Prej dekadash ndërtimi i banesave është aktiviteti kryesor në ekonominë shqiptare, por ende një pjesë e madhe popullsisë jeton në objekte që nuk plotësojnë kushtet minimale, duke mos pasur një tualet në ambientet e brendshme. Sipas të dhënave të Cens 2023 rreth 35 mijë banesa në të gjithë vendin të cilat përbëjnë 4.8 për qind të stokut të banesave të banueshme nuk kanë tualet brenda tyre. Më i rëndë është fakti se, rreth 1553 banesa me njerëz brenda nuk kanë asnjë lloj tualeti, ndërsa 33,316 të tjera e kanë tualetin në ambientet e jashtme. Mungesa e tualetit në një shtëpi…
Author: almakos
Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e dyfishtë e ndodhur në Shkodër një ditë më parë (15 shtator), ku u qëlluan me armë zjarri VBesmir Çofi dhe Avenir Hasanaj nga Lul Rakaj. Autori i dyshuar, i cili është arrestuar pas disa orësh nga ngjarja, ka dhënë dëshminë e tij në policinë vendore të Shkodrës. ai deklaroi se të plagosurit i kanë dhunuar nipin e tij për një konflikt për të cilin ai nuk është në dijeni të detajeve. Sipas 38 vjeçarit, ai shkoi për t’u sqaruar me Çofin dhe Hasanajn e më pas nisi debati mes tyre. Autori dyshoi…
Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë vendimin e saj lidhur me çështjen e ish-avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku. Gjykata, përmes një seance të zhvilluar ditën e sotme vendosi që ish-avokati të qëndrojë nën masën e sigurisë “arrest në burg”. Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga kryesuesja Saida Dollani, dhe anëtarët Florjan Kalaja e Daniela Shirka. Irgen Kërçuku akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, për të cilën është dënuar me 2 vite burgim. Po kështu, atij i është hequr e drejta e të ushtruarit funksione publike për…
Qeveria e RMV-së njofton se në vetëm 2 muaj mandat, Ministria e Shëndetësisë dhe FSSH zgjeruan listën pozitive të barnave. Prej atje thonë se pas një dekade, nga sot qytetarët do të mund të marrin nga farmacitë barnat e reja në listën pozitive. “Listës iu shtuan nëntë gjenerikë të rinj, gjegjësisht 87 barna në emra, forma, forca dhe ambalazhe të ndryshme për presionin e gjakut, sëmundjet e zemrës, anti-agregantët, ilaçet për trajtimin e depresionit dhe demencës. Zgjerimi i fundit i listës pozitive ishte në vitin 2009 dhe në 2014 kur u shtua vetëm një bar. Por që nga dita e…
Sipas të dhënave më të reja të Eurostat, 30.004 qytetarë të Maqedonisë për herë të parë kanë marrë leje për qëndrim në vendet anëtare të BE-së në vitin 2023. Kjo paraqet rritje krahasuar me 2022 kur 29.591 qytetarë të Maqedonisë kanë marrë leje të tillë. “Nga numri i përgjithshëm, 13.730 persona kanë marrë leje për arsye familjare, 1.028 për arsim dhe 2.535 për shkaqe të tjera”, – Eurostat.Të dhënat tregojnë se konsiderueshëm është rritur interesi për qëndrim në BE.Në rajon, më shumë leje për në BE në 2023 kanë marrë qytetarët e Serbisë, ndërsa gjithsej 50.933 persona nga Bosnja e…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një euro do të blihet me 99.2 lekë dhe do të shitet me 99.9 lekë. Një dollar do të blihet me 89.3 lekë dhe do të shitet me 90.3 lekë. Një frangë zviceriane do të blihet me 105.2 lekë dhe do të shitet me 106.2 lekë. Së fundmi, paundi ka pësuar rritje, e cila do të blihet me 117.3 lekë dhe do të shitet me 118.3 lekë.
