytëzohen të gjitha mekanizmat për të treguar të vërtetën e Kosovës, për të dëshmuar miqësinë që populli dhe…

Lexo më Shumë

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka komentuar sesionin e ri parlamentar, ku tha se sipas saj nuk ka një Parlament normal, pasi nuk e ka atë fuqinë që do të kishte.   Në emisionin “Kjo Javë” në Neës24 të gazetares Nisida Tufa, Tabaku e konsideroi Parlamentin një zgjatim të Qeverisë. “Parlamenti ka një sfidë shumë të madhe këtë vit, atë të vitit elektoral. Parlamenti duhet të rezonojë atë që presin njerëzit, politika është një instrument për të ndryshuar”, tha Tabaku. Lidhur me çështjen e mbetjeve dhe interpelancën me Kryeministrin Edi Rama, Tabaku tha se ky ishte një skandal në vazhdën e…

Lexo më Shumë

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gament Bardhi ka ndarë disa foto nga takimi prezantues me strukturat drejtuese të degës së Fierit. Në mbishkrimin e fotove Bardhi shkruan se Fieri ka qindra arsye për të mbështetur ndyshimin pasi qytetarët janë përballur gjatë gjithë këtyre viteve me arrogancën, varfërinë dhe korrupsionin në çdo sektor. “Fieri ka qindra arsye për të mbështetur ndyshimin, por mbi të gjitha, se kurrë nuk ju kthye besimi i madh që i kanë dhënë ndër vite partisë në pushtet”- shkruan Bardhi. Postimi i plotë: Fieri ishte ndalesa e parë në takimin prezantues me strukturat drejtuese të degës.…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që paaftësia e humbësve të zgjedhjeve dhe shërbëtorë të VMRO nga rradhët e Vlen po i kthej shqiptarët në vitet ‘90 në aspektin e të drejtave kombëtare dhe barazisë. Akuzat ndaj BDI dhe gjuetia politike e shtrigave nga vazalët e Vlen nuk e mbulon dot dështimin katastrofal në mbrojtje të të arriturave kombëtare drejtë barazisë si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit, Cënimi i gjuhës shqipe, flamurit kombëtar, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, legjitimitetit zgjedhor, balanserit, turpërimi para Shqipërisë, Kosovës dhe në mes të Uashingtonit, ligjin për branitella, mos realizimin e asnjë premtimi të vetëm zgjedhor…

Lexo më Shumë

Sekretari shtetëror për çështje federale dhe evropiane i shtetit gjerman Mark Speich, tha për Deutsche Welle-n se është e nevojshme të përshpejtohet procesi i anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe se frustrimi në rritje në mesin e qytetarëve në lidhje me këtë proces është i kuptueshëm.  Ai vuri në dukje se Gjermania duhet të angazhohet në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit. “Mund ta ndjeni atë skepticizëm dhe zhgënjim në rritje me procesin e pranimit në BE. Sinqerisht, ka një bazë për të. Procesi vazhdon prej 20 vitesh dhe ende nuk ka një rezultat përfundimtar, gjë që…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka paraqitur disa kërkesa për Kosovën. Kreu i AAK-së, në reagimin e tij ka shkruar se Vuçiqi është përgjegjësi kryesor për gjendjen në veri. “Për situatën e rënduar në veri të Kosovës, përgjegjësi kryesor është presidenti serb. Ai ka sabotuar çdo nismë për vendosjen e normalitetit dhe integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Ai e ka minuar procesin e dialogut për njohje. Ai i ka urdhëruar serbët lokal të braktisin jetën institucionale. Ai i ka urdhëruar ata t’i braktisin zgjedhjet”, thotë ai. Haradinaj…

Lexo më Shumë

Në koordinim me prokurorin publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prokurorin publik themelor i Prokurorisë Themelore Publike Shkup ka marrë vendim për formimin e departamentit special për krime të rënda dhe komplekse, i cili do të veprojë me lëndët për vepra penale për të cilat është paraparë dënim me burgim të përjetshëm me numër më të madh të të akuzuarve dhe vëllim të dëshmive, hetime financiare, çështje komplekse dhe raste me interes të jashtëzakonshëm publik. Me Departamenti, siç informojnë nga Prokuroria, do të udhëheqë prokurori publik Vladimir Millosheski, së bashku me shtatë prokurorë publikë me përvojë nga Prokuroria e…

Lexo më Shumë

Një 28 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga uniformat blu të Shkodrës, pasi u kap në flagrancë duke transportuar katër shtetas afganë në mënyrë të paligjshme, kundrejt pagesës, drejt kufirit për në Mal të Zi. Në pranga ka rënë shtetasi Sejid Grizhja, 28 vjeç, banues në Shkodër. I riu u arrestua në rrugën e fshatit Vukpalaj, teksa në automjetin e tij kishte 4 emigrantët si pasagjerë, të cilët do i ndihmonte të kalonin kufirin për në Mal të Zi në mënyrë të paligjshme. Policia ka sekuestruar automjetin nën cilësinë e provës materiale. Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Shkodrës…

Lexo më Shumë

SPB Manastir në Prokurorinë Themelore Publike – Manastir ka dorëzuar pesë kallëzime penale kundër katër personave dhe një personi juridik për zjarre të shkaktuara në periudhën prej 15 qershorit deri më 10 shtator të këtij viti. Sipas MPB-së, kallëzimet janë për “shkaktim të një rreziku të përgjithshëm”. Kallëzimi i parë penal është bërë ndaj GJ.D. (70) nga Manastiri, i cili më 29 korrik ka ndezur zjarr në arën e tij në fshatin Bratindol, me qëllim të asgjësimit të insekteve, pas së cilës zjarri nga era është përhapur edhe në arat fqinje. Kallëzimi i dytë është kundër T.I. (27) nga fshati…

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni policor i koduar “Tempulli 4”, nga e cila u vunë në pranga 24 persona në Tiranë të cilët shpërndanin drogë të rrezikshme pranë ambienteve shkollore në kryeqytet. Siç u raportua e më herët, janë sekuestruar 350 doza drogë sintetike LCD. Në fakt, kjo lëndë narkotike është tepër e rrallë dhe e vështirë për t’u njohur si drogë. LDC është një drogë në formë kartoni, e cila konsumohet duke e vënë poshtë gjuhës. Në këtë rast, droga ishte e “dizajnuar” me personazhin vizatimor Dr.Seusss, duke e bërë më të vështirë identifikimin e saj dhe…

Lexo më Shumë