Në 2023 Gjermania dha gati 5 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë që kanë shkuar të punojnë në destinacionin që po tërheq më shumë profesionistë së fundmi. Të dhënat janë publikuar në database-n e Eurostat. Ndërsa Italia kryeson në përgjithësi për lejet e qëndrimit që jepen në total, kur bëhet fjalë për punësimin është Gjermania ajo që për herë të parë ka marrë kryesimin. Mjekë, infermierë, specialistët të IT-së apo dhe të tjerë po lënë vendet e tyre të punës në Shqipëri dhe po emigrojnë me kontrata të rregullta në Gjermani. Ky i fundit ka dhënë 10…
Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar sot në Tiranë. Një grua dyshohet se ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë në një market në kryeqytet. Siç tregojnë pamjet filmike, ajo e ka marrë të miturën në krahë, ka dalë nga marketi, por është rikthyer sërish. Pas ngjarjes, babai i vogëlushes ka denoncuar në polici rastin. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkruar në vendngjarje ku kanë administruar pamjet filmike si dhe kanë pyetur punonjësit e marketit të cilët kanë pohuar se shtetasja në fjalë, gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor. Reagimi i policisë: Në lidhje me një video të…
Ish – Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ndaj degradimit që sipas tij ju bëhet shqiptarëve në Armatën e RMV-së. “Vazhdojnë degradimet në Armatën e Maqedonisë së Veriut, Shefi i J2 në ARM apo ndryshe përgjegjes i seksionit për Zbulim, kundërzbulim dhe siguri, Kolonel Salija Mustafa shkarkohet dhe në vendin e tij emërohet kolonel Zlatko Stanoeski.#VasaliteriNukVlen” – thekson Lloga MARKETING
Çadra, mëngë të shkurtra dhe netë të freskëta. Mund të duket pak “absurde” por kjo do të jetë një panoramë e asaj se çfarë do të na shoqërojë për javën që presim përpara. Vendi ynë, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme edhe pse nuk do të mungojnë kthjellimet apo orët me diell. Kjo situatë vjen si pasojë e një qendre ciklonare (shoqëruar me masa ajrore të ftohta) e cila aktualisht ndodhet në verilindje të Rajonit të Ballkanit e cila më pas merr trajektore drejt perëndimit të Ballkanit e më pas Evropën Qendrore. Thënë…
“Vetëvrasja është fenomen shqetësues dhe në rritje në vendin tonë. Vetëvrasja është një nga problemet më reale të mundëshme”, kështu shprehet psikologja Sumea Ramadani lidhur me fatkeqësitë që ndodhën ditëve të fundit . “Nga statistikat rreth 400.000 persona në vit globalisht humbin jetën nga vetëvrasja, që i bie në çdo 40 sekonda dikush vetëvritet dhe në çdo 8 sekonda dikush tenton vetëvrasjen, pra është një fenomen real të cilin duhet ta pranojmë si kërcënim global pastaj edhe lokal”, tha Ramadani. Ajo potencoi se është mjaft i dukshëm dhe i trishtë ky fenomen, prandaj siç tha ajo duhet t’i përkushtohet shumë…
Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia ish-shefin e IKMT-së Sarandë, Julian Preni dhe ish-punonjësin e Zyrës së Urbanistikës Sarandë, Arjel Balani, të cilët ishin dënuar për korrupsion e ndikim të paligjshëm për një leje plazhi dhe në procedurën e ndjekur për prishjen e një godine në bregdet. Gjykata e Posaçme kishte dënuar me nga 1.4 vite secilin, Balanin dhe Prenin, në muajin qershor të këtij viti, pasi akuzoheshin se i kishin kërkuar ryshfet shtetasit, Foti Doda në lidhje me një objekt të ndërtuar në plazhin e Ksamilit. Arjel Balani i ka kërkuar Foti Dodës dhe Sofia Dodës shumë prej…

